Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU! së bashku me Communication for Social Development-CSD, kanë publikuar raportin „Paratë dhe politika“  mbi shpenzimet e Komunës së Gjilanit.

Hulumtimi është realizuar nga organizata „Kosovo Center for International Cooperation“ në kuadër të projektit  “Sigurimi  i integritetit të qeverisjes lokale përmes rritjes së kapaciteteve për hulumtim dhe monitorim nga organizatat lokale” mbështetur nga CDF -  Advancing Kosovo Together-Local Solutions (AKT-LS),    përmes USAID.

Te gjeturat kryesore të raportit janë:

Mos-planifikim i duhur i shpenzimeve buxhetore;

Shkelje e dispozitave të prokurimit publik;

Anashkalim i dispozitave të prokurimit publik me rastin e njoftimeve publike;

Mos-zotim i mjeteve para inicimit të procedurave të prokurimit publik;

Vonesa në ekzekutimin e punëve sipas kontratës;

Dhënia e kontratës operatorit ekonomik të pa përgjegjshëm;