Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU! së bashku me Communication for Social Development-CSD, kanë publikuar raportin „Paratë dhe politika“  mbi shpenzimet e Komunës së Shtërpcës. 

 

Hulumtimi është realizuar nga organizata Future Without Fear në kuadër të projektit  “Sigurimi  i integritetit të qeverisjes lokale përmes rritjes së kapaciteteve për hulumtim dhe monitorim nga organizatat lokale” mbështetur nga CDF -  Advancing Kosovo Together-Local Solutions (AKT-LS),   përmes USAID.

 

Të gjeturat kryesore nga raporti janë:

 

  • Mos respektimi dhe shkelja e dispozitave ligjore të Prokurimit Publik;

  • Procedurat jo efikase të Komunës në prokurimin publik në përputhje me rregullat ekzistuese të prokurimit;

  • Favorët politike për ndërmarrjet në rastet e ndarjes së tënderëve;

  • Nënshkrimi i kontratave në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik;

  • Parregullsi në menaxhimin e kontratave të prokurimit;

  • Të hyrat kapitale (aktivitetet si: lloji i pasurisë, fondi i privatizimit, lloji i të hyrave) të pa evidentuara nga Komuna;

  • Tejkalimi i buxhetit të mjeteve vetanake, tejkalimi te programet e caktuara buxhetore siç është shëndetësia ku nuk kanë arritur të punësojnë staf të parashikuar me këtë buxhet;

  • Komuna e Shtërpcës nuk e ka zbardhur plotësisht dhe saktësisht informacionin për pasurinë;

  • Mungesa e zyrtarit për pasurinë i cili do të krijonte një regjistër të plotë të pasurisë dhe ta përditësonte vazhdimisht;

  • Nuk janë barazuar të hyrat vetanake ndërmjet deparamenteve dhe zyrtarëve të të hyrave; 

  • Nuk janë kryer pagesat e të hyrave të inkasuara në baza ditore në bankë;

  • Komuna nuk ka pasur Plan përfundimtar të prokurimit publik për vitin 2011 me c’rast, ka munguar gjithashtu Rregullorja për ndarjen e subvencioneve; 

  • Mungesa e kontrollit në shpenzimet e Komunës;

  • Mungesa e dokumentacionit komplet për ndarje të subvencioneve;

  • Mos zbatimi i rekomandimeve të Auditorit Gjeneral ndër vite;

  • Raportet vjetore financiare të pakompletuar;

  • Mungesa e dëshmieve se vetura vërtetë është shfrytëzuar për nevoja zyrtare, përkundër faktit se janë paguar sasi e madhe e karburantëve;