Programet
Privatizimi / Hulumtime

ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me privatizimin e PTK-së, ka hapur dyert edhe për përfshirje të kapitalit, prejardhjen e të cilit po heziton ta tregoj.
Privatizimi i kompanisë publike më fitimprurëse në Kosovë, Posta dhe Telekomi i Kosovës – PTK, është bërë nën presion, me thyerje të ligjeve dhe kushteve të parapara, si dhe është përshkuar me mungesë të theksuar të transparencës

Lideri i konzorciumit fitues të 75% të aksioneve të PTK-së, ACP Axos Capital Partners, në fakt nuk është blerësi real i PTK-së, por vetëm ai formal. Një hulumtim i kryes nga Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr si dhe Organizatës ÇOHU!, tregojnë se në fakt mbrapa Axos-it, qëndrojnë ish zyrtarë të lartë të Deutsche Telekom. 

Ky hulumtim nxjerrë dy përfundime të mundshme mbi mundësinë se kush realisht qëndron mbrapa fondit investues ACP Axos Capital Partners. 

Mundësia e parë ka të bëjë me faktin që njëra ndër kompanitë që qëndron mbrapa ACP Axos Capital Partners, mund të jetë gjiganti i telekomunikacionit botëror Deutsche Telekom (DT). Hulumtimi nxjerr në shesh se themelues dhe drejtues të ACP Axos Capital Partners, janë në fakt ish-zyrtarë të lartë të DT-së. Gjithashtu, drejtues të ACP Axos Capital Partners kanë lobuar në emër të DT-së për të blerë kompani të ndryshme të telekomunikacionit nëpër vende tjera të rajonit.

Në anën tjetër dy prej themeluesve të Axos-it, janë dy nga ish-zëvendës drejtorët e DT-së, Jan Georg Budden, njëri ndër themeluesit dhe drejtor i tashëm ekzekutiv i Axos-it, ka qenë zëvendësdrejtor në DT. Ndërsa, Stephan Schroeder, njëri ndër themeluesit dhe partner menaxhues (Managing Partner), ka qenë po ashtu zëvendësdrejtor në DT. Për më shumë, zyrtari ligjor dhe njeriu i cili ka përfaqësuar Axos-in në procesin e tenderimit të PTK-së, Georgi Dimitrov, një maqedonas, del që me kompaninë e tij ligjore të ketë po ashtu klient DT-në në procese tjera. 

Ky hulumtim ka nxjerr të dhëna të cilat i shtojnë peshë supozimit se në fakt mbrapa Axos-it qëndron DT-ja, është edhe përfshirja e së parës në procesin e privatizimit të BH Telekom të Bosnjës si dhe në atë të Albtelekomit në Shqipëri. Në rastin e tentim privatizimit të BH Telekom, njeriu i cili ka lobuar në emër të DT-së, Volket Rühe në fakt në atë kohë, më 2008, ka qenë presidenti i Bordit të Axos-it, si dhe ish-ministri i mbrojtjes. Po ashtu, edhe në rastin e tentim privatizimit të Albtelekomit, emri i ish-ministrit të mbrojtjes së  Gjermanisë, Volket Rühe del të ketë qenë i përfshirë në cilësinë e anëtarit të bordit të Axos-it, si lobues për ta privatizuar kompaninë e cila iu shit Calik Enerji nga Turqia. 

Këto lidhje të ngushta të njerëzve kyç të Axos-it me DT-në, në fakt ofrojnë indice të qarta se mbrapa liderit të konzorciumit fitues të PTK-së, mundet shumë lehtë të qëndrojë DT-ja. 

Por, mundësia që DT-ja të qëndrojë realisht mbrapa Axos-it, përforcohet edhe me informacionet që dalin nga një analizimi i rundit të parë privatizimit, por edhe i këtij të dytit. 

Rundi i parë i privatizimit të PTK-së pati dështuar pasi që Hrvatski Telekom (HT) qe tërhequr nga gara, duke quar kështu në dështimin e procesit të privatizimit të PTK-së. Hrvatski Telekom, në të cilin 51% të aksioneve i posedon DT-ja, zyrtarisht qe tërhequr nga gara kinse për shkak të akuzave për korrupsioni mbi PTK-në, por që burime të ÇOHU! patën treguar se arsyeja e vërtetë e tërheqjes së HT-së ka qenë tendenca e Qeverisë për t’ia shitur PTK-në, Telekom Austria AG. Sipas të gjitha gjasave, kjo mënyrë e tërheqjes së HT-së nga gara për ta privatizuar PTK-në, e ka shtuar presionin mbi Qeverinë e Kosovës që kësaj radhe, PTK-ja t’i jepet konzorciumit ACP Axos Capital Partners, tash në konzorcium me Najafi Companies, e të mos dështojë sërish tenderi, pasi që drejtuesit e MZHE-së dhe të PTK-së një dështim të tillë e konsiderojnë si ulje të vlerës së PTK-së. 

