Programet
Antikorrupsion / Aktivitete

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë, Agjencinë Kundër Korrupsion si institucion, praktikat e deklarimit të pasurisë. Ky diskutim gjithashtu është përqendruar në mungesën e harmonizimit të regjistrave të deklarimit të pasurisë

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!, të mërkurën, më 18 korrik 2018, ka organizuar dhe ka mbajtur fokus-grupin diskutues lidhur me Deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencinë Kundër Korrupsion

Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë, Agjencinë Kundër Korrupsion si institucion, praktikat e deklarimit të pasurisë. Ky diskutim gjithashtu është përqendruar në mungesën e harmonizimit të regjistrave të deklarimit të pasurisë.

Në diskutimin e fokus-grupit janë prezantuar dhe janë diskutuar gjetjet e Organizatës Çohu! dhe çështje të tjera, ndër të cilat veçohen:

- Korniza ligjore për Deklarimin e Pasurisë dhe për Agjencinë Kundër Korrupsion dhe nevoja për ridefinim dhe harmonizim ligjor;

- Mandati i Agjencisë Kundër Korrupsion;

- Shkallshmëria e shkeljeve (kundërvajtje, vepër penale);

- Kontrolli dhe verifikimi i pasurisë së deklaruar;

- Praktikat dhe problemet e deklarimit të pasurisë dhe mungesa e harmonizimit të këtyre regjistrave;

- Prejardhja e pasurisë;

- Mosdeklarimi i pasurive jashtë vendit;

- Mosndëshkueshmëria e shkeljeve.

Të pranishëm në diskutim kanë qenë përfaqësues të institucioneve relevante nga: Kuvendi i Kosovës - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Ministria e Drejtësisë, Agjencia Kundër Korrupsion, Prokuroria e Shtetit, ekspertë të fushës si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucione të tjera përkatëse.

Në fund, tryeza u përmbyll me përfundimet në vazhdim:

-        Ekziston nevoja për rishikimin e tërësishëm të bazës ligjore dhe mandatit të AKK-së sa i përket luftimit, parandalimit dhe kontrollit të deklarimit të pasurisë;

-        Nevojitet harmonizimi i bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve publik me ligjet tjera relevante;

-        Ekziston nevoja për kontroll dhe verifikim të efektshëm i deklarimit të pasurisë nga AKK;

-        Ekziston nevoja për kontroll dhe verifikim të prejardhjes së pasurisë, si dhe për procedimin në prokurori të rasteve të mospërputhjes së pasurive dhe të deklarimeve të rreme apo pasurive të kundërligjshme;

-        Duhet të bëhet korrigjimi dhe harmonizimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë;

-        AKK-ja duhet të jetë më efikase sa i përket përmbushjes së mandatit dhe zbatimit të ligjit që ka të bëjë me kontrollin dhe verifikimin e pasurisë;

-        AKK-ja dhe Prokuroria e Shtetit duhet të kenë bashkëpunim më efikas në çështjet që kanë të bëjnë me deklarimin e pasurisë dhe përgjegjësinë penale për shkelësit eventualë;

-        Ekziston nevoja për rritjen e numrit të zyrtarëve brenda AKK-së;

-        Ekziston nevoja për zgjerimin apo ngushtimin e listës së deklaruesve;

-        Nevojitet procesimi i efektshëm i politikave të ndjekjes dhe ndëshkimit të keqpërdorimeve në këtë fushë;

-        Ekziston nevoja për efikasitetin e prokurorisë dhe gjykatave në trajtimin e rasteve të mosdeklarimit dhe të fshehjes së pasurisë nga ana e zyrtarëve.

Tryeza u mbështet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

  • Antikorrupsion

  • Aktivitete

    20 Qershor '24

    Call for Proposals for the SELDI Small Grants Programme

    The Macedonian Center for International Cooperation (MCIC), on behalf of the Southeast Europe Leadership for Development and Integrity (SELDI), is launching the regional Call for...

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...