Programet
Qeverisja e Mirë / Aktivitete

Konferencë për media: Publikimi i platformës online "Deklarimi i pasurisë"

“Deklarimi i pasurisë” është mjet online i cili funksionon në kuadër të “Open Data and Statistical Visualization” dhe ka për qëllim që të ofrojë përdorim të hapur dhe lehtë të qasshëm për hulumtues, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarë si dhe të interesuar të tjerë mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë. Të dhënat e publikuara japin një përfytyrim të problematikave që e përcjellin këtë proces, parë nga dimensionet e luftës kundër korrupsionit.

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! ka prezantuar sot platformën online “Deklarimi i pasurisë”.

“Deklarimi i pasurisë” është mjet online i cili funksionon në kuadër të “Open Data and Statistical Visualization” dhe ka për qëllim që të ofrojë përdorim të hapur dhe lehtë të qasshëm për hulumtues, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarë si dhe të interesuar të tjerë mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë. Të dhënat e publikuara japin një përfytyrim të problematikave që e përcjellin këtë proces, parë nga dimensionet e luftës kundër korrupsionit.

Në këtë databazë është përshirë analizimi i regjistrave të pasurisë për 71 zyrtarë publik të cilët kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike nga viti 2010. Për konsideratë janë marrë individë me ndikim të madh në sferën institucionale dhe publike, kryetarë të partive, deputetë të disa legjislaturave me radhë, drejtorë prokurimi në dikasterët qeveritar që kanë pasur buxhet më të lartë, drejtorë ekzekutiv në kompanitë publike dhe kryetarë komunash.

Problemet e gjetura në regjistrat e pasurisë janë klasifikuar në 21 problematika që lidhen me pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme, të hyrat, paratë e gatshme si dhe paraqitja e bizneseve apo aksioneve.

Të dhënat e vizuelizuara janë të ndara në pesë kategoritë kryesore të regjistrave të deklarimit, ku për secilën kategori janë paraqitur problematikat e gjetura me rastet individuale për çdo zyrtar. Për secilën problematikë tregohet numri i rasteve të gjetura dhe përshkrimi për secilin rast së bashku me regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve. Gjithashtu në platformën online është edhe lista e të gjithë zyrtarëve të shqyrtuar ku për secilin nga ta janë të përmbledhura detaje nga regjistrat dhe të gjeturat e hulumtimit.

Qëllimi kryesor i procesit të deklarimit të pasurisë është të identifikohen rastet e krijimit të pasurive të jashtëligjshme nga zyrtarët e lartë publikë. Problematikat e identifikuara dhe paraqitja jo e saktë e të dhënave pamundëson vërtetësinë e krijimit të pasurive të reja.

Ky fenomen nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveçse në tri rrafshe:

a) Ose zyrtarët e lartë publikë të obliguar për të deklaruar pasurinë, nuk janë duke e bërë mirëfilli këtë obligim ligjor me shkas për të fshehur pasurinë e tyre të cilën mund ta kenë krijuar në mënyrë të paligjshme;

b) Ose zyrtarët gabojnë me rastin e paraqitjes së të dhënave të tyre dhe AKK-ja nuk merret me verifikimin e saktësisë së të dhënave;

c) Ose AKK-ja vërtetë ka shumë mangësi në ushtrimin e funksionit të saj dhe paqartësi në mandatin e saj, si nga aspekti i mungesës së kuadrove profesional që janë të thirrur për të vërejtur këto mangësi, ashtu edhe në aspektin e ushtrimit të kompetencave ligjore të cilat mund edhe të mos jenë të mjaftueshme.

Kjo platformë është mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Platformën mund ta gjeni këtu: http://opendata.cohu.org/deklarimi-i-pasurise/

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    25 Qershor '20

    Arrestimet e pandemisë

    Mbi 900 qytetarë të Kosovës janë arrestuar në periudhën 24 mars – 13 prill të këtij viti, për shkak se nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë...

  • Hulumtime

    22 Qershor '20

    Kundërshtarët e kuotës e kishin gabim

    Në bazë të rezultateve të pesë palë zgjedhjeve të analizuara nga Preportr, shihet se numri i grave që kanë fituar pozitën e deputeteve pa ndihmën e...

  • Hulumtime

    19 Qershor '20

    Pandemia pastron ajrin

    Gjatë kohës së pandemisë ajri në Prishtinë është pastruar për gati pesëdhjetë për qind. Shkaqet që dërguan në pastrimin e tij ishin masat që...

  • Hulumtime

    15 Maj '20

    Probleme në trajtimin e lëndëve në gjykata

    Preportr, ka monitoruar disa raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë duke u trajtuar në gjykatat e Kosovës. Këto llogariten si...