Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU! së bashku me Communication for Social Development-CSD, kanë publikuar raportin „Paratë dhe politika“ mbi shpenzimet e Komunës së Shtërpcës.
Hulumtimi është realizuar nga organizata Future Without Fear në kuadër të projektit “Sigurimi i integritetit të qeverisjes lokale përmes rritjes së kapaciteteve për hulumtim dhe monitorim nga organizatat lokale” mbështetur nga CDF - Advancing Kosovo Together-Local Solutions (AKT-LS), përmes USAID.
Të gjeturat kryesore nga raporti janë:
Mos respektimi dhe shkelja e dispozitave ligjore të Prokurimit Publik;
Procedurat jo efikase të Komunës në prokurimin publik në përputhje me rregullat ekzistuese të prokurimit;
Favorët politike për ndërmarrjet në rastet e ndarjes së tënderëve;
Nënshkrimi i kontratave në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik;
Parregullsi në menaxhimin e kontratave të prokurimit;
Të hyrat kapitale (aktivitetet si: lloji i pasurisë, fondi i privatizimit, lloji i të hyrave) të pa evidentuara nga Komuna;
Tejkalimi i buxhetit të mjeteve vetanake, tejkalimi te programet e caktuara buxhetore siç është shëndetësia ku nuk kanë arritur të punësojnë staf të parashikuar me këtë buxhet;
Komuna e Shtërpcës nuk e ka zbardhur plotësisht dhe saktësisht informacionin për pasurinë;
Mungesa e zyrtarit për pasurinë i cili do të krijonte një regjistër të plotë të pasurisë dhe ta përditësonte vazhdimisht;
Nuk janë barazuar të hyrat vetanake ndërmjet deparamenteve dhe zyrtarëve të të hyrave;
Nuk janë kryer pagesat e të hyrave të inkasuara në baza ditore në bankë;
Komuna nuk ka pasur Plan përfundimtar të prokurimit publik për vitin 2011 me c’rast, ka munguar gjithashtu Rregullorja për ndarjen e subvencioneve;
Mungesa e kontrollit në shpenzimet e Komunës;
Mungesa e dokumentacionit komplet për ndarje të subvencioneve;
Mos zbatimi i rekomandimeve të Auditorit Gjeneral ndër vite;
Raportet vjetore financiare të pakompletuar;
Mungesa e dëshmieve se vetura vërtetë është shfrytëzuar për nevoja zyrtare, përkundër faktit se janë paguar sasi e madhe e karburantëve;