Programet
Antikorrupsion / Reagime

Reagim kundër ndryshimit të nenit 437 të Kodit Penal nga Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë (MD), së fundmi ka propozuar amendamentimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkitazi nenin 437, i cili rregullon çështjen e mos raportimit ose raportimit të rremë të pasurisë, të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose të detyrimeve financiare, nga zyrtarët e lartë publik. Neni 437, në mënyrë shumë të qartë rregullon penalizimin e refuzimit të deklarimit dhe deklarimin e rrejshëm të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik.

Ministria e Drejtësisë (MD), së fundmi ka propozuar amendamentimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkitazi nenin 437, i cili rregullon çështjen e mos raportimit ose raportimit të rremë të pasurisë, të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose të detyrimeve financiare, nga zyrtarët e lartë publik. Neni 437,  në mënyrë shumë të qartë rregullon penalizimin e refuzimit të deklarimit dhe deklarimin e rrejshëm të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik. 

Organizata Çohu!, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja Fol, shprehen kundër ndryshimeve/ndërhyrjeve në nenin 437, të Kodit Penal ashtu siç janë propozuar nga MD. 

Propozimi i ardhur nga MD, dhe i aprovuar nga Qeveria e Kosovës, po synon vendosjen e motivit përkitazi me fshehjen e pasurisë nga zyrtarët e lartë publik. Ky ndryshim në Kodin Penal, do ta bëjë të pamundur akuzimin e aq më pak dënimin e zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk e deklarojnë (fshehin), pasurinë komfor kërkesave të Ligjit për Deklarim të Pasurisë. 

Amendamentimi i Kodit Penal, i propozuar nga MD, në thelb është i pakuptimtë dhe si i tillë tregon për tendencën e qeverisë për ta reduktuar transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve të lartë publik. Kjo për arsye se gjyqtarët në praktikë do ta kenë shumë të vështirë për ta vërtetuar motivin për mos deklarim apo fshehje të pasurive duke qenë se zyrtarët, në këto raste, gjithmonë do të mund të arsyetohen se këtë veprim nuk e kanë bërë më qëllim, apo që edhe kanë harruar që ta deklarojnë një pjesë të pasurive të tyre. 

Në këtë kuadër, MD me këtë propozim-amendament më shumë do t'i kontribuojë amnistimit të zyrtarëve që mund të jenë pasuruar në mënyrë të kundërligjshme se sa do të vendosë rregull efektiv në këtë fushë. 

Kodifikimi i këtyre dy veprave penale në Kod Penal, është shumë i qartë dhe nuk lejon aspak hapësirë të keqinterpretimit. Vepra penale (mos-deklarimi apo refuzimi i deklarimit), konsiderohet se kryhet në momentin kur zyrtari nuk e deklaron, apo deklaron rrejshëm (fshehë) pasurinë në kohën e paraparë me ligj (1-31 mars), dhe nëse nuk deklarohen të dhëna që parashihen me dispozitat ligjore për t'u deklaruar, atëherë  konsiderohet se është kryer vepra penale e raportimit të rrejshëm të pasurisë.

Arsyet që janë përdorur nga ministri i drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, për ta justifikuar këtë vendim të qeverisë, nuk kanë bazë faktike. Kjo duke qenë se problemet që janë shfaqur me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, përkitazi me deklarimin jo të plotë të pasurisë mund të rregullohen dhe të mënjanohen nga Agjencia Kundër Korrupsion.  

 Vendimi për ta penalizuar ‘refuzimin për deklarim’, si dhe ‘deklarimin e rrejshëm’, tё pasurisë në përgjithësi, ёshtё njëri ndër përparimet mё esenciale në legjislacionin kundër korrupsion. Si rezultat direkt i penalizmit tё ‘refuzimit për ta deklaruar’ pasurinë, nga zyrtarët e lartё publik, numri i atyre qё dështojnë pёr tё përmbushur kёtё obligim ligjor ka rёnё dukshëm. Mё 2012, kur refuzimi pёr tё deklaruar pasurinë nga zyrtarët e lartë publik nuk ka qenë vepër penale, numri i atyre që nuk e kishin deklaruar pasurinë ishte 216, përderisa më 2013 dhe 2014, numri ka rënë substancialisht në 35, përkatësisht në 2  zyrtarë që refuzuan ta deklarojnë pasurinë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, vetëm gjatë vitit 2014, kanë qenë në punë rreth 181 lëndë që kanë të bëjnë me nenin 437 të Kodit Penal të Kosovës, mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë. Prej tyre, 28 janë shqyrtuar dhe 153 kanë mbetur për vitin 2015. Nga 28 lëndët që janë zgjidhur gjatë vitit 2014, që kanë të bëjnë me nenin 437 (mos raportim ose raportim i rremë   i pasurisë), 9 lëndë janë parashkruar (7 në Mitrovicë, 1 në Prishtinë dhe 1 në Podujevë).

Ministria e Drejtësisë, dhe qeveria duhet të shqetësohen për ketë fenomen, dhe duhet të përpiqen për hartimin e normave të reja që do të mundësonin verifikimin e saktësisë së të dhënave të deklaruara dhe kontrollin e origjinës së pasurisë, përfshirë këtu edhe zgjerimin e kompetencave të AKK-së për verifikimin dhe kontrollimin e pasurive, që zyrtarët e lartë i kanë jashtë vendit.

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!
Instituti Demokratik i Kosovës - KDI
Lëvizja Fol
www.cohu.org
www.levizjafol.org
www.kdi-kosova.org 

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...