Korrupsioni në Kosovë ka krijuar një klasë politike të shantazhuar
-Pjesmarrësit në konferencë kanë shprehur bindjen se politikanët e korruptuar tashmë e kanë dëmtuar statusin e Kosovës
-Involvimi i prokurorëve ndërkombëtar në rastet kur për korrupsion janë akuzuar politikanët dhe zhvillimi i këtyre hetimeve e heshtja e tyre krijon përshtypjen se këto raste janë duke u përdorur si shantazh për compromise në politikë
-Qytetarit të Kosovës duhet t’i rikthehet reagimi kundër shitjes së interesave të vendit
Kosova udhëhiqet nga një klasë e shantazhuar e cila e ka korruptuar termin pavarësi e Kosovës. Kjo udhëheqje tashmë e ka dëmtuar statusin e Kosovës dhe do ta dëmtojë më shumë të ardhmen e saj. Luftimi i korrupsionit është shpresa e vetme për një qëndrushmëri të shtetit të ardhshëm kosovar. Këto kanë qenë disa nga konstatimet e bëra në Konferencën e organizuar nga Organizata “Çohu” e cila u mbajt të martën në mbrëmje në Prishtinë.
Pjesmarrësit në këtë konferencë janë shprehur se Kosova është duke prirë në rajon përsa i përket korrupsionit, ndërsa hulumtimet e UNDP-së të prezantuara në këtë konferencë flasin për radhitje të Kosovës në krye të shteteve të korruptuara të Ballkanit.
Fadil Hysaj si refereues i parë i konferencës ka dalur me propozimimin që të krijohet një ambient ligjor që i mbron denoncuesit e korrupsionit edhe kur ata kanë qenë dhënës të mitos. Ai duke folur për krijimin e mekanizmave për luftimin e korrupsionit ka thënë se duhet të punohet edhe në informimin e qytetarit për atë çfarë janë lideret aktual. “Nuk mundet që një lider që bën keqpërdorim të shitet në lagjen e vetë si autoritet”.
Z. Hysaj ka folur edhe për rëndësinë e riaktivizimit të reagimit qytetarë për abuzime në emër të tij. “Në vitet e nëntëdhjeta qe ndërtuar një reagim qytetar kundër regjimit serb në Kosovë, por kjo ka ndodhur me inisiativat e intelektualëve, të cilët sot nuk janë shumë aktiv në aktivizimin e qytetarit në luftën kundër korrupsion dhe kështu rrezikojnë direct në krijimin e një shteti të dështuar”.
Për pasojat e një shteti të dështuar ndërkaq ka folur Edita Tahiri e ADK-së, e cila ka thënë se sot Kosovës i prinë një klasë e cila nuk është e lirë në marrjen e vendimeve për shkak të shantazheve që u janë bërë në procesin e korrupsionit. Tahiri ka shprehur një cudi si është e mundur që ty liderët e një vendi, Çeku dhe Sejdiu, të ftohen njëkohësisht në një vizitë jasht shtetit. Ajo ka shprehur dyshimin se ata i kanë marrë në ShBA me qëllim që t’iu bëjnë presion për kompromis.
Kryetari i PReK-ut Bujar Bukoshi ka thënë se nuk ka ndonjë shpresë se nga politikanët që mbajnë pushtetin do bëhet ndonjë luftë kundër korrupsionit sepse ata këtë e kuptojnë sikur t’a mihësh gropën për vete. Ai ka që prodhon korrupsioni në Kosovë është problem më i tmerrshëm sesa vetë korrupsioni. Bukoshi ka parafrazuar një proverbën që shpesh dëgjohet në Kosovë: shkoi Serbia, erdh mafia!
Kryetari i Këshillit të agjensionit anti-korrpsion Besim Kelmendi ka ripërsëritur faktin që Agjensioni ka ngelur pa kushtet elementare për punë. Përndryshe Agjensioni anti-korrupsion ka qenë i supozuar të fillojë punë para gati dy vitesh dhe për shkak të zhagitjeve nga ana e institucoioneve ai akoma nuk është funksional.
Përfaqësuesi i PDK-së, Bajram Rexhepi, ka folur për faktin që secila iniciativë e opozitës kundër korrupsionit kualifikohet ose si një dëmtim i procesit të pavarësisë ose si një tentim për ta marrë pushtetin.
Të pranishmit në këtë konferencë kanë folur shumë për mungesën e vendosmërisë së opozitës për ta luajtur rolin e saj si opozitë. Është parë si një hap i gabueshëm fakti që opozita me të gjitha mundësitë ka luftuar që të jetë pjesë e grupit negociator, status i cili sipas pjesëmarrësve e bashkon opozitën në sistemin e shantazhit në politikë.
Në këtë konferencë panelistët në pjesën e debatit kanë folur shumë për të ashtuquajturen korrupsion politik duke hedhur dyshime se korrupsioni nga liderët e lartë që mbajnë këtë koalicion është futur në një shantazh politik. Si argument për këtë është përmendur fakti se nëpër prokuroritë kosovare rastet e korrupsionit në të cilat janë të futur politikanët në mënyrë arbitrare i marrin prokurorët ndërkombëtarë nga ata lokalë dhe për rrjedhen e këtyre proceseve nuk informohet askush. Kjo është parë si një tentim për të prodhuar dosje sekrete për politikanët në mënyrë që të përdorën ato kundër tyre në momentin kur në politikë kërkohet një lëshim pe. Pjesmarrësit kryesisht janë pajtuar me mendimin se një shantazhim i tillë aktualisht është duke ndodhur me politikanët në procesin negociator.
Z. Hysaj në referimin e tij ka thënë se në procese negociatore është shumë vendimtare ai elementi kompromitues dhe ka thënë se në Kosovë duket se një problem i tillë është duke ndodhur.