Programet
Antikorrupsion / Aktivitete

Konfiskimi i Pasurisë

 

Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, Çohu!, të martën me 19 qershor 2018 ka organizuar dhe mbajtur fokusgrupin diskutues lidhur me konfiskimin e pasurisë.

Në fokus të diskutimit kanë qenë Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, çështjet e fushës së konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë, problemet kryesore në legjislacionin ekzistues, propozimet e reja ligjore si dhe praktikat më të mira të vendeve të tjera lidhur me këtë.

Në diskutimin e fokus-grupit janë prezantuar si dhe janë diskutuar gjetjet e Organizatës Çohu! dhe çështjet e tjera ndër të cilat veçohen:

-        Problemet kryesore me bazën ligjore sa i përket sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë;

-        Mungesa e zbatimit të legjislacionit ekzistues dhe nevoja për bazën adekuate ligjore lidhur me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme;

-        Mungesa e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar përmes konfiskimit të pasurisë së paligjshme;

-        Baza e konfiskimit penal dhe civil;

-        Barra e provës me rastin e zhvillimit të procedurave lidhur me konfiskimin e pasurisë së paligjshme;

-        Retroaktiviteti;

-        Praktikat e avancuara të vendeve të tjera, si dhe gjetje të tjera.

Të pranishëm në diskutim kanë qenë përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Ministria e Drejtësisë, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Agjencia Kundër Korrupsion, Prokuroria e Shtetit si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucione të tjera përkatëse.

Në fund, tryeza u përmbyll ndër tjera me përfundimet në vazhdim:

-        Nevoja për një bazë civile dhe penale të konfiskimit të pasurisë;

-        Barra e provës me qenë proporcionale, prokuror dhe dënuar, për projektligjin aktual për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë;

-        Obligueshmëria e prokurorëve për të proceduar kërkesë për verifikimin e pasurisë së kundërligjshme në rastet kur ka prova;

-        Nevoja e fuqizimit të prokurorisë në procedimin e rasteve që kanë të bëjnë me verifikimin e pasurisë së kundërligjshme;

-        Nevoja e përputhjes së dispozitave të Projektkodit Penal me projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.

 Tryeza është mbështetur nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicrane për Bashkëpunim (SCO) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA), i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Nëntor '18

    Kompensimet e pamjaftueshme

    Këtë vit për herë të parë një palë e dëmtuar e ka fituar rastin në gjykatë dhe në emër të kompensimit ka marrë 38 mijë euro, që i bjen gati 10...

  • Hulumtime

    27 Gusht '18

    Metodat e mangëta të vlerësimit

    Studentët në UP përgjithësisht vlerësohen vetëm me provimin final. Kjo po ndodh përkundër rregullimit statutor të UP-së ku parashihet vlerësim...

  • Hulumtime

    14 Gusht '18

    Favorizimi qindra mijëra eurosh i bizneseve të papërgjegjshme

    Zyra e Prokurimit në Ferizaj, gjatë vitit 2016 do të duhej të siguronte dëshmi të garancioneve në vlerën e mbi 300 mijë euro nga kompanitë fituese, si...

  • Hulumtime

    13 Gusht '18

    Dështimi i asfaltimit të rrugëve në Obiliq

    Komuna e Obiliqit u mashtrua nga dy kompani gjatë ndërtimit të disa rrugëve. Drejtuesit e këtyre kompanive kanë paraqitur tek zyrtarët komunalë...