-
AktiviteteCall for Proposals for the SELDI Small Grants Programme
-
20 Qershor '24
-
Autor: ÇOHU
-
-
HulumtimePandemi në Gjyqësi
-
20 Nëntor '20
-
Autor: Rina Koliqi dhe Genc Nimoni
-
-
HulumtimeKeqpërdorimi në prokurim publik
-
23 Prill '20
-
Autor: Rina Koliqi
-
Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, Çohu!, të martën me 19 qershor 2018 ka organizuar dhe mbajtur fokusgrupin diskutues lidhur me konfiskimin e pasurisë.
Në fokus të diskutimit kanë qenë Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, çështjet e fushës së konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë, problemet kryesore në legjislacionin ekzistues, propozimet e reja ligjore si dhe praktikat më të mira të vendeve të tjera lidhur me këtë.
Në diskutimin e fokus-grupit janë prezantuar si dhe janë diskutuar gjetjet e Organizatës Çohu! dhe çështjet e tjera ndër të cilat veçohen:
- Problemet kryesore me bazën ligjore sa i përket sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë;
- Mungesa e zbatimit të legjislacionit ekzistues dhe nevoja për bazën adekuate ligjore lidhur me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme;
- Mungesa e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar përmes konfiskimit të pasurisë së paligjshme;
- Baza e konfiskimit penal dhe civil;
- Barra e provës me rastin e zhvillimit të procedurave lidhur me konfiskimin e pasurisë së paligjshme;
- Retroaktiviteti;
- Praktikat e avancuara të vendeve të tjera, si dhe gjetje të tjera.
Të pranishëm në diskutim kanë qenë përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Ministria e Drejtësisë, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Agjencia Kundër Korrupsion, Prokuroria e Shtetit si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucione të tjera përkatëse.
Në fund, tryeza u përmbyll ndër tjera me përfundimet në vazhdim:
- Nevoja për një bazë civile dhe penale të konfiskimit të pasurisë;
- Barra e provës me qenë proporcionale, prokuror dhe dënuar, për projektligjin aktual për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë;
- Obligueshmëria e prokurorëve për të proceduar kërkesë për verifikimin e pasurisë së kundërligjshme në rastet kur ka prova;
- Nevoja e fuqizimit të prokurorisë në procedimin e rasteve që kanë të bëjnë me verifikimin e pasurisë së kundërligjshme;
- Nevoja e përputhjes së dispozitave të Projektkodit Penal me projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.
Tryeza është mbështetur nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicrane për Bashkëpunim (SCO) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA), i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).