Programet
Antikorrupsion / Hulumtime

Keqpërdorimi në prokurim publik

Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të monitorimit në gjykatat themelore ka trajtuar me prioritet monitorimin e rasteve të tilla të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik nga zyrtarët dhe institucionet e ndryshme të vendit.

Organizata për Demokraci dhe Anti-Korrupsion, dhe Dinjitet, gjatë procesit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kishte propozuar amendamentin që në Kodin e ri Penal të jetë vepra penale e veçantë që ka të bëjë me keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, propozimi tillë ishte aprovuar nga grupi punues dhe vepra penale: “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik” tashmë neni 415 të KPRK-së ka hyrë në fuqi në muajin prill të vitit 2019.

Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të monitorimit në gjykatat themelore ka trajtuar me prioritet monitorimin e rasteve të tilla të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik nga zyrtarët dhe institucionet e ndryshme të vendit.

Gjatë monitorimit Çohu! ka identifikuar 34 raste në gjykatat themelore Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, në të cilat dyshohet se procedurat tenderuese nuk kanë shkuar sipas dispozitave ligjore. Mosrespektimi i procedurave ligjore gjatë procedurave tenderuese dhe shkelja e ligjeve relevante kishte rezultuar me keqpërdorimin e parasë publike nga institucionet dhe nga zyrtarë të shumtë.

Inkorporimi i dispozitës së tillë, është vlerësuar si i suksesshëm edhe nga vet akterët e sistemit të drejtësisë, në veçanti nga sistemi prokurorial. Të njëjtit vlerësojnë se inkorporimi i dispozitës së re 415 të KPKR-së, është hap i rëndësishëm në fushën e drejtësisë megjithatë  prokurimi publik në përgjithësi si dhe dispozita e re në veçanti konsiderohet si fushë komplekse andaj dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës planifikon një qasje të re në raport me këtë vepër. 

Me qëllim të ngritjes profesionale të prokurorëve dhe gjykatësve në fushën e prokurimit publik,  Akademia e Drejtësisë në Kosovë ka mbajtur 5 ditë trajnime të specializuara me përafërsisht 30 gjyqtarë dhe 10 prokurorë.

Megjithatë sfidë e vazhdueshme e sistemit të drejtësisë mbetet profilizimi i prokurorëve në fushën e prokurimit publik. 

Duke pasur parasysh faktin se prokurimi është një ndër mundësitë e keqpërdorimit të parasë publike nga zyrtarë dhe institucione të shumta që përfshinë shumë aktivitete procedurale dhe financiare, e gjithashtu një mundësi e përfitimit të jashtëligjshëm për shumë zyrtarë,  trajtimi i lëndëve të prokurimit konsiderohet më kompleks dhe kërkon një trajtim profesional.

Përkundër kësaj lëndët e kësaj natyre vazhdojnë të trajtohen sikur lëndët e tjera të korrupsionit, shumë prej të cilave edhe kishin dështuar qysh në fazat e para procedurale për shkak të defekteve profesionale të prokurorisë në veçanti.

Sfidë tjetër është mungesa e ekspertëve të specializuar në fushën e prokurimit, të cilët me ekspertizat e tyre profesionale do të ndihmonin punën e prokurorive themelore.

Duke u bazuar në gjetjet e hulumtimit dhe analizën e të dhënave janë dhënë rekomandime me theks të veçantë në uljen e korrupsionit në prokurim publik, duke vënë në pah gjetjet kryesore dhe adresimin e tyre për institucionet relevante të zbatimit të ligjit.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    2 Prill '20

    Shkeljet e konstatuara nga auditimi në PDK

    Raporti i auditimit për vitet 2016 dhe 2017 ka gjetur disa shkelje sa i përket pasqyrave financiare në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK)

  • Hulumtime

    10 Mars '20

    “Ndihma” e Rugovës me viza

    Ukë Rugova akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se gjatë një periudhe prej tri vitesh ka udhëhequr një grup kriminal, duke furnizuar...

  • Hulumtime

    26 Shkurt '20

    Auditimi konstaton disa shkelje nga LDK

    Raporti i auditimit Lidhjes Demokratike të Kosovës për vitet 2016 dhe 2017 ka gjetur disa shkelje sa i përket pasqyrave financiare

  • Hulumtime

    27 Janar '20

    Puna e detyrueshme: Mes dhimbjes dhe ditarit

    Pamundësia e pensionimit të parakohshëm në Kosovë po detyron mbi 200 arsimtarë me sëmundje të rënda të vazhdojnë procesin mësimor, duke krijuar...