Ky fotoalbum dokumenton rrjedhën e lumit Drini i Bardhë nga burimi në Radaci të Pejës e deri te Liqeni i Fierzës në Kukës, duke përcjellë pikat kryesore të ndotjes përgjatë gjithë shtrirjes së tij. Përmes fotografive evidentohen mbeturinat e grumbulluara në brigje dhe në shtrat, derdhjet e kanalizimeve pa trajtim, si dhe degradimi i vazhdueshëm nga eksploatuesit ilegalë të zhavorrit.