Programet
Antikorrupsion / Reagime

Kërkohet Ligji për konfiskim, e jo për aministim

Forumi i OJQ-ve e konsideron si të pa pranueshëm këtë projektligj, për arsye se as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e shoqërisë kosovare për rregullimin e fushës së konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme. Ky projektligj nuk i përmban elementet kryesore që duhet t'i ketë një ligj që merret me konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë jo-ligjore. Konsiderojmë se pa ndryshimin e emërtimit të projektligjit nga pasuri të fituara me vepër penale në pasuri të fituara në mënyrë të kundërligjshme të gjitha dispozitat tjera ligjore që i ka ky projekt ligj do të jenë të kota.

Forumi Këshillues i OJQ-ve për pakon Ligjore Antikorrupsion edhe njëherë shprehë pakënaqësinë për projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurive të fituara me anë të veprave penale të dërguar nga Qeveria në Kuvend.

Forumi i OJQ-ve e  konsideron si të pa pranueshëm këtë projektligj, për arsye se as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e shoqërisë kosovare për rregullimin e fushës së konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme. Ky projektligj nuk i përmban elementet kryesore që duhet t'i ketë një ligj që merret me konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë jo-ligjore. Konsiderojmë se pa ndryshimin e emërtimit të projektligjit nga pasuri të fituara me vepër penale në pasuri të fituara në mënyrë të kundërligjshme të gjitha dispozitat tjera ligjore që i ka ky projekt ligj do të jenë të kota. Për ne si Forum elementi i panegociueshëm dhe i padiskutueshëm është se ky projektligj duhet të emërtohet si ligji për konfiskimin  e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme. Kjo për arsye se do t'u krijoj organeve të ndjekjes dhe gjykimit dispozita në bazë të të cilave mund të konfiskojnë pasuri të fituara në mënyrë të kundërligjshme pa ekzistuar fare figura e ndonjë vepre penale të paraparë në Kod Penal.

Elemente tjera shtesë që konsiderojmë që duhet të përmbajë ky projektligj janë: barra e provës të bartet tek i dyshuari kur kemi të bëjmë me dyshime se   i dyshuari ka pasuri të fituara në mënyrë të kundërligjshme; pastaj lejimi i retroaktivitetit të ligjit  për të gjitha pasuritë e fituara në mënyrë të kundërligjshme pa marrë parasysh kohën e fitimit të pasurisë,; gjithashtu krijimi i strukturave të veçanta për konfiskim brenda institucioneve ekzistuese  do të ndihmonte në luftimin e fenomenit të pasurimit të paligjshëm.

Edhe një herë theksohet se nëse ky ligj kalon i tillë sikurse është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ai nuk ndihmon në luftimin e krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme. Mirëpo do të amnistojë të gjitha ata persona që pas lufte e tutje kanë krijuar pasuri milionëshe nga hiq gjë. Pra ky projekt-ligj më tepër shihet si legalizim i pasurive të paligjshme të krijuara deri me tani nga persona të caktuar, sidomos të nivelit të lartë politik dhe të tjerët.

Forumi Këshillues i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që të mos e votoj këtë projektligj që të kaloj leximin e parë në Kuvend dhe të vazhdoj procedurën drejt miratimit, mirëpo ta rikthej në Qeveri dhe të jep rekomandime se si të ndërtohet ky projektligj në mënyrë që të kemi një ligj që do të ndihmojë rregullimin e fushës, se sa të krijojmë në ligj sa për të shtuar një numër ne legjislacionin penal dhe për të plotësuar  gjoja një standard evropian drejt liberalizmit të vizave dhe proceseve integruese evropiane.   

 Forumi për Pakon Ligjore Antikorrupsion

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...