-
AktiviteteCall for Proposals for the SELDI Small Grants Programme
-
20 Qershor '24
-
Autor: ÇOHU
-
-
HulumtimePandemi në Gjyqësi
-
20 Nëntor '20
-
Autor: Rina Koliqi dhe Genc Nimoni
-
-
HulumtimeKeqpërdorimi në prokurim publik
-
23 Prill '20
-
Autor: Rina Koliqi
-
Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “ÇOHU” të hënën e ka publikuar raportin “Qasja në Drejtësi”.
Gjatë periudhës njëvjeçare, ÇOHU ka monitoruar 242 raste, apo 575 seanca gjyqësore në gjykatat themelore në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Prizren, Gjilan dhe Gjakovë ku janë identifikuar një varg gjetjesh – nga ato më teknike e deri të shkeljet e afateve procedurale dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
“ÇOHU” ka realizuar edhe tri hulumtime në fushën e drejtësisë: Korrupsioni i nivelit të lartë, Drejtësia në Mitrovicë, si dhe Performanca e gjykatësve dhe prokurorëve.
Raporti ka analizuar të dhënat nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial që tregojnë se përkundër prioritetit që do të duhej të kishin lëndët e korrupsionit dhe krimit të organizuar ato vazhdojnë të barten nga viti në vit.
Gjetjet e këtij raporti para përfaqësuesëve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial si dhe përfaqësuesve të ambasadës holandeze, e cila ka mundësuar realizimin e këtij projekti, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave e ka prezentuar hulumtuesja Rina Koliqi.
Ndër gjetjet e këtij raporti mund të veçohet vonesa dhe shtyrja e seancave gjyqësore, ndërprerja e seancave gjyqësore, shkelja e afateve ligjore, parashkrimi i lëndëve, përfaqësimi i aktakuzave, papërgatitja e prokurorëve, ndryshimi i përbërjes së trupit gjykues, e kështu me radhë.
Një prej problemeve që janë identifikuar në këtë raport është edhe parashkrimi i lëndëve kundër korrupsionit. Sipas këtij raporti, gjatë periushës 2013-2018 janë parashkruar 58 lëndë kundër korrupsionit. Në anën tjetër, monitorimi njëvjeçar ka identifikuar vetëm 17 raste të korrupsionit të nivelit të lartë në të cilat janë të përfshirë deputetë, ministra, dhe kryetarë të komunave.
Ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, e ka vlerësuar punën e Organizatës “ÇOHU” duke shpresuar se rastet e identifikuara në raport do të adresohen në të ardhmen. Ajo i ka përshendetur edhe gjykatat dhe prokuroritë që po tregohen mjaft transparente me organizatat e shoqërisë civile.
Bahri Hyseni, kryesues i KPK-së ka folur për mekanizmat e vlerësimit të performancës së prokurorëve. Sipas tij, viteve të fundit këta mekanizma kanë funksionuar si duhet dhe shumë prokurorë janë ndëshkuar në rastet kur nuk e kanë bërë punën si duhet.
Ish-kryetarja e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, i cili ishte pjesë e panelit, ka përmendur rritjen e buxhetit si parakusht për funksionimin e duhur të sektorit të drejtësisë.
Raportin e plotë në gjuhën shqipe mund ta gjeni këtu
Raportin e plotë në gjuhën angleze mund ta gjeni këtu