Programet
Privatizimi / Hulumtime

PTK: Nga agimi deri në muzg

Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të pandalshme të vlerës së kompanisë publike më fitimprurëse në vend, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës - PTK. Në fakt, objektivi kryesor i këtij hulumtimi është të vlerësojë se deri në çfarë mase ndikimi politik dhe ai industrial, keqpërdorimi dhe keq-menaxhimi bashkërisht kanë ndikuar në tkurrjen e të hyrave por edhe të vlerës së përgjithshme të kompanisë. Raporti hulumtues në thelb përbën një analizë gjithëpërfshirëse i cili sjellë në vëmendje vendimet kryesore të cilat kanë afektuar performancën e PTK-së, përfshirë integritetin dhe rentabilitetin e saj

Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të pandalshme të vlerës së  kompanisë publike më fitimprurëse në vend, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës - PTK. Në fakt, objektivi kryesor i këtij hulumtimi është të vlerësojë se deri në çfarë mase ndikimi politik dhe ai industrial, keqpërdorimi dhe keq-menaxhimi bashkërisht kanë ndikuar në tkurrjen e të hyrave por edhe të vlerës së përgjithshme të kompanisë. Raporti hulumtues në thelb përbën një analizë gjithëpërfshirëse i cili sjellë në vëmendje vendimet kryesore të cilat kanë afektuar performancën e PTK-së, përfshirë integritetin dhe rentabilitetin e saj.  

Hulumtimi mëton të vlerësojë aftësinë e PTK-së, por edhe të hisedarëve që kanë marrë vendime në emër të ndërmarrjes, që të përballojnë konkurrencën në tregun e telefonisë mobile që nga viti 2008, kur kompania e dytë e telefonisë mobile, IPKO, filloi operimin.  

Që nga koha e hyrjes në treg e operatorit të dytë të telefonisë mobile, PTK-ja ka shënuar rënie konstante në të hyrat e saj, përfshirë edhe rënie drastike të vlerës së përgjithshme të ndërmarrjes. PTK-ja është ndërmarrje e cila fokusin kryesor e ka në ofrimin e shërbimeve të telefonisë së zërit prej nga ka gjeneruar profitin më të madh. Në këtë kuadër, ndryshimet në fushën e telekomunikacionit si teknologjia brez-gjerë e cila ka mundësuar përdorimin e aplikacioneve pa pagesë për nevoja dhe shërbime të ndryshme, ka kontribuar në rënien e të hyrave të PTK-së. Sidoqoftë dhe ashtu siç do të dokumentohet në këtë raport hulumtues, ndikim domethënës në këtë drejtim kanë pasur edhe vendimet e shumta të marra nga hisedari kryesor (qeveria), si dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta të partive politike, të cilat kanë ndikuar negativisht në funksionimin e ndërmarrjes.

Ndikim të theksuar në aspektin e qëndrueshmërisë së kompanisë ka luajtur edhe influenca industriale që ka ardhur kryesisht si rezultat i qeverisjes së dobët të tregut të telekomunikacionit nga organet vendim-marrëse, ato mbikëqyrëse si dhe ato rregullative. Korrupsioni, mungesa e profesionalizmit si dhe mos respekti për praktikat e mira të qeverisjes korporative të OECD-së, ishin vetëm disa nga rezultatet e përfshirjes së interesave private të akterëve politik dhe industrial në sektorin e telekomunikacionit.   

PTK-ja është goditur shumë nga vendimi i qeverisë për ndaljen e investimeve në disa nga projektet më kapitale për këtë kompani, vendim ky i cili erdhi si rezultat i fillimit të procesit shumë të gjatë, të mundimshëm dhe në fund të dështuar të privatizimit. Që nga viti 2010, kur edhe është marrë ky vendim, investimet kapitale në PTK kanë qenë pothuajse zero, deri sa ato rinisën në fund të vitit 2014.   

Po ashtu, punësimi pa asnjë kriter dhe jashtë çdo planifikimi strategjik në PTK i qindra individëve, është njëri nga shembujt më të spikatur të përdorimit të PTK-së, për qëllime partiake/elektorale dhe dëmtimit shumë të madh që i është bërë kompanisë. Në këtë kuadër, edhe marrja nga ana e qeverisë pa asnjë kontroll dhe studim paraprak e 465 milionë eurove në formë dividente nga buxheti i PTK-së, me të vetmin qëllim mbushjen e boshllëqeve në buxhet, ka kontribuar në shterjen e financave të kompanisë, ka penguar zhvillimin e saj, si dhe i ka pamundësuar PTK-së, përballimin e konkurrencës shumë të ashpër.   

Të gjeturat e hulumtimit konfirmojnë se qeveria, organet mbikëqyrëse (NJPMNP), dhe rregullative (ARKEP), por edhe strukturat drejtuese të PTK-së (BD-ve dhe menaxhmenti), kanë dështuar të ofrojnë nivel të domosdoshëm të transparencës në shumë prej projekteve dhe vendimeve që kanë afektuar kompaninë

  • Antikorrupsion

  • Aktivitete

    20 Qershor '24

    Call for Proposals for the SELDI Small Grants Programme

    The Macedonian Center for International Cooperation (MCIC), on behalf of the Southeast Europe Leadership for Development and Integrity (SELDI), is launching the regional Call for...

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...