Programet
Antikorrupsion / Hulumtime

Shqyrtimi i Lëndëve të Korrupsionit nga Organet e Drejtësisë

Sistemi i drejtësisë në vazhdimësi ka qenë në fokus të kritikave dhe akuzave më të rënda për sa i përket rolit të tij në luftimin e korrupsionit. Në realitet, prokuroritë dhe gjykatat, përgjatë tranzicionit të pas luftës, kanë dështuar që të ofrojnë bazën e sistemit funksional të drejtësisë. Veçanërisht, sa i përket luftimit të korrupsionit, ky sistem ka dështuar plotësisht që të sigurojë integritetin e sundimit të ligjit.

Sistemi i drejtësisë në vazhdimësi ka qenë në fokus të kritikave dhe akuzave më të rënda për sa i përket rolit të tij në luftimin e korrupsionit. Në realitet, prokuroritë dhe gjykatat, përgjatë tranzicionit të pas luftës, kanë dështuar që të ofrojnë bazën e sistemit funksional të drejtësisë. Veçanërisht, sa i përket luftimit të korrupsionit, ky sistem ka dështuar plotësisht që të sigurojë integritetin e sundimit të ligjit.  

Raporti monitorues “Shqyrtimi i Lëndëve të Korrupsionit nga Organet e Drejtësisë”, paraqet trendin e shqyrtimit dhe strukturën e veprave të korrupsionit nga prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës përgjatë viteve 2008-2011. Nga analizimi i të dhënave të prokurorive publike dhe gjykatave mbi shqyrtimin e veprave penale kundër detyrës zyrtare (korrupsionit) nga organet e drejtësisë, përgjatë viteve 2008-2011, pasqyrohet se organet e drejtësisë nuk kanë pasur në prioritet luftën kundër korrupsionit. 

Të dhënat e analizuara në këtë raport monitorues tregojnë për një trend shumë të ulët të shqyrtimit të lëndëve kundër korrupsionit. Për më shumë, raporti tregon po ashtu edhe numër shumë të ulët të lëndëve që kanë përfunduar me aktakuzë (tek prokuroritë) dhe atyre që kanë përfunduar me dënim me burg (tek gjykatat). Raporti, përmes statistikave të ofruara ka dëshmuar që lufta kundër korrupsionit nuk përbën prioritet për sistemin e drejtësisë, të shpallur aq shumë përmes dokumenteve të ndryshme strategjike.  Përkundrazi, luftimi i korrupsionit mbetet ende në nivele rudimentare dhe me intensitet të ulët. 

Në tërë historinë e funksionimit të tij, sistemi i drejtësisë ka treguar që nuk posedon integritet të duhur por edhe imunitetin e domosdoshëm për të zbatuar ligjin. Prokuroritë publike por edhe gjykatat edhe brenda domenit të tyre kanë zyrtarë të përfshirë në vepra penale. Po ashtu, të dhëna të mëhershme tregojnë që numër shumë i madh i lëndëve penale është parashkruar deri më tani, në mesin e të cilave edhe lëndë të korrupsionit. 

Nuk ka dyshim që sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë i ballafaquar me vështirësi të tilla si mungesa e stafit të specializuar dhe e numrit të domosdoshëm të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Për më shumë, mungesa e buxhetit të duhur në mënyrë të vazhdueshme ka penguar funksionimin normal të sistemit të drejtësisë.

Megjithëkëtë, niveli i ulët i shqyrtimit të lëndëve të korrupsionit, por edhe i veprave të tjera penale si dhe dënimet shumë të buta për kryerësit e këtyre veprave, dëshmojmë qartazi se sistemi i drejtësisë ka dështuar në vendosjen e një standardit të fuqishëm të sundimit të ligjit në Kosovë.   

Ky raport monitorues nxjerrë në pah tri veçori mjaft shqetësuese mbi trendin e shqyrtimit dhe strukturën e veprave të korrupsionit nga organet e drejtësisë. 

