Programet
Qeverisja e Mirë / Hulumtime

Tenderomania e (pa)ndëshkuar

Prokurimi publik vazhdon të mbetet ndër komponentët e rëndësishëm të shpenzimit të parasë publike në Republikën e Kosovës, i cili në masë të konsiderueshme ka shërbyer si instrument për keqpërdorime nga akterë të ndryshëm publikë e privatë

 

Në kuadër të Koalicioni për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik - Pro Open - është publikuar raporti me titull: “Tenderomania e (pa)ndëshkuar”, i realizuar nga Organizata Çohu!

Gjetjet kryesore në raport fillimisht janë përmbledhur në 3 pika kryesore:

-        Prokurimi publik si instrument i financimit të partive politike;

-        Prokurimi publik si kulturë e pandëshkueshmërisë; si dhe

-        Prokurimi publik si bojkot ekonomik.

Në veçanti, hulumtimi është fokusuar në ndjekjen e keqpërdorimeve eventuale në fushën e prokurimit publik, i cili kishte rezultuar me gjetje të natyrave të ndryshme duke pasqyruar kështu mungesën e efikasitetit të organeve të ndjekjes.

Shqetësim kryesor mbeten defektet profesionale të prokurorëve dhe nevoja për avancim profesional të tyre. Mungesat e tilla profesionale pamundësojnë hetimin dhe zbulimin e rasteve në të cilat ka dyshime për keqpërdorime eventuale në fushën e prokurimit publik.

Në raport janë identifikuar edhe gjetje të tjera si probleme të cilat pamundësojnë ndjekjen dhe ndëshkimin e keqpërdoruesve në fushën e prokurimit publik. Ndër gjetjet e theksuara vërehet:

-        Numri i pamjaftueshëm i prokurorëve dhe mungesa e prokurorëve të profilizuar;

-        Nevoja për trajnimet dhe ngritjet profesionale të prokurorëve dhe mungesa e ekspertëve;

-        Bashkëpunimi i brishtë ndërinstitucional dhe mungesa e gatishmërisë së dëshmitarëve për të dëshmuar; dhe

-        Mungesa e evidencave dhe i rasteve të kategorizuara që kanë të bëjnë me prokurimin publik.

 

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    21 Nëntor '17

    Mësymja e madhe

    Një pjesë e konsiderueshme e profesorëve universitar mbajnë njëkohësisht edhe poste të larta shtetërore dhe politike në vend. Disa prej tyre madje edhe...

  • Hulumtime

    21 Nëntor '17

    Dija e skriptave

    Në Universitetin e Prishtinës një pjesë e lëndëve bazike mësohen përmes skriptave, sllajdeve dhe përmbledhjeve të ligjëratave. Kjo formë e studimeve...

  • Hulumtime

    4 Shtator '17

    Mjekimi pa banderola

    Pacientët në Kosovë në disa raste trajtohen me barna pa banderola dhe kjo ndodh edhe brenda institucioneve shëndetësore. Në të kaluarën kjo gjë ka...

  • Hulumtime

    31 Korrik '17

    Fushata e burrave

    Nëse e rikujtojmë shkurtimisht fushatën e fundit për zgjedhjet nacionale në Kosovë, do të na vinin ndërmend dhjetë ditë fushatë burrash. Kandidatët...