Programet
Qeverisja e Mirë / Aktivitete

Fokus grup - Parandalimi i konfliktit të interesit

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!, të enjten me 8 shkurt 2018 ka organizuar dhe mbajtur diskutimin lidhur me konfliktin e interesit.

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!, të enjten më 8 shkurt 2018 ka organizuar dhe ka zhvilluar diskutimin lidhur me konfliktin e interesit. 

Në fokus të diskutimit ka qenë Projektligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik si dhe praktikat e vendeve të ndryshme lidhur me konfliktin e interesit. 

Në diskutimin e fokus-grupit janë prezantuar si dhe janë diskutuar gjetjet e Organizatës Çohu! dhe çështjet e tjera ndër të cilat veçohen: 

- Dështimi i miratimit të këtij Projektligji në faza të ndryshme; 

- Përkufizimet e legjislacionit ekzistues dhe nevoja për harmonizim në fushën e konfliktit të interesit; 

- Mungesa e kategorizimit të niveleve/pozitave të ndryshme të zyrtarëve publikë; 

- Çështja e angazhimit të zyrtarëve publikë në disa funksione publike dhe ndalimi i pagesave; 

- Mbrojtja e zyrtarëve që ofrojnë informatat e bazuara për konflikt të interesit; 

- Nevoja e definimit të konfliktit të interesit si kundërvajtje apo vepër penale; 

- Çështja e afatit të parashkrimit si dhe afatet e tjera kohore të cilat kanë të bëjnë me deklarimin dhe shmangien e konfliktit të interesit.

Të pranishëm në diskutim kanë qenë përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës - Komisioni për Legjislacion, Ministria e Drejtësisë, Agjencia Kundër Korrupsion, Prokuroria e Shtetit, përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera përkatëse.

Në fund, tryeza u përmbyll me përfundimet në vazhdim:

- Të krijohet një grup punues nga Komisioni për Legjislacion për Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik lidhur për adresimin e çështjeve kryesore të kësaj fushe;

- Të kategorizohen nivelet e zyrtarëve publikë të cilët ushtrojnë funksione publike;

- Të ndalohet ushtrimi i më shumë se një funksioni publik nga zyrtarët publikë dhe të ndalohen pagesat për angazhimet e veçanta nga pozita e njëjtë;

- Të standardizohen vendimet e institucioneve relevante për rastet e konfliktit të interesit;

- Të zhvillohet edukimi i zyrtarëve publikë lidhur me konfliktin e interesit dhe ofrimi i mendimeve/sqarimeve të vazhdueshme nga AKK/ja.

Tryeza është mbështetur nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicrane për Bashkëpunim (SCO) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA), i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). 

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Hulumtime

    19 Dhjetor '19

    Online Media Monitor

    Raport monitorues mbi shkeljet e etikës së gazetarisë në media online në periudhën 2018-2019.

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    9 Shtator '21

    Amnistimi i degraduesve të mjedisit

    Operuesit ilegalë që e kanë degraduar mjedisin vazhdojnë t’i shpëtojnë drejtësisë. Mijëra lëndë që lidhën me këtë fushë janë parashkruar...

  • Hulumtime

    30 Mars '21

    Kontaminimi nga Ferronikeli

    Banorët e fshatrave që shtrihen rreth fabrikës së Ferronikelit ankohen për ndotje të vazhdueshëm të ajrit, ujit dhe tokës nga kjo kompani. Për ta...

  • Hulumtime

    4 Shkurt '21

    Martesat e hershme dëmtojnë të ardhmen

    Në dy muajt e fundit, 12 gazetarë të rinj nga Ballkani Perëndimor kanë mbajtur një trajnim të gjerë mbi krijimin e videove, pasuar nga një muaj xhirimi...

  • Hulumtime

    17 Nëntor '20

    Deficiti i profesorëve

    Kolegjet private kanë mungesë të theksuar të stafit akademik. Në mungesë të stafit këto kolegje po mundohen t’i mbulojnë nevojat e tyre me profesorë...