Programet
Antikorrupsion / Analiza

Kontributi i ÇOHU! për Raportin e Progresit 2014

Për më shumë, analiza vëren edhe një numër të metash tjera të ligjin, siç është rasti me pamundësinë e Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK) për të pasur qasje në xhirollogaritë dhe transaksionet financiare në banka dhe institucione tjera financiare për shkak të konflikteve të ligjit me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Organizata për Demokraci Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!, ka prezantuar analizën e shkurtër për nevojat e Raportit të Progresit 2014. ÇOHU! ka analizuar tri aspektet të kuadrit ligjor anti-korrupsion dhe anti-krim. Në kuadër të analizës, është analizuar: a) Deklarimi i pasurisë; b) Konflikti i interesit; dhe, c) Konfiskimi i pasurive të fituara me vepër penale.

Analiza thekson se edhe përkundër një përparimi që është shënuar për sa i përket kornizës ligjore anti-korrupsion dhe anti-krim, prapëseprapë, të metat por edhe zbrazëtirat e shumta që janëprezente po i lënë këto ligje pa efekt cilësor në praktikë.  

Viti 2013 si dhe 2014, kanë shënuar një përparim të theksuar për sa i përket zvogëlimit të refuzimit për ta deklaruar pasurinë nga zyrtarët e lartë publik për shkak të penalizmit të veprës: refuzim për ta deklaruar pasurinë. Sidoqoftë, analiza thekson se kuadri ligjor në këtë aspekt kërkon ndryshime thelbësore për shkak të problemeve substanciale që i përmban. Në këtë kuadër, analiza thekson se duhet ndryshimi i ligjit për sa i përket vendosjes së mekanizmave të kontrollit të origjinës së pasurisë, por edhe të verifikimit të plotë të vërtetësisë së pasurisë së deklaruar.

Për më shumë, analiza vëren edhe një numër të metash tjera të ligjin, siç është rasti me pamundësinë e Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK) për të pasur qasje në xhirollogaritë dhe transaksionet financiare në banka dhe institucione tjera financiare për shkak të konflikteve të ligjit me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Kurse për sa i përket deklarimit të rrejshëm të pasurisë, ende nuk ka ndonjë të arritur në këtë drejtim edhe pse kjo kategori, nga viti 2013, cilësohet vepër penale.

Për më shumë, analiza thekson problemet e shumta me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, si dhe risjell në pah raste të zbatimit kontradiktor nga ana e AKK-së, në raste të ngjashme të konfliktit të interesit. Analiza thekson se edhe pse ligji e bënë të qartë synimin e tij që të parandaloj konfliktet e interesit në mes sferës publike dhe asaj private, nuk ofron asnjë sqarim përkitazi me parandalimin e konfliktit të interesit brenda sferës publike.

Po ashtu, analiza thekson se ligji nuk specifikon kategoritë e konfliktit të interesit përkitazi me funksionet që ushtrojnë zyrtarët e lartë publik. Në analizë theksohet se ka një përparim për sa i përket parandalimit të konflikti të interesit, duke qenë se kjo kategori juridike është penalizuar me KPRK-së nga viti 2013, por nuk ka mekanizma dhe proceduara të qarta rreth zbatimit të kësaj norme të re juridike. Në këtë rrafsh, do të mbetet të shihet se si AKK-ja do të zbatoj këtë normë të re juridike.      

Në kuadër të analizës, shqyrtohet edhe ligji për kompetencat e zgjeruara për konfliktin e pasurisë me vepër penale, dhe theksohet se edhe pse është bërë një përparim minimal me ligjin e ri, prapëseprapë, e drejta për të nisur konfiskimin e pasurisë lidhet me dënimin për vepër penale. Kjo lidhje direkte në mes dobisë pasurore të fituar dhe dënimit për një vepër penale nuk është treguar e efektshme në arritjen e rezultateve konkrete.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...