Në kuadër të Koalicioni për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik - Pro Open - është publikuar raporti me titull: “Tenderomania e (pa)ndëshkuar”, i realizuar nga Organizata Çohu!  

Gjetjet kryesore në raport fillimisht janë përmbledhur në 3 pika kryesore:  

-        Prokurimi publik si instrument i financimit të partive politike;  

-        Prokurimi publik si kulturë e pandëshkueshmërisë; si dhe  

-        Prokurimi publik si bojkot ekonomik.  

Në veçanti, hulumtimi është fokusuar në ndjekjen e keqpërdorimeve eventuale në fushën e prokurimit publik, i cili kishte rezultuar me gjetje të natyrave të ndryshme duke pasqyruar kështu mungesën e efikasitetit të organeve të ndjekjes.  

Shqetësim kryesor mbeten defektet profesionale të prokurorëve dhe nevoja për avancim profesional të tyre. Mungesat e tilla profesionale pamundësojnë hetimin dhe zbulimin e rasteve në të cilat ka dyshime për keqpërdorime eventuale në fushën e prokurimit publik.  

Në raport janë identifikuar edhe gjetje të tjera si probleme të cilat pamundësojnë ndjekjen dhe ndëshkimin e keqpërdoruesve në fushën e prokurimit publik. Ndër gjetjet e theksuara vërehet:  

-        Numri i pamjaftueshëm i prokurorëve dhe mungesa e prokurorëve të profilizuar;  

-        Nevoja për trajnimet dhe ngritjet profesionale të prokurorëve dhe mungesa e ekspertëve;  

-        Bashkëpunimi i brishtë ndërinstitucional dhe mungesa e gatishmërisë së dëshmitarëve për të dëshmuar; dhe  

-        Mungesa e evidencave dhe i rasteve të kategorizuara që kanë të bëjnë me prokurimin publik.  

 

01-----Tenderomania-ne-Ndjekje---05-1_304738
Tenderomania e (pa)ndëshkuar