Programet
Privatizimi / Aktivitete

Dështimi i PTK-së

Tenderi për shitjen e PTK-së ka dështuar, pasi që Hrvatski Telekom ka qenë i bindur që fitues i tenderit për blerjen e PTK-së në fund do të dal Telekom Austrian AG. Kjo kompani ka ikur nga gara pasi e ka parë tendencën e qeverisë që me çdo kusht PTK-në t’ia jap Telekom Austrian AG. Ikja e Hrvarski Telekom nga gara ka bërë që tenderi për shitjen e PTK-së të dështojë në fazën e para-kualifikimit.

Tenderi për shitjen e PTK-së ka dështuar, pasi që Hrvatski Telekom ka qenë i bindur që fitues i tenderit për blerjen e PTK-së në fund do të dal Telekom Austrian AG. Kjo kompani ka ikur nga gara pasi e ka parë tendencën e qeverisë që me çdo kusht PTK-në t’ia jap Telekom Austrian AG. Ikja e Hrvarski Telekom nga gara ka bërë që tenderi për shitjen e PTK-së të dështojë në fazën e para-kualifikimit.

Tenderi për shitjen e PTK-së ka dështuar pasi që qeveria është munduar të përmbushë kërkesat e kompanisë që ka një histori në tregun e telekomunikimit në Kosovë, Telekom Austrian AG. Më 2007,Telekom Austrian AG, ka qenë njëri prej pretendentëve për ta fituar licencën për operatorin e dytë të telefonisë mobile në Kosovë. Pasi humbi garën për të marrë licencën për telefoninë e dytë mobile, kjo kompani ndërmori nisma ligjore kundër autoriteteve të Kosovës, për shkak të shkeljeve të procedurave të tenderimit. Prej atëherë e deri më tani, ky rast i paraqitur nga Telekom Austrian AG, asnjëherë nuk është shqyrtuar nga drejtësia. Në atë kohë, si përfaqësues i Austrian Telekom AG në Kosovë, për ta fituar licencën e operatorit të dytë të telefonisë mobile, ka qenë pikërisht këshilltari i qeverisë për privatizimin e PTK-së, Tibor Kartik nga Telco Ag dhe Wolf Theiss.

Pse u largua “Hrvatski Telekom” nga gara ?

Meqë largimi i Hrvatski Telekom d.d dërgoi në kolaps automatik tenderin për shitjen e PTK-së, arsyet pse sollën këtë kompani deri tek ky vendim ishin shumë të rëndësishme për publikun. Në disa prononcime për media, ministri i  Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë që arsyeja kryesore e tërheqjes së Hrvatski Telekom është dështimi i kësaj kompanie, gjegjësisht principalit të saj Deutche Telecom, që të shesë aksione në Amerikë. 

Vetë kompania, në anën tjetër, jep një arsyetim tjetër zyrtar. “Arsyet pse po largohemi janë akuzat për korrupsion ndaj menaxhmentit të PTK-së”, thonë zyrtarisht nga Hrvatski Telekom.“Ne kemi deklaruar se T-HT është duke e shqyrtuar pjesëmarrjen e saj në procesin e privatizimit për shkak të akuzave ndaj menaxhmentit të PTK-së, të dyshuar për korrupsion”, kanë thënë zyrtarët e telekomit kroat për ÇOHU!.

Mirëpo, persona të afërt me përfaqësuesit e kroatëve në Kosovë, kanë bërë me dije se prej përgatitjes së raportit nga këshilltari i transaksionit Telco AG dhe përparësisë indirekte që i ka dhënë qeveria Telekomit Austriak, ka bërë që Hrvatski Telekom të largohet nga gara. 

Në një incizim, të siguruar nga COHU!, të një bisede private mes drejtorit të PTK-së, Shyqyri Haxha dhe Sinisha Gjyranoviq, zyrtar pranë telekomit Kroat, të dyja palët flasin për arsyet e largimit nga gara të operatorit kroat. Haxha ka kërkuar sqarim nga ata nëse kanë thënë se menaxhmenti është i korruptuar, duke e vlerësuar si deklaratë që mund t’i shkaktojë dëm sidomos në prag të procesin gjyqësor të nisur kundër tij.

Ndërkohë, që përfaqësuesi kroat thotë se ata kanë kërkuar rreth dy muaj më parë nga Qeveria që ta pezullojë procesin derisa të sqarohet çështja e akuzave ndaj menaxhmentit të PTK-së për korrupsion. “Nuk kemi deklaruar se ju jeni të korruptuar asnjëherë, por kemi thënë që duhet ndërprerë njëherë procesi derisa të sqarohen dyshimet dhe akuzat, ne nuk e kemi ditur se do të mbahet seancë gjyqësore dhe nuk kemi pasur asnjë qëllim që t’ju shkaktojmë problem, ne nuk duam të paragjykojmë”, i ka thënë përmes telefonit Gjyranoviq, drejtorit të PTK-së Haxha. 

Nga kjo bisedë telefonike mësohet se kroatët kanë kërkuar nga Qeveria pezullimin e procesit të shitjes së PTK-së, por përkundër këtyre kërkesave, është vazhduar me procesin e privatizimit të PTK-së, deri sa Hrvatski Telekom zyrtarisht tërhiqet nga gara.

Burimet nga Hrvatski Telekom thonë se arsyeja e vërtetë e dështimit të privatizimit të PTK-së ka të bëjë me dyshimet se procesi i shitjes së kësaj kompanie ka qenë  i kurdisur dhe për këtë, Hrvatski Telekom është tërhequr nga gara. “Hrvatski Telekom e ka parë tendencën që Qeveria është duke e përkrahur Telekom Austria me faktin që Këshilltari i Transaksionit më 2007 ka qenë përfaqësues i Telekom Austria për tenderin e dytë të telefonisë mobile, dhe po i njëjti ka qenë i angazhuar nga Qeveria si Këshilltar për privatizimin e PTK-së”, thotë për COHU! në kushte anonimiteti, një përfaqësues i Hrvatski Telekom.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...