Programet
Privatizimi / Reagime

Albright Capital Management në PTK shkatërron tregun e telefonisë mobile

Ka disa ditë, përkatësisht që prej botimit të emrave të kompanive të interesuara për privatizimin e PTK-së, mediet kosovare kanë raportuar mbi interesimin që ka shprehur Albright Group, përkatësisht entitetit Albright Capital Management LLC, për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së. Ajo që bie në sy menjëherë është njëanshmëria e raportimit të këtij lajmi si “futje e miqve në garën për PTK-në”.

Ka disa ditë, përkatësisht që prej botimit të emrave të kompanive të interesuara për privatizimin e PTK-së, mediet kosovare kanë raportuar mbi interesimin që ka shprehur Albright Group, përkatësisht entitetit Albright Capital Management LLC, për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së. Ajo që bie në sy menjëherë është njëanshmëria e raportimit të këtij lajmi si “futje e miqve në garën për PTK-në”.

Së pari, aspekti më i rëndësishëm i këtij lajmi nuk jepet. Albright Group, nëpërmjet anëtarëve të vetë është aksionar në kompaninë e vetme konkurrente të Vala900, operatorin mobil IPKO. Favorizimi nga media kosovare për këtë grup dhe injorimi i faktit se është pjesë e operatorit të dytë mobil përkatësisht operatorit IPKO, jo vetëm që paragjykon garën, por krijon një ambient për vendosjen e një monopoli në fushën e telekomunikacionit.

Së dyti, Albright Group me IPKO është bërë titullare e licencës së dytë të telefonisë mobile më 2007 nëpërmjet një tenderi skajshmërisht të manipuluar, i cili nuk ka lënë ligj pa e thyer. Vetëm të rikujtojmë se atëbotë është faktografuar se kërkesat bazike ligjore në këtë tender nuk janë përmbushur: 1) Nuk janë hapur publikisht ofertat, 2) nuk janë botuar me kohë kriteret, 3) një entitet është lejuar që të bëjë më shumë sesa një ofertë, 4) i ranguari i parë në atë kohë, Koscell ishte detyruar të tërhiqet nga gara pasi që nuk kishte paguar shumën prej 81 milion euro për licencë dhe dënimi prej 16,2 milionë euro, që ky konzorcium duhej ta paguante si dëmshpërblim nuk është derdhur kurrë në buxhetin e vendit përkundër faktit se ky ka qenë obligim ligjor. Duke qenë se në këtë tender patën dalë dyshime serioze se të gjitha partitë politike qenë futur në korrupsion, asnjë parti deri më sot nuk ka arritur të inkasojë 16,2 milionë eurot që konzorciumi Koscell është dashur të paguaj për shkak të dështimit të pagesës së ofertës financiare.

Në anën tjetër, ne kemi të bëjmë me një grup interesi të lidhur me IPKO-n të sistemuar në pushtetin aktual. Sot ka deputetë, zyrtarë të lartë qeveritarë, ambasadorë, që kanë qenë ose janë aksionarë, ose kanë qenë krah i marrëdhënieve me publikun i IPKO-s. Akan Ismaili, aksionar i IPKO-s, si rezultat i marrëdhënieve korruptive të krijuara më 2007 me PDK-në, ka arritur të emërohet diplomat në Washington edhe pse pa ndonjë kualifikim apo eksperiencë për këtë fushë.

Ka disa vite që Vala është menaxhuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Pjesëtarë të Bordit dhe menaxherë të lartë janë akuzuar nga prokuroria për nënshkrimin e kontratave të dëmshme për këtë kompani. Menaxherë të PTK-së dhe të konkurrentit të saj IPKO kanë lëvizur nga njëra në kompaninë tjetër duke bartur kështu jo vetëm ndikim por edhe informacione që mund të përbëjnë fshehtësi

komerciale. Qeveria ka filluar një fushatë punësimi në PTK të anëtarëve të partive në pushtet, të paparë ndonjëherë, që ka rënduar shumë mundësinë e kësaj kompanie që të përballojë konkurrencën agresive të operatorit privat.  PTK-ja praktikisht nuk ka marketing, ose ka marketing tepër pasiv kundruall një konkurrenti tepër agresiv.

Disa sektorë të PTK-së që janë njëkohësisht edhe fushë biznesi e konkurrentit të saj IPKO, kanë ngelur qëllimisht të pazhvilluara edhe përkundër infrastrukturës shumë më të avancuar në krahasim me konkurrentin. Ajo që tashmë publikisht dihet është se IPKO-s iu është mundësuar shtrirja e televizionit kabllor pikërisht duke shfrytëzuar rrjetin e fijeve optike të PTK-së, duke e lënë këtë të fundit në një nivel shumë të ulët e të mjerueshëm të shfrytëzimit të sistemit të saj të fijeve optike.  PTK-ja si internet-provajder ka vazhduar shërbime të dobëta, kurse platforma e pakos televizive vetëm sa nuk ka kolapsuar.

ÇOHU! mendon  se përfshirja e Albright Capital Management rrezikon që privatizimi i PTK-së të jetë një garë me konflikte të interesit dhe me motive jo-racionale biznesore që ka për të cenuar seriozisht barazinë në garë, ashtu siç ndodhi më 2007, kur operatori i këtij grupi arriti ta manipulojë tenderin derisa licenca iu dha konzorciumit pjesë e së cilës ishte ky grup. Me këtë, jo vetëm që do të dëmtohet edhe më tutje, sikur edhe më 2007, mbisundimi i ligjit dhe do të hapej edhe më shumë mundësia e korruptimit të politikës, por edhe do të krijohej një monopol i një grupi interesi duke bërë që tregu i telefonisë mobile në Kosovë të deformohet seriozisht.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Hulumtime

    19 Dhjetor '19

    Online Media Monitor

    Raport monitorues mbi shkeljet e etikës së gazetarisë në media online në periudhën 2018-2019.

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    9 Shtator '21

    Amnistimi i degraduesve të mjedisit

    Operuesit ilegalë që e kanë degraduar mjedisin vazhdojnë t’i shpëtojnë drejtësisë. Mijëra lëndë që lidhën me këtë fushë janë parashkruar...

  • Hulumtime

    30 Mars '21

    Kontaminimi nga Ferronikeli

    Banorët e fshatrave që shtrihen rreth fabrikës së Ferronikelit ankohen për ndotje të vazhdueshëm të ajrit, ujit dhe tokës nga kjo kompani. Për ta...

  • Hulumtime

    4 Shkurt '21

    Martesat e hershme dëmtojnë të ardhmen

    Në dy muajt e fundit, 12 gazetarë të rinj nga Ballkani Perëndimor kanë mbajtur një trajnim të gjerë mbi krijimin e videove, pasuar nga një muaj xhirimi...

  • Hulumtime

    17 Nëntor '20

    Deficiti i profesorëve

    Kolegjet private kanë mungesë të theksuar të stafit akademik. Në mungesë të stafit këto kolegje po mundohen t’i mbulojnë nevojat e tyre me profesorë...