-
HulumtimePërgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
-
13 Qershor '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeDegradimi i vazhdueshëm mjedisor
-
1 Prill '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeOnline Media Monitor
-
25 Janar '22
-
Autor: ÇOHU
-
Kosova, si një vend i cili në mileniumin e tretë ka dalë nga lufta dhe ka nisur rimëkëmbjen dhe ndërtimin, është shtet me demokraci mjaft të re. Rrjedhimisht, edhe institucionet e saj të cilat paraqesin shtyllat e një demokracie nuk janë edhe aq të forta dhe ballafaqohen me shumë sfida, e që është pasqyrë e gjendjes së gjithëmbarshme në vend. Sektori i mediave është njëri prej sektorëve shumë të rëndësishëm të shoqërisë, i cili në njërën anë i informon dhe i ‘edukon’ qytetarët, derisa në anën tjetër kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie nga institucionet politike dhe publike, duke luajtur kësisoji rol të zëdhënësit të qytetarëve i cili shpreh brengat dhe nevojat e tyre.
Shumë media në Kosovë që nga periudha e pasluftës janë zhvilluar dhe janë ndërtuar me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe rëndom kjo ka pasur efekt pozitiv në aspektin e fuqisë së tyre për t’iu bërë ballë shumë presioneve dhe për ta ruajtur – në atë masë sa kjo është e mundur – pavarësinë e tyre financiare dhe politike.
Në vitin 2004, pesë vjet pas përfundimit të luftës, nis (vetë)rregullimi i mediave. Duke u nisur nga specifikat dhe dallimet ndërmjet mediave audoivizuale dhe atyre të shkruara (kryesisht gazetave atëbotë), u vendos që radiot dhe televizionet të rregulloheshin përmes themelimit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM - http://www.kpm-ks.org) derisa pjesa tjetër të vetërregullohej përmes themelimit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK - http://presscouncil-ks.org).
KMShK-ja në atë kohë numëronte 7-8 anëtarë të gazetave ditore nënshkruese të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës (http://presscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2015/04/Kodi-i-Mediave-të-Shkruara-të-Kosovës-.pdf), dhe përbëhej nga një bord redaktorësh të këtyre mediumeve të udhëhequr nga një organ i pavarur, nga Kryesia e Bordit. Që nga themelimi i KMShK-së e deri më sot skena e mediave në Kosovë ka pësuar shumë ndryshime. Disa media të shkruara (të përditshmet dhe revistat) u kanë dhënë fund versioneve të tyre të shtypura duke kaluar vetëm në versionet online (Gazeta Express, Kosovo 2.0 etj.), derisa disa të tjera janë shuar përfundimisht (Infopress, Lajmi etj.).
Skena e mediave të shkruara tani është mbushur me media online me qindra mijëra klikime (si matës i ri i cili flet për ‘lexueshmërinë’, apo vizitat në këto portale), dhe Këshilli i Mediave aktualisht numëron më se 28 anëtarë prej të cilëve vetëm 3 janë të përditshme klasike (Koha Ditore, Zëri dhe Epoka e Re). Ky fakt e bën Këshillin e Mediave më shumë vetërregullues të mediave online sesa të atyre të shtypura dhe ky fakt në vete bart edhe shumë kërkesa dhe nevoja për reformimin e këtij trupi vetërregullues, duke filluar nga amendamentimi i Kodit të Mediave të Shkruara, nxjerrja e udhëzuesve të ri për mediat online, specifikat për anëtarësim e kështu me radhë.
Megjithëse në mandatin e KMShK-së ekziston mundësia që vet të iniciojë raste kur has në shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara nga një anëtar apo joanëtar, ky trup vetërregullues për arsye të ndryshme nuk e aplikon këtë mundësi (nuk ka informacione nëse një rast i tillë ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet funksionimi).
Si pasojë e kësaj, Këshilli pranon ankesa nga ‘palët e prekura’, gjegjësisht nga institucionet apo individët të cilët pretendojnë se një medium i shkruar ka shkelur Kodin e Mediave të Shkruara me botimin e një lajmi i cili në një anë apo tjetrën implikon palën ankuese.
Duke qenë se as Këshilli (dhe as ndonjë organ tjetër në Kosovë) nuk bën monitorimin e mediave të shkruara (online), siç bën KPM-ja në rastin e mediave audiovizuale, numri i ankesave të pranuara nga Këshilli kurrsesi, në asnjë rrethanë, nuk pasqyron gjendjen e shkeljeve të etikës së gazetarisë në Kosovë.
Këtu edhe vjen në shprehje nevoja dhe mundësia për intervenim. Projekti që ka prodhuar raportin para jush ka për synim ta ‘marrë përsipër’ kompetencën ex oficio të Këshillit të Mediave të Shkruara, duke i monitoruar portalet më aktive në Kosovë, duke evidentuar shkeljet e tyre ditore dhe duke dorëzuar ankesa pranë Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës për shkeljet më flagrante të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.