-
HulumtimePërgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
-
13 Qershor '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeDegradimi i vazhdueshëm mjedisor
-
1 Prill '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeOnline Media Monitor
-
25 Janar '22
-
Autor: ÇOHU
-
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!, të enjten më 8 shkurt 2018 ka organizuar dhe ka zhvilluar diskutimin lidhur me konfliktin e interesit.
Në fokus të diskutimit ka qenë Projektligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik si dhe praktikat e vendeve të ndryshme lidhur me konfliktin e interesit.
Në diskutimin e fokus-grupit janë prezantuar si dhe janë diskutuar gjetjet e Organizatës Çohu! dhe çështjet e tjera ndër të cilat veçohen:
- Dështimi i miratimit të këtij Projektligji në faza të ndryshme;
- Përkufizimet e legjislacionit ekzistues dhe nevoja për harmonizim në fushën e konfliktit të interesit;
- Mungesa e kategorizimit të niveleve/pozitave të ndryshme të zyrtarëve publikë;
- Çështja e angazhimit të zyrtarëve publikë në disa funksione publike dhe ndalimi i pagesave;
- Mbrojtja e zyrtarëve që ofrojnë informatat e bazuara për konflikt të interesit;
- Nevoja e definimit të konfliktit të interesit si kundërvajtje apo vepër penale;
- Çështja e afatit të parashkrimit si dhe afatet e tjera kohore të cilat kanë të bëjnë me deklarimin dhe shmangien e konfliktit të interesit.
Të pranishëm në diskutim kanë qenë përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës - Komisioni për Legjislacion, Ministria e Drejtësisë, Agjencia Kundër Korrupsion, Prokuroria e Shtetit, përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera përkatëse.
Në fund, tryeza u përmbyll me përfundimet në vazhdim:
- Të krijohet një grup punues nga Komisioni për Legjislacion për Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik lidhur për adresimin e çështjeve kryesore të kësaj fushe;
- Të kategorizohen nivelet e zyrtarëve publikë të cilët ushtrojnë funksione publike;
- Të ndalohet ushtrimi i më shumë se një funksioni publik nga zyrtarët publikë dhe të ndalohen pagesat për angazhimet e veçanta nga pozita e njëjtë;
- Të standardizohen vendimet e institucioneve relevante për rastet e konfliktit të interesit;
- Të zhvillohet edukimi i zyrtarëve publikë lidhur me konfliktin e interesit dhe ofrimi i mendimeve/sqarimeve të vazhdueshme nga AKK/ja.
Tryeza është mbështetur nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicrane për Bashkëpunim (SCO) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA), i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).