Programet
Qeverisja e Mirë / Hulumtime

Sa shpenzuan partitë politike për zgjedhjet e 11 qershorit?

Raport i monitorimit të kostos së fushatës së zgjedhjeve të 11 qershorit
Financimi i subjekteve politike, veçanërisht në kohë të fushatave zgjedhore paratë u nevojiten më së shumti partive politike është çështje e cila merr vëmendje të gjerë në pothuajse çdo shtet me demokraci plurale. Mbikëqyrja e donatorëve privat dhe sidomos kompanive dhe individëve të cilët japin para apo shërbime për partitë politike për të marr në këmbim favore të ndryshme pasi të zgjedhën këta zyrtarë, vazhdon të jetë prioritet në luftën kundër korrupsion.

Raport i monitorimit të kostos së fushatës së zgjedhjeve të 11 qershorit

Financimi i subjekteve politike, veçanërisht në kohë të fushatave zgjedhore paratë u nevojiten më së shumti partive politike është çështje e cila merr vëmendje të gjerë në pothuajse çdo shtet me demokraci plurale. Mbikëqyrja e donatorëve privat dhe sidomos kompanive dhe individëve të cilët japin para apo shërbime për partitë politike për të marr në këmbim favore të ndryshme pasi të zgjedhën këta zyrtarë, vazhdon të jetë prioritet në luftën kundër korrupsion.

Një nga ligjet i cili vështirë aprovohet dhe ende më vështirë zbatohet pothuajse në çdo shtet është ai i cili vë rregulla për partitë politike dhe financat e tyre. Kjo meqë janë vetë përfaqësuesit e këtyre partive politike të cilët zgjidhen si ligjvënës dhe të cilët nuk kanë interes të rregullojnë këtë problematikë.

Në Kosovë ashtu sikurse edhe në një numër të konsiderueshëm të shteteve në rajon, rregullat për financimin e partive politike vazhdojnë të mbetën vetëm tekst në legjislacion i cili shumë pak zbatohet. Në raportet paraprake Demokraci Plus (D+) dhe Çohu! kanë nxjerr publikime të cilat kanë përshkruar problematikën e financimit të partive politike në Kosovë duke ofruar edhe rekomandimet përkatëse. Në këto raporte analitike janë prezantuar problemet sistematike në kontrollin dhe auditimin e financave të partive politike.

Nëpërmjet këtij monitorimi D+ dhe Çohu! synojnë shpërfaqjen e raportimit të pandershëm dhe të mangët të subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe mungesën e mekanizmave kontrollues për shpenzimet e subjekteve politike. Raporti tenton të nxis debat në lidhje me një reformë më të thellë në fushën e financimit të subjekteve politike dhe të nxis institucionet e Kosovës që të adoptojnë legjislacion të ri në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare. 

Probleme në këtë fushë kanë vende të ndryshme të botës, madje edhe ato me demokraci të konsoliduar si rasti i Zvicrës apo edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku debatet janë të vazhdueshme mbi kontrollin dhe raportimin e financimit. 

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    9 Korrik '18

    Tenderi 30 mijë euro ''i kurdisur'' i Komunës së Suharekës

    Komuna e Suharekës në aktivitetin e prokurimit të shpallur për blerjen e një automjeti të dializës vetëm sa nuk e kishte specifikuar tipin e automjetit...

  • Hulumtime

    5 Qershor '18

    Mos u plaksh!

    Përderisa familjet po marrin formë tjetër dhe institucionet nuk kanë krijuar hapësira ku do të mund të jetonin të moshuarit, mirëqenia e kësaj pjese...

  • Hulumtime

    23 Maj '18

    Pagesa shtesë për angazhime bazë

    Profesorët e Universitetit të Prishtinës janë paguar shtesë për vlerësimin e studentëve dhe mentorimin e temave të diplomës për vite me radhë. Nga...

  • Hulumtime

    23 Prill '18

    UP-ja në dorë të bashkëpunëtorëve të jashtëm

    Një pjesë e madhe e fakulteteve të UP-së varen nga bashkëpunëtorët e jashtëm, e në anën tjetër ka mungesë të profesorëve të rregullt. Disa nga...