Programet
Qeverisja e Mirë / Hulumtime

E mundshmja e pamundshme

“Deklarimi i Pasurisë dhe Konflikti i Interesit nga Perspektiva e Realitetit Ekzistues në Kosovë”

Institucionet në formën se si me të drejtë do të duhej t’i mendojmë sot, në parim janë produkt i shoqërisë bashkëkohore, të cilat mandatohen për të kryer ato punë të specializuara që shoqëria si tërësi nuk ka mundësi t’i kryej. Rrjedhimisht, si të mandatuara, ato duhet të përpiqen të reflektojnë natyrën e mirëfilltë të përgjegjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies. 

Republika e Kosovës si një shtet i ri dhe në ndërtim e sipër, ka ngritur institucione konform rendit kushtetues dhe nevojave socio-politike, nga të cilat qytetarët marrin dhe presin shërbime publike. Megjithatë, në rrugëtimin e tyre drejt konsolidimit, institucionet në përgjithësi, përfshirë edhe këto të Kosovës, kalojnë në një trajektore dinamike dhe të vazhdueshme në përpjekje për të kryer mandatin e tyre e që shpesh herë hasin edhe në pengesa të natyrave të ndryshme. 

Për faktin se institucionet ekzistojnë, çështja e parë që vjen në interes është shkalla e efektivitetit të tyre. Sa efikase janë të njëjtat, sa transparente dhe llogaridhënëse janë dhe sa i përgjigjen mandatit për të cilin ekzistojnë?

Në shoqëritë tranzitore shpesh herë ka qenë e vështirë që institucionet të kenë pavarësi të plotë për të ushtruar mandatin ligjor. Kjo situatë sjell pasoja që ndikojnë drejtpërdrejt në uljën e besimit të qytetarëve në to. Për më tepër, në rastin kur institucionet nuk arrijnë të kryejnë obligimet e veta në mënyrë të pavarur si pasojë e ndikimit politik, ato ka gjasë që të asociohen me dukuri antidemokratike, siç është korrupsioni dhe praktikat e ndryshme të përdorimit të tyre për nevoja individuale dhe grupore. 

Kjo analizë ka për qëllim të adresojë këtë problematikë, e parë ngusht vetëm në një drejtim, në atë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Republikën e Kosovës dhe në sistemin ekzistues të parandalimit të pasurimit të paligjshëm. Konkretisht, analiza do të trajtojë çështjen e deklarimit të pasurisë në pjesën e parë dhe çështjen e konfliktit të interesit në pjesën e dytë.

Shembujt dhe logjika e trajtimit të problematikës së deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit të pasqyruar në këtë analizë janë ndërtuar përmes tri aspekteve themelore:

  • Hermeneutikës, semantikës dhe impaktit social  të legjislacionit aktual që rregullon fushën e deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit në Republikën e Kosovës; 
  • Metodologjisë, mandatit dhe përmbajtjes së punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit  përkitazi me çështjen se çfarë/cilat instrumente i përdorë ky institucion për të vërtetuar saktësinë e të dhënave të deklaruara (pasurisë), dhe për të interpretuar të njëjtat në funksion të sundimit të ligjit; dhe 
  • Të dhënave empirike të Çohu! që pasqyrojnë segmente të realitetit ekzistues në këtë agjendë; 

Megjithëse ka pasur përpjekje të vazhdueshme si nga ana e vetë akterëve institucionalë ashtu edhe nga akterët e jashtëm dhe shoqëria civile për të ngritur probleme kudo ku ato janë shfaqur, përpjekje këto që në raste kanë marrë vëmendjen e duhur e në raste tjera janë refuzuar si formë e shprehjes së mos respektit ndaj punës dhe veprimtarisë së shoqërisë civile, ky punim në vazhdim është i ndërtuar me një gjuhë për të orientuar debatin andej ku do të duhej të zinte vend. Emrat e përveçëm që mund të hasën janë para së gjithash referencë e argumentimit të problemeve që paraqesin regjistrat e pasurisë dhe jo caqe individuale, sepse fokusi ynë edhe në të kaluarën si edhe sot, është luftimi i fenomeneve që lidhën me deficitet institucionale e jo domosdoshmërisht me emra të përveçëm. 

Rezultatet, përfundimet dhe rekomandimet që reflektohen në këtë analizë, nuk kanë qëllim primar të shërbejnë si instrument matës dhe kritikues i punës apo mos punës së akterëve të përfshirë në agjendën e luftimit të korrupsionit, por që të kontribuojnë në shtrimin e shumë segmenteve që janë bërë dhe vazhdojnë të jenë shkas për perceptimin e krijuar të prezencës së korrupsionit politik në Kosovë.

Shkarko raportin

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    25 Qershor '20

    Arrestimet e pandemisë

    Mbi 900 qytetarë të Kosovës janë arrestuar në periudhën 24 mars – 13 prill të këtij viti, për shkak se nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë...

  • Hulumtime

    22 Qershor '20

    Kundërshtarët e kuotës e kishin gabim

    Në bazë të rezultateve të pesë palë zgjedhjeve të analizuara nga Preportr, shihet se numri i grave që kanë fituar pozitën e deputeteve pa ndihmën e...

  • Hulumtime

    19 Qershor '20

    Pandemia pastron ajrin

    Gjatë kohës së pandemisë ajri në Prishtinë është pastruar për gati pesëdhjetë për qind. Shkaqet që dërguan në pastrimin e tij ishin masat që...

  • Hulumtime

    15 Maj '20

    Probleme në trajtimin e lëndëve në gjykata

    Preportr, ka monitoruar disa raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë duke u trajtuar në gjykatat e Kosovës. Këto llogariten si...