Programet
Antikorrupsion / Analiza

Korniza Ligjore kundër Korrupsionit

Ligjet anti-korrupsion vazhdojnë të jenë të dobëta dhe me ndikim minor në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Kjo për shkak se vendim-marrësve vendor vazhdon të u mungoj vullnetin për të ndërtuar një kornizë ligjore dhe institucionale efektive dhe adekuate anti-korrupsion

Ligjet anti-korrupsion vazhdojnë të jenë të  dobëta dhe me ndikim minor në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Kjo për shkak se vendim-marrësve vendor vazhdon të u mungoj vullnetin për të ndërtuar një kornizë ligjore dhe institucionale efektive dhe adekuate anti-korrupsion. 

Institucionet e Kosovës, në përpjekje për përmirësim të kornizës ligjore kundër korrupsionit, kanë ndërmarrë iniciativën për amandamentimin e dy ligjeve kundër korrupsionit. Amandamentimi i dy ligjeve: a) Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve  Të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave Për të gjithë Personat  zyrtarë dhe; b) Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik) të kornizës bazë ligjore kundër korrupsionit, përbën fazën e katërt të aprovimit të ligjeve dhe ndërtimit të Institucioneve, qysh kur më  2004 pat filluar për herë të parë.

Përkundër faktit që këto dy ligje hyjnë në procedurë të amandamentimit vetëm një vit më vonë, pas miratimit më 2010, korniza ligjore kundër korrupsionit nuk ka shënuar ndonjë përmirësim të theksuar cilësorë. Tani për tani, kjo kornizë ligjore kundër korrupsionit vazhdon të jetë e mangët dhe me defekte serioze në përmbajtje. 

Analiza e publikuar sot argumenton se  ndryshimet që i janë bërë kornizës bazë ligjore kundër korrupsionit mbesin kozmetike dhe rrjedhimisht pa ndonjë avancim substancial. Kjo, për faktin që, Institucionet e Kosovës të përfshira në këtë proces, janë mjaftuar me ndryshime dhe përmirësime minore të ligjeve kundër korrupsionit, duke u thirrur në mungesë të kohës për shqyrtim më të thellë të tyre, dhe me domosdoshmërinë e aprovimit të këtyre ligjeve, pasi që ishin në paketën e ligjeve që duhej medoemos të miratoheshin. 

Si pasojë, përpjekjet kundër korrupsionit, deri më  tani kanë rezultuar të pa-efektshme në krijimin e një kornize efektive dhe adekuate që të parandalojë dhe luftojë efektin shkatërrues të korrupsionit në Kosovë. Kështu, shtrirja dhe efektet e korrupsionit  nuk kanë hasur në ndonjë pengesë të pakapërcyeshme apo ndonjë ndëshkim proporcional. 

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Shkurt '17

    Rrafshojmë male

    Mijëra hektarë pyje janë prerë në mënyrë ilegale. Prerja e tyre është bërë më së shumti nga kompanitë që kanë fituar kontrata për t’i...

  • Hulumtime

    16 Dhjetor '16

    Thesi i shkyem

    Investimet e qindra miliona eurove në fushën e bujqësisë në Kosovë nuk po e japin rezultatin e duhur. Këto investime nuk kanë ndikuar në uljen e...

  • Hulumtime

    10 Qershor '16

    Shtegtimi nëpër Dukagjin

    Peja shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës dhe është një nga qytetet më të bukura të trevave shqiptare. Qyteti ofron një sërë atraksionesh...

  • Hulumtime

    23 Maj '16

    Tu prashitë n’ujë

    Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë me grante për fermerët nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar. Disa prej atyre që janë ndihmuar nga ministria,...