Programet
Preportr

Qyteti nën dhe

Ulpiana antike është një prej qendrave më të pasura arkeologjike në Kosovë, dhe ka vëmendjen e shumë arkeologëve dhe studiuesve të tjerë. Atje po punohet që prej disa vjetësh.Punëtorët që po punojnë në këtë projekt, nuk e fshehin entuziazmin që janë pjesë e tij

Në orën tetë të mëngjesit e ndonjëherë edhe më herët, punëtorët fillojnë punën. Puna e tyre është e veçantë, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht. Zhurma e lopatave po fillon. Matjet poashtu. Dikush po i jep këshillat, e të tjerët po fillojnë punën. Është mëngjes i bukur, që tregon se dita nuk do të jetë edhe shumë e nxehtë. Rreth e rrotull punishtes ara të bereqetshme, që të marrin sytë me hijeshinë e tyre. E nën këto ara shtrihet një qytet i lashtë, quhet Ulpiana, të cilin pas një tërmeti të madh që ndodhi në fillim të shekullit V, e rindërtoi Justiniani i Parë, dhe i vuri emrin Justiniana Secunda. 

″Ka pasur në Dardani, që prej kohëve të lashta, një qytet që quhej Ulpiana. Muret e këtij (që ishin duke rënë) ai (Justiniani) i rindërtoi që të gjitha. Dhe pasi e stolisi me madhështi dhe i dha bukurinë e sotme, i vuri emrin Justiniana Secunda”.

Kështu shkruan për Ulpianën autori i kohës Prokopi i Çezaresë në veprën e tij  ‘De Aedificies’. 

Gjurmë të këtij qyteti, që përshkruhet kaq bukur në këtë copë shkrimi, të mahnisin edhe sot. Të mahnit mënyra e të jetuarit në një kohë, për ne shumë të largët, organizimi i jetës, ndërtimi i mureve gjigante, të gjitha me gurë. Derisa arkeologu Milot Berisha, udhëheqës i gërmimeve në sektorin e parë në Ulpianë,  na tregon për secilën pjesë të kësaj hapësire të vogël që është gërmuar, përhumbesh duke u munduar të kuptosh atë jetë. Enë kuzhine, monedha, gurë të skalitur kushtuar dikujt të veçantë, banjo me sistem mbresëlënës, rrugë, kanale...

Mrekullia nuk përfundon me kaq. Në këtë lokalitet janë zbuluar kisha, varre, mozaiqe. Ulpiana ishte njëra prej qendrave më të rëndësishme sociale dhe ekonomike, të Dardanisë antike, e vendosur pranë rrugës shumë të rëndësishme via Lissus-Naissus.

Vendndodhja e kësaj qendre në afërsi të depozitimeve të minierave të pasura me metale të çmueshme, i dhanë kësaj qendre një rendësi specifike që nga themelimi i saj e deri në mesjetë.

Ulpiana, gjendet rreth 7 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, (Komuna e Graçanicës, Rajoni i Prishtinës), e pozicionuar në tokat që sot i takojnë fshatrave të Graçanicës, Hajvalisë dhe Llaplla Sellës. Lokaliteti arkeologjik shtrihet në më pak se 1000 metra në perëndim të Manastirit të Graçanicës, në një rrafshinë idilike që kufizohet në veri nga lumthi Graçanka dhe në jug nga kodrat e Drenocit.

Lokalitet i pasur arkeologjik

Hulumtimet e para për këtë qytet të lashtë filluan në vitin 2009.  

“Hulumtimet tona, të Institutit Arkeologjik, në bashkëpunim me institucionet tjera vendore po edhe ndërkombëtare kanë pasur për qëllim revidimin e hulumtimeve të mëparshme, por në të njëjtën kohë është punuar në drejtim të caktimit të shtrirjes së lokalitetit, përcaktimin e karakterit të këtij lokaliteti shumështresorë dhe të potencialit arkeologjik”, thotë arkeologu Berisha. 