Këtë e përforcon fakti se edhe koha se kur është lejuar ndryshimi i konzorciumit tashmë titullar të PTK-së, jep të kuptohet se tenderi ka qenë i atillë, që në fund, fituese të dalë konzorciumi ACP Axos Capital Partners dhe Najafi Companies. Komiteti Qeveritar për Privatizim, gjatë rundit të dytë të privatizimit pati lejuar ndryshimin e konzorciumit fitues të PTK-së, pas kalimit të fazës së para-kualifikimit. KQP-ja, në gusht të 2012, pati aprovuar listën e kompanive të para-kualifikuara të PTK-së, ku në mesin e tyre ishte edhe konzorciumi, Columbia Capitals nga SHBA, me Axos Capital. Vetëm disa muaj më vonë, dhe atë pas një rundi të shtyrjes së afatit për ofrimin e ofertave, në  mars të 2013, KQP-ja merr vendim prapë për ta shtyrë prapë afatin e dorëzimit të ofertave, por në të njëjtën kohë aprovon ndryshimin e konzorciumit Columbia Capitals nga SHBA, me Axos Capital, duke e vendosur  ACP Axos Capital Partner, si lidere të konzorciumit së bashku me Najafi Companies. 

Kompanisë fituese vazhdimisht i është bërë terreni i përshtatshëm për të qenë ajo blerësi, pasi që është përcjellë me tri shtyrje të afatit të dorëzimit të ofertave për blerjen e aksioneve të PTK-së. KQP këto shtyrje i arsyeton duke thënë se janë bërë për të rritur ofertat dhe në raste të tjera se kompanive ofertuese u duhet kohë për të bërë përgatitje teknike.

Për më shumë, gjatë kësaj kohe, kemi parë edhe tërheqjen e disa prej konzorciumeve nga gara, por edhe një anatemim të vazhdueshëm të kompanisë M1 International, për lidhje të saja me Hezbollah-un. 

Ky kontekst i zhvillimit të gjërave në kuadër të procesit të privatizimit të PTK-së, lë të kuptohet se ka pasur një trajtim të tillë të krejt procesit me të vetmin qëllim që fitues të dalë konzorciumi  ACP Axos Capital Partners dhe Najafi Companies.

Ndërsa, varianti i dytë i mundshëm, që nuk është përjashtues me të parin, është se në kuadër të ACP Axos Capital Partners, përveç DT-së, mund të ketë të përfshirë edhe kapital vendor, gjë që përbën edhe supozimin e dytë të hulumtimit. Mungesa e theksuar e transparencës rreth aksionarëve të ACP Axos Capital Partners, duke u thirrur në sekret komercial, por edhe mos përjashtimi i kësaj mundësie nga zyrtarët qeveritarë, vetëm sa e konfirmojnë ekzistimin e kësaj mundësie. 

Kjo çështje përforcohet edhe kur kihet parasysh fakti se ACP Axos Capital Partner përbën një fond investues, gjë që krijon mundësi të lehta për përfshirje të kapitalit vendor. Tashmë ka informacione se në këtë transaksion mund të ketë përfshirje jo-transparente të biznesmenëve vendorë, politikanëve dhe njerëzve të medias. 

Thyerja e ligjeve dhe kritereve të para-kualifikimit

Rundi i dytë i privatizimit të PTK-së, përveç që është  përcjellë me një mungesë të theksuar të transparencës, ka qenë i përfshirë edhe me shkelje të ligjeve dhe kushteve të privatizimit të PTK-së. Hulumtimi ka treguar se ekzistojnë tri aspekte ligjore të cilat dëshmojnë se privatizimi i PTK-së, ka probleme serioze me respektimin e kuadrit ligjor mbi të cilin procesi ka funksionuar.  

KQP-ja ka aprovuar një sërë kushtesh të para-kualifikimit, të cilat asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi se janë përmbushur nga lideri i konzorciumit fitues të PTK-së, ACP Axos Capital Partners. Bazuar në të dhënat e 

nxjerra nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, mbi qarkullimin vjetor por edhe të aseteve në menaxhim, tregohet se lideri i konzorciumit fitues të PTK-së, nuk ka plotësuar as edhe kriterin më të ulët, të paraparë me pikën, 4.1.2, b, të kushteve të para-kualifikimit.    

Po ashtu, edhe çështja e ndryshimit të konzorciumit fitues, nga Columbia Capitals nga SHBA, me Axos Capital në ACP Axos Capital Partners dhe Najafi Companies, pas fazës së para-kualifikimit, mund të përbëjë lehtësisht shkelje të ligjeve në fuqi dhe të rregullave tenderuese.

Por, ajo që e bënë këtë proces tenderues shumë të dyshimtë, për nga respektimi i kërkesave ligjore është mungesa e një qartësie dhe koherence të vendimeve të Qeverisë dhe KQP-së, si dhe e deklarimeve kontradiktore të zyrtarëve të lartë qeveritarë, mbi shpjegimin e faktit se cili është vendimi i Kuvendit për privatizimin e PTK-së. Kjo paqartësi dhe tendenca për ta kamufluar çështjen se cili është konkretisht vendimi i Kuvendit të Kosovës  për ta privatizuar PTK-në, ashtu siç kërkohet me nenin 9.1, të Ligjit për Ndërmarrje Publike, tregon qartësisht se ky proces ka shkuar pa një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror, por edhe me shkelje të ligjeve në fuqi dhe kushteve të tenderit. 

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...