-
HulumtimeDegradimi i vazhdueshëm mjedisor
-
1 Prill '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeOnline Media Monitor
-
25 Janar '22
-
Autor: ÇOHU
-
-
HulumtimeOnline Media Monitor
-
19 Dhjetor '19
-
Autor: Organizata Çohu!
-
Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës për vite me radhë është ballafaquar me sfida të ndryshme të cilat kanë vështirësuar mirëfunksionimin e tij.
Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të forcimit të pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Por, pavarësisht gjithë përpjekjeve dhe reformat në drejtësi, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka hasur në sfida të cilat shpeshherë kanë qenë vështirë të balancohen.
Gjykatat dhe prokuroritë e vendit, kanë hasur në vështirësi të shumta, të cilat kanë rezultuar në mungesë efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve, shkelje të drejtave themelore të njeriut, të cilat burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe nga Konventa Ndërkombëtare për Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut.
Fenomeni i stërzgjatjes së procedurave gjyqësore mbetet një prej problemeve më të mëdha, ky problem për pasojë ka shkeljen e të drejtës së qytetarit që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme.
Duke u nisur nga fakti se kohëzgjatja e procedurave gjyqësore është një nga problemet më të vështira të gjyqësorit, si një ndër çështjet më të rëndësishme juridike paraqitet edhe mbrojtja e të drejtës në gjykim brenda afatit të arsyeshëm.
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet ÇOHU! përmes këtij raporti mundohet të ofrojë një pasqyrë të sfidave të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial në Republikën e Kosovës si dhe analizimin e ligjit të përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, implementimin e tij si dhe praktikave të vendosjes në rastet disiplinore, si dhe të rregulloreve të parapara me këtë ligj. Rëndësi të veçantë i është kushtuar të dhënave statistikore të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, sa i përket zhvillimit të procedurave disiplinore si dhe sanksioneve disiplinore të shqiptuara ndaj prokurorëve dhe gjykatësve nga mekanizmat përkatës.
Disa nga aspektet themelore të analizuara të ligjit janë:
1. Autoritetet kompetente për pranimin e ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve;
2. Shkeljet disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë;
3. Sanksionet disiplinore dhe shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve;
4. Ankesat, hetimet dhe procedura disiplinore.
Po ashtu, ky raport ofron një pasqyrë të disa nga shkeljet më të shpeshta disiplinore, bazuar në vendimet e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial. Vendimet për rastet e zgjedhura janë marrë nga uebfaqja zyrtare e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës.