Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik (Ligji), edhe pse si qëllim ka qartësimin e kësaj fushe si dhe krijimin e konditave për identifikimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit, prapëseprapë nuk do të arrijë në praktikë ta bëjë një gjë të tillë. Kodifikimi juridik i konfliktit të interesit është njëra prej sferave më të ndërlikuara në luftën kundër korrupsionit. Kryesisht ky ndërlikim lidhet me faktin se a përbën konflikti i interesit një vepër penale në vetvete apo është vetëm njëra prej rrugëve për gjenerimin e veprave tjera penale mirëpo që në vetvete, konflikti i interesit nuk përbën vepër penale.  

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit të lartë publik ka nevojë për obligime përkatëse të raportimit, pasi aktualisht rastet e konfliktit të interesit vazhdojnë të jenë kryesisht të pa raportuara . Bazuar në hulumtimin e Çohu!, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit të lartë publik duhet ndryshuar dhe amandamentuar në mënyrë që ligji si i tillë, të jetë i harmonizuar me Kodin Penal , i cili e parasheh konfliktin e interesit vepër penale. 

Më qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga MSA-ja, institucionet e Kosovës premtojnë se do të krijojnë hapa konkret në kompletimin e kornizës ligjore në përputhje me standardet e BE-së. Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit  do të ndryshohet  duke adresuar obligimet përkatëse të raportimit të rasteve të konfliktit. Me ndryshimet e tilla gjithashtu do të plotësohet/ndryshohet Ligji për konflikt të interesit, duke parashikuar ekzekutimin e sanksioneve me bindëse dhe proporcionale.  

Të Gjeturat Kryesore

  • Kategorizimi i Konfliktit të Interesit - nevoja për kategorizim të konfliktit të interesit  sipas  funksioneve zyrtare, (p.sh. një kategorizim mund të jetë: konflikti i interesit që përfshin funksionet politike, dhe kategoria qe i përfshin funksionet e shërbimit civil);

  • Rregullimi dhe sanksionimi me Kodin Penal, (sqarimi i veprës penale konflikti i interesit);

  • Fshehja e Konfliktit të Interesit;

  • Afatet për shmangien e konfliktit të interesit;

  • Shkeljet ligjore të AKK-së me rastin e deklarimit të konfliktit të interesit (rastet);

  • Parashkrimi apo vjetërsimi (me projektligjin e ri);

  • Aspektet krahasuese.... etj.