Punëtorët duke punuar që prej disa vjetësh në këtë lokalitet arkeologjik, ia kanë marrë dorën punës. Mjeshtër të gurit, konservues e restaurator, secili në këndin e vetë e kryen punën që i është caktuar. Pjesa e gërmuar e Ulpianës që tani është në sipërfaqe (shumë pjesë të saj pasi janë gërmuar u mbuluan përsëri për arsye se janë të vendosura në prona private), është formësuar tashmë. Gjithçka duket në vendin e vetë, ambienti rreth e qark është zbukuruar. 

Dielli ka zënë vend, pjesa e parë e ditës ka shkuar. Mistria e Ramiz Bytyqit, mjeshtër i gurit, të kthen në kohë. Ai po i pastron gurët e një muri me shumë kujdes, largon nga to barishtet. Bytyqi na shuan kureshtjen për gurët që janë përdorur për ndërtimin e mureve. Thotë se i njeh mirë ata, që janë nga fshati i tij Shashkoc që është vetëm disa kilometra tutje Ulpianës. 

“Këtë punë e punoj qe 20 vjet përafërsisht, edhe jom prej një fshati prej ku e kanë marrë këtë guri dhe jam bash i qatij veni, fshati Shashkoc edhe ekzistojnë ato gropat ato venet ku janë marrë gurtë ku janë bajt. Mënyra e bajtjes nuk e di atëherë qysh u kanë, dihet që n’bazë t’shikimeve t’gurit jonë t’qatij veni”, thotë ai. 

Ku po punon Bytyqi, gjendet Porta Veriore. Arkeologu Berisha na tregon se kjo portë është shumë karakteristike sepse është ndërtuar prej mureve të trasha prej tri deri në tri metër e gjysmë, në lartësi edhe mbi pesë metër. 

“Këto porta kanë qenë të vendosura në pozicione mbrojtëse, kryesisht për shkak të sulmeve”, thotë ai.

Me kaq kujdes sa Bytyqi, muret i trajton edhe Fadil Krasniqi, mjeshtër i gurit dhe drurit. Ai na tregon gjithë procesin e punës që nga materiali që duhet përdorur deri te mënyra se qysh veprohet me një gur që bjen në tokë. Thotë se e përdorin të njëjtin material, që është përdorur në ndërtimin e mureve dhe çdo përjashtim nga kjo mund ta dëmtojë shumë murin. Ai na tregon se si në vitet 60-ta, të shekullit të kaluar kur është hulumtuar në këto anë është përdorur çimentoja, por koha sipas tij ka treguar se ky material është shumë i dëmshëm për këto lloj ndërtimesh. Duke na treguar tek Porta Veriore, një pjesë që është punuar me çimento, ai thotë se shihet se si ky material e ka dëmtuar gurin. 

“Tashmë nuk veprohet ashtu, vetëm me gëlqere. Materiali zakonisht është vendor, gjithherë kanë përdorë gëlqere, zallë, në territorin ku kanë punuar. Gëlqere më shumë preferohet me marrë, gjejmë në Kosovë ka mjaft”, thotë ai. 

Krasniqi ka mjaft përvojë në këtë punë. Madje përvoja e tij lidhet shumë edhe me organizata ndërkombëtare, të cilat punojnë në Kosovë, ku ka marrë pjesë si konservues në shumë objekte dhe lokalitete të trashëgimisë kulturore. 

Vendi ku bashkohen shumë popuj 

Lubinko Trajkoviç, po i vendos fugat në mure. E bën këtë punë me shumë kujdes. Flet në gjuhën shqipe dhe thotë se ka raporte shumë të mira me shqiptarët dhe të tjerët që punojnë në Ulpianë. Trajkoviçi, thotë se me punën e tij po bën pikturë.  

Ulpiana që prej shumë kohësh është vend interesimi për shumë të huaj, që i kanë ndihmuar vendorët në hulumtime. Gjermanë, francezë, turq dhe tjerë kanë marrë pjesë në gërmime.

