Programet
Qeverisja e Mirë / Aktivitete

Fizionomia e patronazhit politik në Kosovë

Komunikatë për media: Organizata ÇOHU! ka prezantuar sot hulumtimin mbi nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik nëKosovë i titulluar: Fizionomia e patronazhit politik në Kosovë

Organizata ÇOHU! ka prezantuar sot hulumtimin mbi nivelin dhe shtrirjen e patronazhit politik nëKosovë i titulluar: Fizionomia e patronazhit politik në Kosovë

Patronazhi politik nënkupton politizimin e pozitave publike nga anëtarë dhe  militant partiak. 

Të dhënat e hulumtuara nga Preportr, tregojnë se patronazhi politik ka shtrirje të gjerë, ka depërtuar në të gjitha institucionet dhe ka prekur të gjitha pozitat e larta publike. Hulumtimi ka arritur të siguroj të dhëna empirike nga të cilat rrezulton se 250 zyrtarë të lartë publik që janë të punësuar në institucione publike dhe mbajnë pozita të larta civile janë ose kanë qenë anëtarë të partive politike

Në këtë kuadër, hulumtimi ka ardhur në katër përfundime kryesore: 1) Se niveli i politizimit të pozitave të larta publike është shumë i lartë dhe ka shtrirje gjithëpërfshirëse; 2) Se patronazhi politik ka shtrirje horizontale (pra i prekë të gjitha institucionet) dhe vertikale (pra i prekë të gjitha pozitat në hierarkinë e institucioneve publike); 3) Se shtrirja dhe niveli i politizimit të institucioneve publike është në përputhshmëri me fuqinë e partive politike (pra ndarjen e politizimit të institucioneve sipas përkatësisë partiake) dhe; 4) Se trendi i politizimit të institucioneve publike tregon nivel të rritjes nga viti 2010 deri më 2014.    

Sipas të dhënave, ndikimi i partive politike për sa i përket punësimit të anëtarëve dhe militantëve të tyre nëpër institucione publike, reflekton plotësisht fuqinë e partive përkatëse në nivel qendror. Nga të dhënat e hulumtuara tregohet se nga 250 zyrtarë e lartcekur, PDK prinë me 120 sosh, e pasuar nga LDK me 72, AAK me 25, AKR me 12, LDD me 9, të pasuara nga partitë e tjera më të vogla. 

Hulumitmi po ashtu ka treguar se patronazhi politik nuk është i shtrirë vetëm në administratën publike, por ka prekur edhe institucionet tjera si: Agjencionet, Rregullatorët, Ndërrmarrjet publike (niveli qendrorë dhe lokal). Në këtë kuadër, hulumtimi tregon se 28 zyrtarë të lartë publik me pozitë vendimmarrëse që punojnë në institucione të pavarura kanë lidhje direkte me partitë politike. Ndërsa, në ndërmarrjet publike 84 zyrtarë me fuqi vendimmarrëse kanë lidhje direkte me partitë politike. As institucionet shëndetësore nuk  i kanë shpëtuar politizimit ku 29 zyrtarë që kanë lidhje me parti politike janë në pozita udhëheqëse nëpër klinika të QKUK-së dhe në spitale rajonale. Ndërsa, 18 persona që kanë pozita vendimmarrëse nëpër fakultete të universiteteve publike kanë prapavijë të qartë partiake. 

Në këto statistika nuk janë përfshirë edhe zyrtarët publik që kanë lidhje familjare (nepotizmi) me zyrtarë të partive politike apo edhe me zyrtarë të tjerë publik. 

Të dhënat e dala nga hulumtimi tregojnë se institucionet publike, posaçërisht pozitat me fuqi vendimmarrëse, janë të politizuara në masë të lartë.  Të gjeturat kanë treguar se patronazhi politik ka shtrirje gjithëpërfshirëse si në aspektin horizontal - i pranishëm nëpër të gjitha institucionet -  ashtu edhe në  atë vertikal - prekë shumë pozita vendimmarrëse në kuadër të hierarkisë së institucioneve publike. 

Hulumtimi ka treguar se trendi i punësimeve të individëve me përkatësi partiake në pozita të larta publike nga viti 2010, ka shënuar rritje konstante, me një rënie të lehtë në vitin 2014 dhe se edhe një pjesë e madhe e atyre që kanë ardhur në pozita në vend të atyre paraprakë kanë lidhje direkte me partitë politike. 

Kriteret për ta përcaktuar lidhjen politike të një zyrtari të lartë publik me një parti politike kanë qenë që: 

1) Zyrtari i lartë publik të ketë konkurruar në zgjedhje lokale dhe parlamentare për ndonjë subjekt politik;

2) Të ketë ka qenë/të jetë  anëtar i organeve të partive politike në struktura qendrore apo të degëve nëpër komuna, apo që;

3) Zyrtarët të kenë pasur poste politike në të kaluarën, si p.sh këshilltarët politik, e që pas një kohe kanë marrë pozita të larta publike përmes konkurseve. 

Hulumtimin mund ta gjeni këtu

Dhjetor 2014, Prishtinë

Organizata për Demokraci, 
Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!
                                                                                                         2 Korriku; 4/4 - Prishtinë, Kosovë                                                                                                      Tel / +381 (0)38 248 506
www.cohu.org

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...