Programet
Qeverisja e Mirë / Analiza

Financimi i subjekteve politike në Kosovë: Përsiatja e dështuar

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, Organizata ÇOHU! ka prezantuar analizën “Përsiatja e Dështuar” i cili për temë ka çështjen e financimit të subjekteve politike në Kosovë.

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, Organizata ÇOHU! ka prezantuar analizën “Përsiatja e Dështuar” i cili për temë ka çështjen e financimit të subjekteve politike në Kosovë.

Partitë politike si aktere të zhvillimeve shoqërore e politike kanë një ndikim të konsiderueshëm në përgjithësi, veçanërisht në vendet në konsolidim e sipër të demokracisë. Ato shpesh herë shihen si modele me anë të së cilave shoqëria shtron vizionin e vet zhvillimor dhe ideologjik për të tashmen dhe të ardhmen. Kësaj trajektoreje nominalisht nuk do të duhej t’i kishte ikur as Republika e Kosovës, sidomos për faktin se terminologjia e politikës në shoqërinë kosovare është shumë ngushtë e lidhur me partitë politike. Madje në të shumtën e rasteve, konceptimi i politikës në Kosovë nuk ka ndërtuar një strukturë më të gjerë sesa aktivitetet, lidershipi dhe struktura e partive politike, duke i vendosur ato si faktorët primar të zhvillimeve të karakterit politik. Shpeshherë edhe vetë konceptimi i shtetit si organizim është i lidhur ngushtë me partitë në pushtet.

Rrjedhimisht, duke pasur për bazë këtë ndikim të madh të partive politike në jetën dhe zhvillimin e shoqërisë së Kosovës, është mjaft e arsyetuar kërkesa qytetare për të pasur transparencë dhe qasje të hapur ndaj mënyrës së si partitë politike funksionojnë, si ndërtojnë agjendat e tyre, si organizojnë ciklet e tyre të përfshirjes dhe veçanërisht, në kuadër të funksionimit të tyre, si financohen ato.

Punimi në vazhdim ka për qëllim të sjellë një perspektivë mbi financimin e partive politike në Kosovë duke pasur për bazë tre realitete të etabluara:

  • Mungesa e Auditimit të Financave të Partive Politike. Megjithëse partitë politike dorëzojnë raportet financiare të tyre për auditim tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe megjithëse ekziston një formulë për të përcaktuar auditorët e subjekteve politike, që nga hyrja në fuqi e ligjit përkatës, financat e subjekteve politike nuk janë audituar asnjëherë. Duke pasur për bazë këtë mungesë të auditimit të financave, është shkëputur kontrolli, monitorimi dhe lidhja logjike në mes të donatorëve të ndryshëm të partive si dhe shpenzimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Mbi këtë diskurs, aktualisht nuk mund të identifikohen donatorët e partive politike dhe nuk mund të tërhiqen paralele të nevojshme për të shikuar shkallën e përgjithshme të përkthimit të ndikimit të këtyre donatorëve në sferën e përfitimit publik, veçanërisht ndërlidhjen e tyre si sfera interesi me dikasterët që udhëheqin partitë përfituese; 
  • Kritikat dhe Standardet Ndërkombëtare. Raportet e Progresit të BE-së për Kosovën për vite me radhë kanë kritikuar dhe bërë thirrje për një transparencë në financimin e partive politike, si bazë për të disiplinuar kështu edhe marrëdhënie të ndryshme që rrjedhin nga raporti donatorë-parti. Po ashtu, përderisa ka një kornizë ligjore dhe ka edhe standarde të mirëfillta të transparencës së partive politike parë nga perspektiva globale, mbetet e pakuptimtë që partitë politike në Kosovë të mbesin jashtë aplikimit të këtyre standardeve;
  • Mos-implementimi i Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike. Pavarësisht se struktura ligjore përcakton një model të caktuar të financimit, njeh kategoritë e mundshme të financimit dhe përcakton edhe masa disiplinore kundrejt mungesës së transparencës, ligji për financimin e subjekteve politike mbetet ndër ligjet më të pazbatuara në nivel vendi si pasojë e faktorëve në rang institucional, socio-ekonomik dhe më gjerë;

Duke konsideruar këto realitete si pjesë e përditshmërisë që karakterizon jetën institucionale dhe formale të partive politike, punimi në vazhdim sjellë në pah disa prej të gjeturave themelore që e deshifrojnë realitetin ekzistues, ndër të cilat:

1) Shkalla e implementimit të legjislacionit përkatës;

2) Standardet bashkëkohore të financimit të partive politike;

3) Niveli i transparencës së financave;

4) Modele krahasuese se si mund të rregullohet ky proces;

5) Gatishmëria e partive politike për t’iu nënshtruar një menaxhimi dhe transparence më të madhe;

6) Deshifrimi i relacioneve në mes donatorëve-partive dhe pushtetit;

7) Autoritetet publike që do të mund të ndikonin në këtë agjendë; etj.

Duke konsideruar demokratizimin e shoqërisë të lidhur ngushtë me vetë demokratizimin e partive politike dhe duke pritur që të njëjtat të funksionojnë konform normave dhe standardeve të mirëfillta, ideja prapa kësaj analize ka për qëllim që të stimulojë diskutimin mbi deficitet e përgjithshme që e karakterizojnë këtë fenomen, veçanërisht për faktin se partitë politike janë faktorë të rëndësishëm në krijimin e perspektivës së zhvillimit të shoqërisë në rrafshin politik. 

 

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    16 Dhjetor '16

    Thesi i shkyem

    Investimet e qindra miliona eurove në fushën e bujqësisë në Kosovë nuk po e japin rezultatin e duhur. Këto investime nuk kanë ndikuar në uljen e...

  • Hulumtime

    10 Qershor '16

    Shtegtimi nëpër Dukagjin

    Peja shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës dhe është një nga qytetet më të bukura të trevave shqiptare. Qyteti ofron një sërë atraksionesh...

  • Hulumtime

    23 Maj '16

    Tu prashitë n’ujë

    Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë me grante për fermerët nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar. Disa prej atyre që janë ndihmuar nga ministria,...

  • Hulumtime

    11 Maj '16

    Turpi mbi trupin

    E drejta për abort në Kosovë është e garantuar me ligj. Pavarësisht këtij rregullimi ligjor, ndërprerja e shtatzënisë në shoqërinë kosovare ende...