E para, raporti tregon se prokuroritë si dhe gjykatat përgjatë viteve 2008-2011, kanë arritur që t’i shqyrtojnë rreth 46 % (prokuroritë), dhe më pak se 30 % (gjykatat) e të gjitha lëndëve kundër korrupsionit që kanë qenë në punë. 

E dyta, për sa i përket natyrës së dënimeve, raporti tregon që si tek prokuroritë, por edhe te gjykatat, vendimet që kanë përfunduar me aktakuzë, ose aktgjykime dënuese, janë po ashtu shumë të ulëta. 

E treta, nga ky raport vërehet se gjykatat shqyrtojnë si në përqindje po ashtu edhe në numër, nivel më të ulët të lëndëve të korrupsionit për dallim nga prokuroritë publike. Nga 46 % e totalit të lëndëve të shqyrtuara nga prokuroritë del se vetëm 11.7 % e tyre kanë përfunduar me aktakuzë, si dhe 33.8 % e tyre janë hedhur poshtë ose kanë përfunduara me urdhër ndëshkimor ose janë zgjidhur në mënyrë tjetër. Përderisa tek gjykatat vërejmë po ashtu trend të njëjtë të karakterit të gjykimeve ku nga 29.7 % e rasteve, që janë zgjidhur, 18.3 % e tyre kanë përfunduar me aktgjykime dënuese, ku prej tyre 8.6 % kanë përfunduara me gjobë.

2.1. Prokuroritë Publike: 

1. Nga viti 2008 deri më 2011, del që prokuroritë publike në Kosovë kanë pasur në punë 4024 raste që kanë të bëjnë me vepra penale kundër detyrës zyrtare, të klasifikuara si vepra të korrupsionit. Nga kjo shifër del se janë zgjidhur 1836 raste, përderisa kanë mbetur pa u zgjidhur 2188 raste kundër korrupsionit. 

2. Në përgjithësi, del se vetëm 46 % e lëndëve kundër detyrës zyrtare janë shqyrtuar nga prokuroritë në këto katër vite, ndërsa lëndët kundër ekonomisë janë shqyrtuar me 63 %. Përderisa, mesatarja e shqyrtimit të lëndëve penale në përgjithësi është 75.2 %. 

3. Po të shikojmë vendimet e  rasteve të shqyrtuara nga prokuroritë publike del se nga gjithsej  46 % (1836), e lëndëve të shqyrtuara, vetëm 11.7 % (473) e tyre kanë përfunduar me aktakuzë dhe  33.8 % e tyre janë hedhur poshtë ose kanë përfunduara me urdhër ndëshkimore ose janë zgjidhur në mënyrë tjetër.

2.2. Gjykatat Komunale dhe të Qarkut:

1. Në gjykatat komunale dhe të qarkut gjatë viteve 2008-2011, në punë kanë qenë 1548 raste të dyshuara për korrupsion, nga të cilat 460 (29.7 %), raste janë zgjidhur, ndërsa kanë mbetur pa u zgjidhur edhe 1088 raste të dyshuara për korrupsion (vepër penale kundër detyrës zyrtare). Nga gjithsej 460 raste sa janë zgjidhur nga gjykata në periudhën raportuese, 33 raste ju përkasin  gjyqtarëve të EULEX-it.

2. Nga 29.7 % e lëndëve të gjykuara nga gjykata komunale dhe të qarkut për vitet 2008-11, vetëm 18.3 % e tyre kanë përfunduar me aktgjykime dënuese, ku prej tyre 8.6 % kanë përfunduara me gjobë. Ndërsa 11.3 % e lëndëve të gjykuara kanë përfunduara me aktgjykim lirues. 

  • Antikorrupsion

  • Aktivitete

    20 Qershor '24

    Call for Proposals for the SELDI Small Grants Programme

    The Macedonian Center for International Cooperation (MCIC), on behalf of the Southeast Europe Leadership for Development and Integrity (SELDI), is launching the regional Call for...

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...