-
HulumtimePërgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
-
13 Qershor '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeDegradimi i vazhdueshëm mjedisor
-
1 Prill '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeOnline Media Monitor
-
19 Dhjetor '19
-
Autor: Organizata Çohu!
-
Projekti i monitorimit të mediave online ka për qëllim monitorimin e mediave online që operojnë në Kosovë. Projekti ka angazhuar dy monitoruesë të cilët kanë bërë monitorim të portaleve të përzgjedhura duke evidentuar shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara. Qëllimi i këtij projekti është që të nxisë aktivizimin qytetarë për të raportuar shkelje të ndryshme etike që ata shohin në media. Por në anën tjetër qëllim në vetvete është që mediat që janë monitoruar ta kuptojnë se ku kanë gabuar dhe ta kuptojnë po ashtu se dikush po i monitoron lajmet e tyre. Monitorimi është bërë në baza ditore, ku më pas shkeljet e evidentuara përafërsisht tetë shkresa në muaj dërgohen në forme ankese në Këshillin e Mediave të Shkruara te Kosovës. Kodi i Mediave më të cilin punojmë përfshinë një numër të madhe të kapitujve, gjithsej 12 sosh.
Numri i portaleve që janë monitoruar arrin mbi 20 dhe ato janë: Gazeta Blic, Indeksonline, KoSSeV, Kosova.info, Insajderi, Bota Sot, Ekonomia Online, Arbresh.info, Gazeta Express, Epoka e Re, Info Sot, Kosovalive, KosovaPress, Kosova Post, Lajmi.net, Periskopi, Rajoni Press, Telegrafi, Tribuna, Zeri.info dhe Veriu.info.
Përzgjedhja e portaleve është bërë duke u nisur nga fakti se të gjitha janë anëtare të KMShK-së dhe se janë portale që klikohen në masë të madhe nga qytetarët.Për të pasur një pasqyrë rreth klikueshmërisë, është përdorur platforma alexa.com, e cila ofron të dhëna mbi trendin e klikimeve dhe në këtë mënyrë mund të bëhet krahasimi mes portaleve.
Gjatë monitorimit të mediave online që operojnë në Kosovë, shumë shpesh kemi parë raportime të shumta të mediave që nuk i janë përmbajtur Kodit të Etikës të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Andaj, qëllimi i këtij raporti është identifikimi i shkeljeve eventuale të etikës gazetareske dhe pastaj dërgimi i ankesave për këto shkelje pranë Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.
Gjatë periudhës janar 2020 –dhjetor 2021 janë monitoruar gjithsej 24 media, prej të cilave dy lokale, njëra në gjuhën serbe. Duke u bazuar tek të gjeturat që janë nxjerrë nga ky monitorim, në këtë periudhë dy vjeçare janë dërguar gjithsej 145 ankesa në KMShK. Këto ankesa janë dërguar me dyshimin se mediat nuk e kanë respektuar Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës gjatë raportimeve të ndryshme. Nga të gjitha ankesat e dërguara në KMShK, nga ky institucion kemi pranuar 140 vendime, nga të cilat 88 të miratuara dhe 52 të pa miratuara, ndërsa pesë ankesat tjera janë ende në proces të shqyrtimit.
Duke i marrë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e ankesave që janë dërguar nga KMShK, janë miratuar, është e domosdoshme që të ketë një vetëdijesim më të madh të mediave për të respektuar etikën e gazetarisë gjatë raportimit. Gjithashtu ka nevojë edhe për një vetëdijesim më të madh të qytetarëve për t’i dërguar në KMShK rastet kur pretendojnë se ndaj tyre është shpifur apo janë fyer në ndonjë shkrim të caktuar.
Përveç të drejtës për të bërë padi civile, ata duhet ta dinë që ankesat e tyre mund dhe duhet t’i dërgojnë edhe në KMShK. Ky institucion vetërregullues, aktualisht nuk shqipton ndonjë gjobë ndaj mediumeve të shkruara online të cilat bëjnë shkelje të ndryshme të kodit të etikës, por konstaton dhe merr vendim lidhur me shkeljet e pretenduara nga palë të ndryshme dhe i publikojnë në ueb-sajt këto vendime. Fakti që një pretendim për shkelje trajtohet nga një grup profesionistësh të mediave, mund të merret në konsideratë nga gjykatat në rastet kur për rastet e njëjta palët e prekura kanë bërë padi civile për fyerje ose shpifje.