I nderuari z. Petersen,
Duke e parë delirin me të cilin po Ju përcjellin politikanët tanë
Edhe ne do Ju përcjellim me banane në dorë. Kur para dy vitesh arritët në Kosovë ne ishim të varfër. Ndërsa sot, kur ju ikni, ne jemi edhe më të varfër porse me Banane në dorë, të lumtur që na ke lënë mbrapa të gjitha karakteristikat për një Banana Republikë.
Populli i Kosovës ju falenderon për të gjitha të mirat që ia bëtë, e sidomos për dashurinë Tuaj ndaj Liderëve tanë! S’e harrojmë kurrë që i le të rriten dhe pasurohen, sepse kanë sakrifikuar shumë për Kosovën! Pa ty ata kurrë s’do të ndërtonin shtëpi të mira dhe të kishin nga disa makina, kushte këto të domosdoshme për të luftuar për pavarësinë e Kosovës.
Ju falenderojmë shumë për përkrahjen që i bëtë korrupsionit. Ju nga Kosova po përcilleni si hero nga “Liderët” tanë, por edhe një banane do t’ju bënte tamam ashtu si jeni “Hero me banane në dorë”.
Me nderime nga:
Koalicioni Anti-Korrupsion
Protestë PETERSEN
Populli i Kosovës ju falenderon për të gjitha të mirat që ia bëtë, e sidomos për dashurinë Tuaj ndaj Liderëve tanë! S’e harrojmë kurrë që i le të rriten dhe pasurohen, sepse kanë sakrifikuar shumë për Kosovën! Pa ty ata kurrë s’do të ndërtonin shtëpi të mira dhe të kishin nga disa makina, kushte këto të domosdoshme për të luftuar për pavarësinë e Kosovës