Programet
Qeverisja e Mirë / Aktivitete

Tryezë diskutimi mbi ndarjen e granteve në fushën e bujqësisë nga institucione publike

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese që është në kuadër të Organizatës Çohu!, ka prezantuar hulumtimin lidhur me grantet që u janë shpërndarë fermërëve që prej vitit 2010 e deri në vitin 2015. Hulumtimi është titulluar “ Tu prashitë n’ujë”.
Në tryezë të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Federata Sindikale e Bujqëve të Kosovës (FSBK), donatorë, pjesëtarë të shoqërisë civile etj

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese që është në kuadër të Organizatës Çohu!, ka prezantuar hulumtimin lidhur me grantet që u janë shpërndarë fermërëve që prej vitit 2010 e deri në vitin 2015. Hulumtimi është titulluar “ Tu prashitë n’ujë”. 

Në tryezë të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Federata Sindikale e Bujqëve të Kosovës (FSBK), donatorë, pjesëtarë të shoqërisë civile etj. 

Prezantimin e hulumtimit e bëri Besnik Boletini nga Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese, sipas të cilit ky hulumtim  ka vënë në pah kushtet e vështira të bujqëve që nuk kanë përfituar asgjë nga ministria. Ministria, donatorët dhe komunat sipas Boletinit që prej vitit 2010 e deri në vitin 2015 i kanë dhënë më shumë se 200 milionë euro në mbështetje të fermerëve.

 Ndarja e granteve sipas këtij hulumtimi nuk është bërë në mënyrë proporcionale për të gjitha komunat. Dy komunat Skënderaj dhe  Drenas kanë marrë më shumë grante se shumica prej komunave të mëdha si Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Ferizaji etj. 

Hulumtimi trajton edhe mënyrën qysh janë ndarë grantet dhe efektet që kanë pasur këto grante në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik dhe zbutje të papunësisë. 

Gjatë vizitave në terren Preportr, sipas Boletinit ka vërejtur se disa fermerë që janë ndihmuar nga Ministria e Bujqësisë, stallat i mbajnë mbyllur, kurse të tjerët që nuk kanë përfituar asgjë e vazhdojnë punën si ata mundën.  Këtyre të fundit në shumicën e rasteve u merr shumë kohë  dhe u kushton shumë kompletimi i dokumenteve dhe përgatitja e projekteve.  Vetëm për përgatitjen e një projekti u duhet të japin 500 deri në 1000 euro. 

Preportr ka gjetur se një pjesë e madhe e fermerëve refuzohen padrejtësisht pa iu shqyrtuar fare projektet dhe kjo bëhet për shkak se atyre u mungon ndonjë dokument. Vetëm në vitin 2015 kanë aplikuar mbi 2100 fermerë, ndërsa gati gjysma janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacioneve.  Fermerët ankohen edhe për ndryshime të shpeshta të udhëzimeve administrative, ku inkorporohen kritere të reja, ndërsa bujqit nuk i shohin me kohë këto kritere dhe për pasojë iu refuzohen aplikacionet.

Se ka pasur keqpërdorime të granteve e konfirmon edhe Ministria e Bujqësisë. Kjo ministri ka ngritur kallëzime penale ndaj disa fermerëve për këtë çështje.

Shqipe Dema nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), tha se sektori i bujqësisë është shumë specifik dhe ministria këto vitet e fundit ka arritur që shumë çështje t’i rregullojë me programe dhe plane të ndryshme. Duke folur për secilën të gjetur veç e veç të prezantuar në tryezë dhe ndarjes së granteve nëpër komuna ajo tha se edhe komunat Skënderaj dhe Drenas duhet të zhvillohen dhe atje fermerët janë mbështetur me grante me shuma shumë më të vogla. 

Ibrahim Rexhepi nga STRAS, propozoi që procedurat për marrjen e granteve nga fermerët të minimizohen. 

Tahir Tahiri nga sindikata tha se prej vitit 2007 bujqësinë e përcjell e njëjta gjendja e cila është shumë e vështirë. 

Hulumtimin mund ta gjeni këtu

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Shkurt '17

    Rrafshojmë male

    Mijëra hektarë pyje janë prerë në mënyrë ilegale. Prerja e tyre është bërë më së shumti nga kompanitë që kanë fituar kontrata për t’i...

  • Hulumtime

    16 Dhjetor '16

    Thesi i shkyem

    Investimet e qindra miliona eurove në fushën e bujqësisë në Kosovë nuk po e japin rezultatin e duhur. Këto investime nuk kanë ndikuar në uljen e...

  • Hulumtime

    10 Qershor '16

    Shtegtimi nëpër Dukagjin

    Peja shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës dhe është një nga qytetet më të bukura të trevave shqiptare. Qyteti ofron një sërë atraksionesh...

  • Hulumtime

    23 Maj '16

    Tu prashitë n’ujë

    Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë me grante për fermerët nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar. Disa prej atyre që janë ndihmuar nga ministria,...