-
HulumtimePërgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
-
13 Qershor '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeDegradimi i vazhdueshëm mjedisor
-
1 Prill '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeOnline Media Monitor
-
25 Janar '22
-
Autor: ÇOHU
-
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU! së bashku me Communication for Social Development-CSD, kanë publikuar raportin „Paratë dhe politika“ mbi shpenzimet e Komunës së Graçanicës.
Hulumtimi është realizuar nga organizata „Communication for Social Development-CSD“ në kuadër të projektit “Sigurimi i integritetit të qeverisjes lokale përmes rritjes së kapaciteteve për hulumtim dhe monitorim nga organizatat lokale” mbështetur nga CDF - Advancing Kosovo Together-Local Solutions (AKT-LS), përmes USAID.
Të gjeturat kryesore të raportit janë
Komuna e Graqanicës gjatë viteve 2009-2012 ballafaqohet me veshtiresi të vogla funksionale sa i përket planifikimit të buxhetit për investime kapitale dhe prokurimit publik, si dhe vështirësi sa i përket shpenzimeve buxhetore. Kjo mund të shihet si gjë normale duke pasur parasysh se Komuna e Graçanicës u formua pas procesit të decentralizimit. Në pjesën e dytë, gjegjësisht në periudhën 2013-2015 mund të shihet se funksionaliteti operacional dhe profesionalizmi janë rritur . Fondet janë shpenzuar në mënyrë më efikase dhe rezultatet janë të prekshme.
Komuna e Graçanicës ka listën e zezë të ndërmarrjeve të cilat nuk mund të aplikojnë për tenderë. Në këtë listë figuron vetëm një ndërmarrje, ajo është “Conex Group” nga Prishtina. Kjo është bazuar në kërkesën tonë për informata për listen e zezë; megjithatë ne kemi marrë vetëm emrin e kompanisë, pa arsyetimin përse kjo kompani sipas tyre është në atë listë. Kur flasim për ndërmarrjet mund të themi se, bazuar në hulumtimin tonë, ekzistojnë 39 projekte nga 236 projekte sa janë gjithsej, të realizuara nga kompanitë që vijnë nga Komuna e Graçanicës. Këto 39 projekte kapin vlerën prej 1,461,559 euro, që është rreth 7,3% të vlerës totale të tenderëve të realizuar.
Në vijim mund të shihni se si Komuna e Graçanicës i ka planifikuar dhe i ka realizuar burimet nga fondet për investime kapitale dhe prokurimi publik.