-
HulumtimePërgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
-
13 Qershor '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeDegradimi i vazhdueshëm mjedisor
-
1 Prill '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeOnline Media Monitor
-
25 Janar '22
-
Autor: ÇOHU
-
Raport i monitorimit të kostos së fushatës së zgjedhjeve të 11 qershorit
Financimi i subjekteve politike, veçanërisht në kohë të fushatave zgjedhore paratë u nevojiten më së shumti partive politike është çështje e cila merr vëmendje të gjerë në pothuajse çdo shtet me demokraci plurale. Mbikëqyrja e donatorëve privat dhe sidomos kompanive dhe individëve të cilët japin para apo shërbime për partitë politike për të marr në këmbim favore të ndryshme pasi të zgjedhën këta zyrtarë, vazhdon të jetë prioritet në luftën kundër korrupsion.
Një nga ligjet i cili vështirë aprovohet dhe ende më vështirë zbatohet pothuajse në çdo shtet është ai i cili vë rregulla për partitë politike dhe financat e tyre. Kjo meqë janë vetë përfaqësuesit e këtyre partive politike të cilët zgjidhen si ligjvënës dhe të cilët nuk kanë interes të rregullojnë këtë problematikë.
Në Kosovë ashtu sikurse edhe në një numër të konsiderueshëm të shteteve në rajon, rregullat për financimin e partive politike vazhdojnë të mbetën vetëm tekst në legjislacion i cili shumë pak zbatohet. Në raportet paraprake Demokraci Plus (D+) dhe Çohu! kanë nxjerr publikime të cilat kanë përshkruar problematikën e financimit të partive politike në Kosovë duke ofruar edhe rekomandimet përkatëse. Në këto raporte analitike janë prezantuar problemet sistematike në kontrollin dhe auditimin e financave të partive politike.
Nëpërmjet këtij monitorimi D+ dhe Çohu! synojnë shpërfaqjen e raportimit të pandershëm dhe të mangët të subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe mungesën e mekanizmave kontrollues për shpenzimet e subjekteve politike. Raporti tenton të nxis debat në lidhje me një reformë më të thellë në fushën e financimit të subjekteve politike dhe të nxis institucionet e Kosovës që të adoptojnë legjislacion të ri në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare.
Probleme në këtë fushë kanë vende të ndryshme të botës, madje edhe ato me demokraci të konsoliduar si rasti i Zvicrës apo edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku debatet janë të vazhdueshme mbi kontrollin dhe raportimin e financimit.