-
ReagimeReagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika
-
23 Dhjetor '16
-
Autor: Organizata Çohu!
-
-
HulumtimePTK: Nga agimi deri në muzg
-
22 Qershor '15
-
Autor: Lorik Bajrami, Qëndrim Bunjaku, Bardha Nikoliqi, Arton Demhasaj
-
-
HulumtimeACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!
-
19 Prill '13
-
Autor: Lorik Bajrami, Qëndrim Bunjaku
-
Privatizimi dhe futja nën koncesion e pasurive publike në Kosovë është përcjellur me probleme të jashtëzakonshme para së gjithash për shkak se AKM dhe institucionet kosovare nuk qenë transparente. Përgjithësisht qeverisja në Kosovë në këto shtatë vite është përcjellur me praktika shumë të rënda korruptuese dhe me keqmenaxhime të theksuara. Përvec kësaj në Kosovë shumë shpesh privatizimi është bërë në standarde jo të pranueshme nën arsyetimin se Kosova ka nevojë urgjente për një zhvillim ekonomik. Mirëpo, ka ardhur momenti kur institucionet kosovare do duhej të reflektonin para se të marrin vendime për sektorët e rëndësishëm ekonomik për shkak se pasojat mund të jenë fatale.
Një proces jotransparent dhe i përcjellur me shkelje në Tenderin për licencën e dytë në telefoninë mobile ka dhënë të kuptohet se qasja ndaj resurseve me peshë nacionale nuk duhet të jetë e njejt me qasjen për privatizimin e fabrikave dhe të ndërmarrjeve shoqërore. Në asnjë mënyrë praktikat e ndjekura deri tashti nga AKM dhe institucionet kosovare nuk guxojnë të vazhdojnë në fushën telekomunikimit, të energjetikës, dhe në dhënien me koncesion ose privatizim të Aeroportit të Prishtinës, PTK-së, etj. Aplikimi në këto fusha i qasjes joserioze që ka përcjellur privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore mund të ketë pasoja fatale për të ardhmën e ekonomisë kosovare.
Aktualisht, përveç telefonisë mobile, e përcjellur me shkelje skandaloze që patën për pasojë largimin nga Kosova të investuesve me renome botërore në këtë fushë, e njejta gjë po rrezikon të ndodhë me Aeroportin e Prishtinës me një inisiativë krejtësisht jotransparente për dhënien me koncesion të kësaj ndërmarrjeje publike me rëndësi të jashtëzakonshme.
Nxitimi që po ndodhë në dhënien e pasurive publike para vendosjes së statusit nxjerrë dyshime se ekziston një qëllim që Kosovës t’i merren të gjitha pasuritë dhe të ardhurat nga këto pasuri të përfundojnë diku në një fond të bllokuar për të cilin do të vendosë New Yorku e kushdo tjetër por më së paku Prishtina.
Koncesionet me procedura të tilla të nxituara zakonisht bëjnë shtetet e pavarura në rastet kur një ndërmarrje ka nevojë të vazhdueshme për subvencion nga qeveria. Siç dihet Aeroporti i Prishtinës ka një bilanc shumë pozitiv biznesi dhe jo që nuk është dhe as që do të jetë ngarkesë e Buxhetit të Kosovës, por me këtë status gjeneron të ardhura të konsiderueshme për të. Të ardhurat nga një koncesion eventual nuk do t’i gëzojë populli i Kosovës ashtu sikundër nuk po i gëzon paratë nga privatizimi.
Për më tepër një nxitim i tillë është brengosës edhe për faktin se menaxhmenti aktual i Aeroportit të Prishtinës është po ai që edhe sipas raporteve të Zyrës OKB-së për Mbikëqyrje të Brendshme të Shërbimeve (OIOS) është futur në praktika të rënda korruptive. Lidhur me këto praktika para disa muajsh prokurorët ndërkombëtarë kanë ngritur padi kundër ish-drejtorit të Aeroportit të Prishtines, Ian Ëoollett. Akuzat e OIOS kanë përfshier tëre strukturen menaxhuese të Aeroportit të Prishtinës duke qenë se 93 vepra të shkeljeve në Aeroport kanë përfshier shumicën e sektorëve në këtë ndërmarrje.
“Çohu” ju ofron një dokument që vërteton se ideatori kryesor i koncesionit nuk është Qeveria e Kosovës, por është drejtori Aktual Afrim Aziri. Aziri është person i dënuar për kontrabandë par të qenjeve njerzore në Hungari në vitin 1994.
Të lejosh një nxitim në dhënien me koncesion të një ndërmarrje me të ardhura që kalojnë aeroportet tjera në rajon, para vendosjes së statusit të Kosovës, në momentin kur Aeroporti udhëheqet nga një menaxhment i dyshuar si i korruptuar, është sikur të punosh me qëllim kundër interesit ekonomik të Kosovës dhe kundër një shteti të pavarur të qendrueshëm të Kosovës.