“Çdo vit apo çdo sezon veror ne kemi pas ekipe të ndryshme të specialistëve të fushave të ndryshme, të cilët kanë qenë prezent në disa sektorë të këtij lokaliteti që dihet mirë se shtrihet në një sipërfaqe prej 100-120 hektarësh”, thotë arkeologu Berisha.

Edona Arifi dhe Gentrit Smakaj po bëjnë matjet e një pjese që po gërmohet. Edona është përgjegjëse për dokumentimin e gjetjeve ndërsa Gentriti historian. Edona na thotë se dokumentimi është pjesa më e rëndësishme, si në restaurim ashtu edhe gjatë gërmimit arkeologjik.  

“Po nuk e bëre dokumentimin, nuk ke bërë asgjë. Dokumentimi është i domosdoshëm për secilën gjetje, për secilin veprim, për secilën lëvizje që bëhet gjatë punës që e bëjmë ne në teren. Secila gjetje e ka skedën e vet”, thotë ajo. 

Edona na tregon se si në fillim çdo gjë që kanë gjetur i është dukur shumë interesant.“Kur kam qenë fillestare unë, normal që m’është dukë interesant çkado që kemi gjetë. Një ndër përshtypjet ishin skeletët kur i kemi gjetë në pjesën e Tempullit atje edhe mënyra si janë organizuar ato pllakat e mermerta dhe hyrja e tempullit. Pastaj monedhat janë gjetje të jashtëzakonshme”, thotë ajo. 

Edona bën dokumentimin e gjetjeve, por Caner Tatar, bën restaurimin e mureve. Ku Tatar, po i zhvillon punimet, është siç e quan Berisha, sektori i tretë. Në këtë sektor, gërmimet kanë filluar në vitin 2012, në bashkëpunim me një ekip nga Turqia, në krye me arkeologun turk Haluk Çetinkaya.

“Është bërë zbulimi arkeologjik i këtij sektori, fillimisht duke u zbuluar pagëzimorja-Babtisteri, dhe më pas kanë dalë në pah pjesë të një Bazilike më të madhe”, thotë arkeologu. Vitin e kaluar është bërë një konsolidim i përkohshëm për ta ruajtur këtë pjesë nga kushtet atmosferike. Këtë vit sipas Berishës do të fillohet me restaurimin dhe konservimin e plotë të saj. 

Tatar, që ka një përvojë të restaurimit nga Turqia, thotë se mënyra e punës është e njëjtë si në Turqi, madje i duket se arkeologët dhe konservuesit janë shumë më sistematik në Kosovë, mirëpo dallimi është se materiali është pak më i dobët këtu. 

Ulpiana, identiteti jonë

Puna e konservuesëve, restauruesve, mjeshtërve dhe punëtorëve të tjerë, nuk është e vetmja. Në një kabinë të improvizuar tek Nekropoli Verior, një ekip prej katër vetësh po merren me pastrimin dhe signimin e qeramikave. Petrit Gashi dhe Majlinda Ademi me kujdes pastrojnë qeramikat. Liridona Rexhepi dhe Edona Rugova, janë skicografe. 

“Ne i marrim domethënë krejt artefaktet edhe i ndajmë në forma, taman e bëjmë statistikën e artefakteve. Pastaj pasi t’i ndajmë i fusim në tiketa edhe fillon vizatimi. Kur t’kryhen vizatimet të krejt qeramikave, vizatohen, bëhet kartelizimi d.m.th periudha, koha, vendi ku janë gjetur, lloji, pastaj bëhet fotografimi i qeramikës edhe i bashkangjitet edhe skicimi jonë dhe pastaj arkivohen” thotë Liridona Rexhepi.

Të gjitha këto arkivohen në Muze të Kosovës, ku gjendet edhe Instituti Arkeologjik. Gjetjet më të veçanta ndahen dhe ekspozohen në fund të vitit. Edhe disa gjetje tjera që janë pjesë të një ene, dërgohen në konservim, ku konservuesi i muzeut i bashkon pjesët në mënyrë që forma të vërehet më mirë.  

