Paralajmërimet për ndërrime në qeveri kanë bërë që të marrin frymë më shlirshëm të gjithë ata që kanë shpresuar për demokraci në Kosovë. 

Këto paralajmërime janë paraqitur si një zhbllokim I demokracisë.

Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, poashtu ka pasur shpresa se  më në fund partitë politike po ndahen nga mentaliteti autoritar I qeverisjes.

Për më tepër Organizata “Çohu”  i ka  parë këto ndryshime me shpresë se po fillon luftimi I korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes për të vazhduar tutje në nivele tjera.

Indikacionet e fundit janë se ndryshimet në qeveri do të jenë llustër si përgjigje ndaj presionit të madh public për dështimet dhe aferat korruptive të qeverisë.

Informacionet se garniture ministrore do të mbetet po ajo dhe vet deklarimi I mandatarit për Kryeministër z. Agim Çeku se do të filloj punën me këta ministra është një goditje e madhe për të gjithë ata që kanë shpresuar në funksionalizimin e demokracisë në Kosovë.

“Çohu”, I kupton rrethanat shumë delicate të këtij momenti në Kosovë, por dënimi I papërgjegjësisë së ministrave vetëm se do ta përforconte pozicionin e Kosovës në negociata . Vazhdimi I punës me ministra të cilët shumë herë kanë dëshmuar se nuk I japin llogari askujt kemi frikë se do të sjellë te një bllokadë në institucionet e Kosovës dhe se qeveria “Çeku” do të jetë në të vërtetë qeveria “Kosumi 2”.

“Çohu”, kërkon nga partitë parlamentare që gjatë këtij procesi ta marrë me seriozitet nevojën e ndryshimeve në funksion të vendosjes së përgjegjësisë dhe llogaridhënjes në nivele më të larta për dështimet e deritashme.

Në të kundërtën nëse këto ndryshime mbesin vetëm sipërfaqësore  “Çohu” paralajmëron se kjo qeveri që ka dhënë prova për mosfunksionim do ta thellojë krizën edhe më shumë.

Institucionet e Kosovës dhe krejt kasta poltike vazhdimisht ka përdorur “Momentin Historik”, si paravan I të gjitha veprimeve të veta.

E ndoshta ky është ai “Momenti Historik”, kur kjo kastë poltike me ndryshime të thella dhe me emërimin e arsyes së këtyre ndryshimeve mund të vëjë themelet e ndërtimit të demokracisë me bazë llogaridhënien para elektoratit.