Programet
Qeverisja e Mirë / Reagime

Reagim: Vazhdon refuzimi i padrejtë i fermerëve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) vazhdon të refuzojë padrejtësisht fermerët që aplikojnë për grante pa ua shqyrtuar fare projektet. Vetëm këtë vit janë refuzuar 55.47 % e aplikacioneve të fermerëve. Ky refuzim bëhet me arsyetimin se fermerët që kanë aplikuar nuk i kanë të gjitha dokumentet e kompletuara, e që janë përcaktuara me Udhëzuesin për Aplikues. 

Por është pikërisht ky Udhëzues për Aplikues që e ndalon një refuzim të tillë. Në faqen 26 të këtij udhëzuesi shkruan se: “Në rast të mungesës së ndonjë dokumenti të detyrueshëm, zyrtari i AZHB-së (Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e cila funksionin në kuadër të MBPZHR-së) nuk e pranon aplikacionin. Aplikuesi ka afat deri në përfundim të thirrjes për aplikim që t'i kompletojë dokumentet”.

Në një hulumtim të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, e cila funksionon në kuadër të organizatës ÇOHU! është gjetur se fermerët refuzohen edhe në rastet kur u mungon një kopje e letërnjoftimit, apo kopja e xhirollogarisë. 

Pasojat më të mëdha po i vuajnë fermerët, të cilët paguajnë deri në 500 euro për të përgatitur një projekt dhe refuzohen për shkaqe të tilla. Pra ka fermer që refuzohet për disa vite radhazi dhe përveç se nuk përfiton asgjë, ai humb kohën dhe mjete financiare për çdo vit. 

Edhe më skandaloz është fakti se në momentin kur fermerët aplikojnë, atyre u lëshohet një dokument nga zyrtarët e AZHB-së se të gjitha dokumentet i kanë të kompletuara. Por kur shpallen përfituesit, ata refuzohen për mungesë të ndonjë dokumenti.

Pas publikimit të hulumtimit që ka bërë Preportr se në këtë mënyrë janë refuzuar fermerët, zyrtarë të MBPZHR-së dhe vet Ministri Memli Krasniqi kanë deklaruar se kjo ka ndodhur vetëm në vitin 2015 për shkak se shumica e fermerëve kanë aplikuar në ditën e fundit dhe se refuzime të tilla nuk do të ndodhin më. 

Refuzimet kanë vazhduar edhe në vitin 2016 dhe janë përsëritur edhe këtë vit. Këtë e tregojnë listat e publikuara nga AZHB ditë më parë.

Në bazë të listave zyrtare të publikuara nga AZHB, rezulton se: 

Në vitin 2015 kanë aplikuar 2119 fermerë, janë refuzuar 950 apo 44.83 %

Në vitin 2016 kanë aplikuar 1015 fermerë, janë refuzuar 370 apo 36.45%

Në vitin 2017 kanë aplikuar 914 fermerë, janë refuzuar 507 apo 55.47% 

Organizata ÇOHU! konsideron se një refuzim i tillë është i padrejtë, joligjor dhe dëmton shumë fermerët. Ky trend i refuzimit të fermerëve nxitë dyshime se kjo po ndodh për të eliminuar konkurrencën dhe grantet t’i përfitojnë ata që janë të favorizuar nga MBPZHR.

Organizata ÇOHU! i bën thirrje MBPZHR-së që të ndalojë një praktikë të tillë të refuzimit të fermerëve, ndërsa fton prokurorinë e shtetit që të hetojë këtë rast. 

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!
Prishtinë,
29 qershor 2017

  • Antikorrupsion

  • Aktivitete

    20 Qershor '24

    Call for Proposals for the SELDI Small Grants Programme

    The Macedonian Center for International Cooperation (MCIC), on behalf of the Southeast Europe Leadership for Development and Integrity (SELDI), is launching the regional Call for...

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...