Tani puna e terrenit zhvendoset, në ambientet e muzeut, ku punon një ekip tjetër. Dea Luma, është përgjegjëse për aspektin e digjitalizimit-dokumentimit teknik. 

“...e kam situatën në Ulpianë do të thotë në plan e përcjelli, të cilën e kam të ndarë në kuadrate dhe në bazë të gjetjeve arkeologjike unë e lokalizoj kuadratin edhe mandej është më lehtë të orientohet në hapësirë se për cilën pjesë të qytetit bëhet fjalë”, thotë ajo

Marigona Ademi, bashkë me Pranvera Sylejmanin dhe Edona Sahitin bëjnë vizatimin e gjetjeve të luajtshme dhe të paluajtshme. “Për gjetjet e palujatshme digjitalizimin dhe dokumentimin komplet e bën Dea, kurse për të luajtshmet jemi përgjegjëse ne. Fillimisht bëhet statistika, numërimi, pastrimi, signimi pastaj vizatimi, fotografimi dhe ato krejt lidhen në kartelë, bëhet përshkrimi, edhe n’përshkrim përfshihet datimi edhe krejt të dhënat çka duhen”, thotë Ademi. 

Një punë krejt të veçantë në këtë ambient e ka Izri Gashi, restaurues, konservues. Në ambientin ku punon ai, ka pjesë enësh të thyera, por që ia me mjeshtri të madhe i bashkon ato. Përpara kemi një enë të madhe copëza, të bashkuara që duket për mrekulli. 

“Kjo është një enë e madhe, gjigante është. Është e gjetur në Ulpianë dhe procesi i saj i restaurimit dhe konservimit ka përfunduar. Kjo tash është e gatshme për ekspozitë. Ka qenë shumë e fragmentuar dhe pjesët të cilat i kanë munguar ja kemi shtuar, siç shihet. Nuk kemi mundësi që sikur origjinalin ta bëjmë, por duhet m’u ditë edhe pjesa që është shtuar, për opinionin që me pa cila është origjinal, cila i është shtuar”, thotë ai.

Planet për Ulpianën janë të mëdha. Drejtori i Institutit Arkeologjik, Enver Rexha, thotë se qëllimi i projektit final të Ulpianës është të hapet për vizitorë dhe të krijohet një park arkeologjik. Rexha na flet edhe për problemet që i kanë me pronat, pasi që shumica e hapësirës ku shtrihet Ulpiana është në pronësi private. 

“Kemi arrit në rrethanat tona momentale, kemi gjetë metodën më të mirë të bisedimeve dhe harmonizimeve të themelimit apo angazhimit tonë me pronarët privat të koordinojmë punët për një afat 10 vjeçar. Me pronarët që direkt lidhemi kemi arrit kontrata 10 vjeçare, kanë pranuar të gjithë”, thotë ai. 

Rexha flet edhe për vërshimet që në pranverë u bënë tek Porta Veriore, që për fat nuk e kanë dëmtuar këtë pjesë. Sivjet është menduar të bëhet drenazhimi i kësaj pjese. 

Punët e zhvilluara në Ulpianë, bëjnë një dallim nga punët tjera, që janë bërë në objekte dhe lokalitete të trashëgimisë kulturore, kudo në Kosovë. Ato vlerësohen lartë nga njohësit e fushës. Alban Bakija, drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, thotë se Ulpiana është projekt i mirë, është i bërë me standarde, “... ka një tendencë për me afru më shumë popullin afër Ulpianës. Është një prej pasurive të Kosovës, në bazë të saj edhe ne duhet ta krijojmë identitetin, duhet të afrojmë edhe fëmijët edhe shtetin më afër lokalitetit”. 

Në Ulpianë ka punë për shumë breza të ardhshëm arkeologësh dhe studuesish të tjerë. Ajo çfarë është gjetur deri më tani, arkeologu Berisha thotë se është vetëm maja e Iceberg-ut. 

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...