Programet
Antikorrupsion / Reagime

Reagim - Mos publikimi i regjistrave të pasurisë nga AKK-ja

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), megjithëse me ligj obligohet që t’i publikojë regjistrat e pasurisë sё zyrtarëve tё lartë publik ditën e parë tё punës tё muajit qershor, ka vendosur qё mos t’i bёjë publike kёto regjistra gjatë procesit zgjedhor pёr zgjedhjet nacionale tё vitit 2014. Me kёtë veprim, Agjencia ka bёrё shkelje flagrante tё Ligjit pёr deklarim tё pasurisë, duke qenё se ligji specifikon shumë qartë afatet e publikimit tё regjistrave tё pasurisë. Po ashtu, ky veprim i Agjencisё, cenon rëndë integritetin e institucionit dhe e vendos vendim-marrjen e tij brenda diktatit tё politikës ditore.

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), megjithëse me ligj obligohet që t’i publikojë regjistrat e pasurisë sё zyrtarëve tё lartë publik ditën e parë tё punës tё muajit qershor, ka vendosur qё mos t’i bёjë publike kёto regjistra gjatë procesit zgjedhor pёr zgjedhjet nacionale tё vitit 2014. Me kёtë veprim, Agjencia ka bёrё shkelje flagrante tё Ligjit pёr deklarim tё pasurisë, duke qenё se ligji specifikon shumë qartë afatet e publikimit tё regjistrave tё pasurisë. Po ashtu, ky veprim i Agjencisё, cenon rëndë integritetin e institucionit dhe e vendos vendim-marrjen e tij brenda diktatit tё politikës ditore.    

Në bazë të nenit 13 pika 1, të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë, regjistrat e deklarimit të pasurisë duhet të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë, brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e kalimit të afatit për deklarim të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik. Në bazë të nenit 8 të këtij ligji, afati i rregullt ligjor për deklarim të pasurisë është nga data 1 deri 31 mars të çdo viti kalendarik. Kjo nënkupton se regjistrat e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik duhet të publikohen 60 ditë pas datës 31 mars, që i bie dita e parë e qershorit që është ditë pune. Praktikat e deri tanishme kanë treguar se gjithmonë pasuria e zyrtarëve është bërë publike në ditën e parë tё punës të muajit qershor. 

Mirëpo këtë vit, AKK-ja ka vendosur qё mos t’i publikoj regjistrat e pasurisë sё zyrtarëve tё lartë publik dhe me këtë veprim, ka bërë shkelje ligjore (shkeljet të nenit 13 të ligjit për deklarim). Kjo është një shkelje e rëndë ligjore e  AKK-sё, për arsye se ligji nuk lejon hapësirë për interpretim sa i përket afatit për publikim të regjistrave tё pasurisë. Ligji parasheh afat konciz prej 60 ditësh pas mbylljes së afatit të rregullt për deklarim, për publikim tё regjistrave tё pasurisë tё zyrtareve tё lartë publik, e që i bie dita e parë e punës, data 2 qershor, pra dita e djeshme. 

Mospublikimi i pasurisë së zyrtarëve nga ana e AKK-së, nuk ka se si tё mos lidhet pikërisht me fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit. Nё kёtё kuadër, ky vendim i Agjencisё e fundos pavarësinë nё vendim-marrje, tё cilёn e ka tё garantuar me ligj, dhe e vendos kёtё institucion nёn diktatin e politikës. Kompetencat dhe puna e AKK-së, por edhe e institucioneve gjyqësore dhe e institucioneve të tjera tё pavarura, nuk duhet të lidhet me politikën dhe me proceset tjera tё politikës ditore. 

Organizata Çohu!, mendon se pikërisht publikimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë do ta ndihmonte procesin zgjedhor, sepse do t’iu jepte qytetarëve një pasqyrë të pasurisë së zyrtarëve të deritashëm, dhe një mundësi që mos të votohen zyrtarët që supozohen që janë pasuruar kundërligjshëm nga funksionet publike. Për këtë qëllim edhe është vendosur me ligj publikimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë, në mënyrë që qytetarët tё kenë njohuri se kush udhëheq me taksat e tyre dhe me pasuritë publike të vendit, duke u ofruar atyre edhe tё drejtën e ndëshkimit elektoral! 

Përfundimisht, vendimi pёr mospublikim tё pasurisë nga ana e AKK-së, është një amnisti ndaj politikanëve që mund të jenë pasuruar nëpërmjet funksioneve publike, dhe e cenon rëndë integritetin dhe pavarësinë e kёtij institucioni. 

Një shkelje tjetër ligjore e drejtorit të AKK-së ka qenë edhe në vitin 2011, kur mandati i drejtorit aktual kishte përfunduar dhe një drejtor i ri nuk ishte zgjedhur dhe kjo situatë e detyroi Komisionin Parlamentar për Legjislacion që të emërojë drejtorin e administratës së Agjencisë si ushtrues detyre deri në zgjedhjen e drejtorit të  ri. Në praktikë, ky vendim gjeneroi një kundërthënie në mes drejtorit të Agjencisë dhe Komisionit Parlamentar për Legjislacion, ku i pari nuk e pranonte vendimin e Komisionit për emërimin e drejtorit të administratës së Agjencinë si ushtrues detyre duke u thirrur në thyerjen e ligjeve në fuqi.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...