Programet
Antikorrupsion / Reagime

Reagim i ÇOHU!-ut përkitazi me deklarimet e fundit të drejtorit të AKK-së rreth mos publikimi të regjistrave të pasurisë

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), nё deklarimet e fundit tё drejtorit tё saj, Hasan Preteni, po mëton tё justifikojë mos publikimin e regjistrave tё pasurisë sё zyrtarëve tё lartë publik, duke u thirrur nё dispozitat e ligjit nё fuqi, si dhe duke u arsyetuar me vëllimin e punëve tё institucionit. Agjencia, me mënyrën se si po i qaset kësaj çështjeje, po e merr rolin e institucionit interpretues tё ligjit, dhe jo atё tё zbatuesit, qё ligji ia atribuon. Nё kёtё kuadër, AKK-ja po bёnё ndërhyrje flagrante nё Ligjin pёr Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë sё Zyrtarëve tё Lartë Publik, Deklarimin Kontrollin dhe Prejardhjen e Dhuratave pёr gjithë Personat Zyrtarë.

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), nё deklarimet e fundit tё drejtorit tё saj, Hasan Preteni, po mëton tё justifikojë mos publikimin e regjistrave tё pasurisë sё zyrtarëve tё lartë publik, duke u thirrur nё dispozitat e ligjit nё fuqi, si dhe duke u arsyetuar me vëllimin e punëve tё institucionit. Agjencia, me mënyrën se si po i qaset kësaj çështjeje, po e merr rolin e institucionit interpretues tё ligjit, dhe jo atё tё zbatuesit, qё ligji ia atribuon. Nё kёtё kuadër, AKK-ja po bёnё ndërhyrje flagrante nё Ligjin pёr Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë sё Zyrtarëve tё Lartë Publik, Deklarimin Kontrollin dhe Prejardhjen e Dhuratave pёr gjithë Personat Zyrtarë.

Nё fakt, AKK-ja, përveç se ka bёrё shkelje tё ligjit nё fuqi, duke mos i publikuar regjistrat e pasurisë brenda afatit tё përcaktuar ligjor, ka bёrё edhe njё thyerje tё re tё ligjit, duke u pozicionuar si institucion interpretues i ligjit dhe jo duke u kufizuar nё mandatin e saj ekskluziv zbatues.

Njëri ndër justifikimet kryesore tё AKK-sё, pёr mos publikim tё pasurisë lidhet me mënyrën se si ky institucion po e interpreton nenin 13, pika 1, tё ligjit për deklarimin tё pasurisë. Ky nen thotë kështu:regjistrat e deklarimit të pasurisë duhet të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e kalimit të afatit për deklarim të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik.  AKK-ja, sipas deklarimeve tё drejtorit Hasan Preteni, po pretendon se ligji lejon publikimin e pasurisë pas 60 ditё pune, nga data e përfundimit tё afatit pёr deklarim tё rregullt vjetor tё pasurisë, qё sipas ligjit, ёshtё data 31 mars e ҫdo viti kalendarik.

Ligji, nё tërësinë e tij, e posaçërisht nё nenin 13, pika 1, nuk e specifikon askund se afati i publikimit tё regjistrave tё pasurisë hyn brenda afatit kohorë 60 ditё pune, por vetëm specifikon 60 ditё nga data e kalimit tё afatit pёr deklarim. Nё kёtё kuadër, AKK-ja ka bёrё interpretim tё njëanshëm tё ligjit duke u pozicionuar si institucion interpretues i ligjit, e jo duke u kufizuar vetëm nё zbatimin e tij. Mandati i AKK-sё, si institucion i pavarur dhe sipas ligjit qё e themelon kёtё institucion, ёshtё ekskluzivisht i kufizuar nё zbatimin e ligjit dhe jo nё interpretimin e tij, gjë qё bёnё qё ky institucion tё shkelë mandatin e tij ligjor.

Argumenti se AKK-ja, ka bёrё shkelje tё ligjit pёr sa i përket afatit tё publikimit tё regjistrave tё pasurisë, mund tё dëshmohet edhe nga praktikat e viteve tё mёhershme tё saj pёr sa i pёrket kohёs se kur janё publikuar regjistrat e pasurisё. Praktikat e deritashme kanë treguar se gjithmonë në ditёn e parё tё punёs sё muajit qershor ka filluar publikimi i pasurisë, sidomos i institucioneve qendrore si: kuvendi, qeveria, gjykata, prokuroritë etj. Në vitin 2013, fillimi i publikimit të shumicës së regjistrave të pasurisë është me datën 3 qershor, ku janё publikuar 1900 regjistra tё pasurisë, ku përfshihen: Presidenca; Kuvendi; Qeveria; Gjykatat dhe Prokuroritë.  Nё vitin 2012, me datё 21 maj, janё publikuar regjistrat e pasurisë për 1400 zyrtarë, kurse me 5 qershor janё publikuar edhe900 regjistra tjerё. Përderisa nё vitin 2010, mё 1 qershor, janё publikuar tё gjithë formularët e pasurisë sё zyrtarëve tё obliguar qё t’i deklarojnë.

Nё kёtё kontekst, praktika nga viti 2010 deri mё 2013, ka treguar se AKK-ja, përgjithësisht ka zbatuar normat e ligjit nё fuqi duke publikuar regjistrat e pasurisë sё zyrtarëve tё lartё publik brenda afatit tё paraparë ligjor, pra dita e parё e punës sё muajit qershor. Por, nё kёtё vit zgjedhor, AKK-ja ka shkelë praktikën e saj kur ka vendosur që të mos i publikojë regjistrat e pasurisë brenda afatit tё përcaktuar ligjor.

Njё praktikë e tillё e AKK-sё, cenon integritetin dhe pavarësinë e këtij institucioni duke lejuar qё përmbushja e mandatit tё saj ligjor tё diktohet nga politika ditore.

Organizata ÇOHU! do tё kërkojë, pas konstituimit tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës dhe pas  funksionalizimit tё Komisionit pёr Legjislacion, shqyrtimin e këtij vendimi dhe veprimi tё AKK-sё, përkitazi me ligjshmërinë e tij.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...