Programet
Qeverisja e Mirë / Reagime

Refuzohet padia e Hasan Pretenit ndaj organizatës ÇOHU

Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë padinë e ish-drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) Hasan Pretenit, i cili në emër të tij dhe të AKK-së ka paditur organizatën Çohu! me pretendimet për shpifje dhe fyerje.
Përveç organizatës ÇOHU!, në të njëjtën padi ai kishte përfshirë gjithashtu Arton Demhasajn, Lorik Bajramin dhe Besnik Boletinin, gazetar në Qendrën Kosovare për Gazetari Hulumtuese, të cilët në këtë kontest janë përfaqësuar nga avokati Admir Salihu.

 

Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë padinë e ish-drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) Hasan Pretenit, i cili në emër të tij dhe të AKK-së ka paditur organizatën Çohu! me pretendimet për shpifje dhe fyerje.

Përveç organizatës ÇOHU!, në të njëjtën padi ai kishte përfshirë gjithashtu Arton Demhasajn, Lorik Bajramin dhe Besnik Boletinin, gazetar në Qendrën Kosovare për Gazetari Hulumtuese, të cilët në këtë kontest janë përfaqësuar nga avokati Admir Salihu.

Gjykata e ka hedhur poshtë padinë e AKK-së si të palejuar, ndërsa padinë private të z. Preteni si të pabazuar.

“Pas vlerësimit të pretendimeve të paditësit të dytë Hasan Preteni dhe kundërshtimet e të paditurve të parashtruara nga përfaqësuesit e tyre lidhur me shpifjen dhe fyerjen nga të paditurit, gjykata duke ju referuar provave të administruara gjeti se kërkesëpadia e paditësit është e pabazuar”, thuhet ndër të tjera në aktgjykim.

Aktgjykimi obligon paditësit që në “mënyrë solidare t'ia kompensojnë të paditurve shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 1,393.60€ të gjitha në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi nën kërcenim të përmbarimit të dhunshëm”.

Padia ishte bërë me 07.05.2012 në lidhje me një raportim të Preportr për mosdeklarimin e bizneseve nga shtatë deputetë të Kuvendit të Kosovës.  

Rastet  e këtyre deputetëve janë dërguar fillimisht në AKK, dhe pas publikimit të shkrimit, z. Pretenit ka deklaruar për RTK se i kanë kontrolluar bizneset e shtatë deputetëve dhe ka rezultuar se ato janë pasive dhe nuk kanë asnjë qarkullim financiar. Por Preportr pati gjetur se katër nga shtatë bizneset e deputetëve kanë qarkullim financiar me qindra-mijëra euro. Pas publikimit të qarkullimit financiar të katër bizneseve, z. Preteni pati deklaruar për KTV-në se “nuk ka rëndësi a është biznesi pasiv, apo aktiv, ai duhet të deklarohet”.

Pas publikimit të këtyre fakteve, AKK nën udhëheqjen e Pretenit ka ndërhyrë në regjistrat e deklarimit të pasurisë të disa prej deputetëve, duke ua shtuar bizneset që ata nuk i kanë deklaruar fare. Këtë veprim ÇOHU! e ka konsideruar si falsifikim të regjistrave të deklarimit të pasurisë.

Ish-drejtori i AKK-së Hasan Preteni, prej periudhës së padisë ka refuzuar bashkëpunimin me Organizatën ÇOHU! dhe Qendrën Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr.

Aktgjykimin mund ta gjeni këtu

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    23 Korrik '18

    Vonesa e projektit me kontratë të dyshimtë

    Komuna e Istogut e ka filluar projektin për ndërtimin e parkut memorial “Ibrahim Rugova” në vitin 2015 dhe punimet nuk janë kryer ende. Deri tani dy...

  • Hulumtime

    9 Korrik '18

    Tenderi 30 mijë euro ''i kurdisur'' i Komunës së Suharekës

    Komuna e Suharekës në aktivitetin e prokurimit të shpallur për blerjen e një automjeti të dializës vetëm sa nuk e kishte specifikuar tipin e automjetit...

  • Hulumtime

    5 Qershor '18

    Mos u plaksh!

    Përderisa familjet po marrin formë tjetër dhe institucionet nuk kanë krijuar hapësira ku do të mund të jetonin të moshuarit, mirëqenia e kësaj pjese...

  • Hulumtime

    23 Maj '18

    Pagesa shtesë për angazhime bazë

    Profesorët e Universitetit të Prishtinës janë paguar shtesë për vlerësimin e studentëve dhe mentorimin e temave të diplomës për vite me radhë. Nga...