Programet
Qeverisja e Mirë / Hulumtime

Reforma në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional

Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për vitin 2018

Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP) është i një rëndësie të lartë r shkak të lidhjes së ngushtë me punësimin e rrjedhimisht edhe me mirëqenien sociale dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.këtë zinxhir, roli i Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) është i rëndësishëm në pajisjen e nxënësve me shkathtësi dhe kompetenca që i përgjig- jen kërkesave në tregun e punës. Përkundër rëndësisë, AAP mbetet një fushë me probleme të theksuara dhe konsiderohet se shkathtësitë e fituara dhe kapacitetet që ofrojnë institucionet e AAP-së nuk janë në harmoni me kërkesën në tregun e punës.

Duke marrë parasyshë që fusha e AAP-së është mjaft komplekse nënkupton që r reformimin e kësaj fushe implikohen një numër i madh i institucioneve. Poashtu, lidhja e pashmangshme me tregun e punës si dhe roli kyq i sektorit biznesit vetë reformimin e fushës së AAP-së e vështirësojnë këtë proces edhe më tej, pasiqë kemi të bëjmë me një vend me zhvillim të ulët ekonomik.

Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) mbi strukturën e ndërmarrjeve thuhet se numri i ndërmarrjeve të orientuara në prodhim është vetëm

13.7% dhe se profili i ndërmarrjeve që mbizotëron në Kosovë është sektori i tregtisë, e në tregti mbizotëron importi me 89%. Poashtu në bazë të të dhënave vëre- het se 96.2 % e bizneseve të regjistruara në vitin 2018 ishin biznese të vogla 1 deri në 4 të punësuar. Shkalla e papunësisë vazhdon të mbetet tejet e lartë me 29.6% në vitin 2018.

Papunësia vazhdon të mbetet e lartë kryesisht për gratë ku vetëm 12.3% e grave janë të punësuara. Pak gjasa punësimi ka edhe r të rinjtë (15-24 vjeç) pap- unësia e të cilëve arrin shifrën 55.4%.

Nga e tërë kjo mund të kuptojmë se kemi të bëjmë me ndërlidhjen e dy sektorëve me probleme të mëdha si arsimi dhe bizneset dhe njëkohësisht me ndikim të pashmangshëm që këto dy fusha kanë mbi njëra- tjetrën.

Fushës së AAP-së rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe në marrëveshjet e nënshkruara me Bashkësinë Evropiane, strategjitë kombëtare për zhvillimin e ar- simit si dhe në planet e hartuara për zbatimin e këtyre planeve dhe marrëveshjeve. Prandaj, ky raport është i fokusuar në monitorimin e zbatimit të masave dhe veprimeve të planifikuara në fushën e AAP-së për vitin 2018. Fokusi i këtij monitorimi janë zbatimi i Mar- rëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, përkatësisht monitorimi i plane- ve për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve të cilat kor- respondojnë me njëra tjetrën në fushën e AAP-së.

r të kuptuar një hap më tej zbatimit apo mungesën e zbatimit të masave të planifikuara për AAP dhe zbatimit të marrëveshjeve, monitorimi shtrihet edhe në të kup- tuarit e rolit, ecurisë dhe ndikimit të këtyre reformave në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu


  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...