Mbrojtja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të të akuzuarve tjerë në Tribunalin e Hagës mund të ishte bërë në mënyrë institucionale, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pa marrë para syshë arsyet pse nuk ka mbrojtje institucionale të të akuzuarve kosovarë në Hagë, praktika e deritashme, organizimi I fondeve për mbrojtje në mënyrë vetanake nga struktura e autorizuara nga vetë të të akuzuarit, nuk nënkupton se këto fonde mund të ngelin krejtësisht jasht kontrollit të shtetit. Kjo sidomos nuk mund të ndodhë në rastin e zotit Haradinaj, I cili praktikisht është udhëheqës I partisë që mban postin e kryeministrit. Pretendimi se mbledhja e fondeve për personat që kanë pranuar përgjegjësi të rëndësishme në politikë mund të jetë problem privat tyre nuk mund të ndodhë në një vend demokratik. 

Rruga e vendosjes së transparencës është e ditur. Fondi Haradinaj duhet t’I nënshtrohet një auditimi të pavarur në një proces I cili do të jetë I hapur për opinionin kosovar. Përgjigja që përfaqësuesi I Fondit ka dhënë në një deklaratë për shtyp asesi nuk mund të përmbushë kërkesat ligjore për transparencë. 

Në letrën që Organizata “Çohu” e ka dërguar në adresë të PSSP-së dhe të Kuvendit të Kosovës, është kërkuar nga këto dy organe që ndajnë pushtetin në Kosovë që të imponojnë transparencë në rastin e Fondit Haradinaj duke qenë se pozicioni I zotit Haradinaj si një udhëheqës I njërit subject të koalicionit që qeverisë Kosovën është afër mendësh se mund të ketë ndikim për mbushjen e këtij fondi nga paratë publike. 

Në të kaluarën janë mbledhur edhe fonde tjera me qëllim mbrojtjen e të të akuzuarëve në Hagë dhe është e natyrshme se edhe ato do duhej t’I nënshtroheshin transparencës. Megjithatë, Organizata “Çohu” është fokusuar në letrën e vetë në Fondin Haradinaj duke marrë para syshë rëndësinë që ka subjekti që ai I prinë në qeverisjen e vendit dhe duke marrë para syshë se ky fond vazhdon të jetë aktiv dhe shumë I pranishëm me marketing. Poashtu është kërkuar që të bëhet një auditim I thirrjeve telefonike që kanë dalur nga institucionet kosovare të finansuara nga Buxheti I Kosovës dhe ndërmarrjeve e kompanive publilke që gjenerojnë të ardhura nën këtë status. 

Ne vazhdojmë të mbesim me shpresë se Kuvendi I Kosovës dhe PSSP do të aktivizohen në sqarimin e problematikës që e shtruam në letrën që e dërguam në adresë të tyre një muaj më parë.