-
ReagimeReagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika
-
23 Dhjetor '16
-
Autor: Organizata Çohu!
-
-
HulumtimePTK: Nga agimi deri në muzg
-
22 Qershor '15
-
Autor: Lorik Bajrami, Qëndrim Bunjaku, Bardha Nikoliqi, Arton Demhasaj
-
-
HulumtimeACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!
-
19 Prill '13
-
Autor: Lorik Bajrami, Qëndrim Bunjaku
-
Ky rishikim i shkurtër i zhvillimeve të viteve të fundit në tregun e telefonisë mobile ka për qëllim të tregojë ndikimin që është vendosur mbi politikën nga ana e bizneseve që veprojnë në tregun e telekomunikacionit dhe të shërbimeve të internetit dhe pasojat që kjo ka pasur për kompaninë publike në këtë fushë. Ndikimet nga sektori privat në kompaninë e vetme publike që ofron shërbime të telefonisë mobile dhe internet, PTK, janë shtrirë në forma të ndryshme. Ky ndikim është bërë duke filluar nga korruptimi i partive politike deri tek politizimi dhe futja e konfliktit të interesit në bordet e kompanive publike dhe të AKM-së.
Fakti që përbërja e njëjtë në ART, e cila e pat dështuar njëherë tenderin për operatorin e dytë të telefonisë mobile për shkak të korrupsionit, vazhdon të sjellë vendime të rëndësishme për këtë treg madje përkundër faktit se në asnjë moment nuk është kompletuar Bordi i ART-së dhe fakti se politika ndihet krejtësisht e pafuqishme për ta vendosur këtë agjension brenda ligjit, është indikator i qartë i korruptimit të palëve më të rëndësishme në politikë. Në anën tjetër ndikimi i konkurrentit të kompanisë publike në shërbime të telefonisë mobile dhe internet është institucionalizuar me emrimin e një aksionari të Ipkos në Bordin e AKM-së, bord i cili menaxhon kompaninë publike PTK Vala.
Tutje, transferi i thjesht i zyrtarëve të lartë të PTK-së tek Ipko përveç që ka cënuar sekretin komercial të kompanisë publike dhe erozion të burimeve njerëzore në të cilat PTK ka invesuar shumë, është kthyer me mbrapa me ndikime tek pjesa e mbetur e menaxhmentit të Valës. Rasti që ilustron më së miri këtë ndikim është shtyerja e implementimit dhe bërjes publike të lirimit të tarifave të Valas derisa Ipko organizoi një fushatë agresive marketingu për lirim tarifash duke marrë kështu ekskluzivitetin në këtë aspekt.