Programet
Antikorrupsion / Hulumtime

Konfiskimi i Pasurisë në Kosovë: Veprimi Kundrejt Performimit

Organizata Çohu!, ka prezantuar hulumtimin lidhur me konfiskimin e pasurisë se përfituar në mënyre të paligjshme në Kosove, si një ndër sfidat kryesore për të luftuar dhe parandaluar krimin e organizuar. Hulumtimi është titulluar "Veprimi Kundrejt Performimit"

Organizata Çohu!, ka prezantuar hulumtimin lidhur me konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyre të paligjshme në Kosovë, si një ndër sfidat kryesore për të luftuar dhe parandaluar krimin e organizuar. Hulumtimi është titulluar "Veprimi Kundrejt Performimit". 

Në konferencë të pranishëm kanë qenë përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës, Ministria e Drejtësisë/ Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. Pas hapjes së tryezës dhe fjalës hyrëse, z. Arton Demhasaj bëri prezantimin e studimit/analizës.

Sipas z. Demhasaj, hulumtimi është ndërtuar mbi bazën e interpretimit të të dhënave mbi konfiskimin  pasurisë, mbi praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare si dhe mbi analizën e përmbajtjes së legjislacionit aktual që e rregullon ketë fushë. Tutje z. Demhasaj, përmbledhi të gjeturat kryesore në mungesën e zbatimit të legjislacionit aktual (për 3 vjet me radhë, asnjë rast nuk është zbatuar bazuar në Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara), nevojën për bazë të re ligjore e cila do të merrej me ndjekjen e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, mungesën e bashkëpunimit ndër-institucional, problemet në definimin dhe përdorimin e termeve: ngrirja, sekuestrimi dhe konfiskimi në mënyrë të unifikuar në të gjitha aktet ligjore të cilat merren me këtë fushë dhe të gjeturat tjera nga hulumtimi. 

Pas prezantimit të të gjeturave dhe rekomandimeve nga studimi, panelistët në konferencë: Albulena Haxhiu – Komisioni për Legjislacion, Avdi Dinaj nga Gjykata Supreme e Kosovës si dhe Fadil Bunjaku nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar apo të Konfiskuar, u pajtuan më të gjeturat e studimit dhe me nevojën e një baze të re dhe të unifikuar ligjore e cila do të merrej ekskluzivisht me konfiskimin e pasurisë së paligjshme në Kosovë. 

Në anën tjetër, përfaqësues nga shoqëria civile si Betim Musliu dhe Ehat Miftaraj nga IKD si dhe Visar Sutaj nga KDI shprehën shqetësimet e tyre lidhur me kalimin e konfiskimit në procedurë civile duke u bazuar në kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika. Po ashtu këta përfaqësues të shoqërisë civile fokus të veçantë i kushtuan mungesës së vullnetit politik, më shumë mungesës së zbatimit të legjislacionit ekzistues sesa nevojës për një pako të re ligjore si dhe probleme të tjera me konfiskimin e pasurisë. 

Tutje hulumtimi gjen probleme të mëdha statistikore, dallime të mëdha në mes shumës së sekuestrimit krahasuar me atë të konfiskimit përfundimtar, raste nga prokuroritë dhe gjykatat lidhur me sekuestrimin dhe konfiskimin si dhe probleme të tjera.

Në fund, bazuar në të gjeturat e hulumtimit dhe diskutimet në tryezë, si përfundime të tryezës dolën mungesa e vullnetit për zbatimin e ligjeve ekzistuese, mungesa e efikasitetit të institucioneve relevante, në veçanti Prokurorisë së Shtetit, mungesa e koordinimit dhe bashkëpunimit në mes të institucioneve kryesore relevante për konfiskimin e pasurisë si dhe problemi me legjislacionin ekzistues i cili rregullon konfiskimin e pasurisë.

  • Antikorrupsion

  • Aktivitete

    20 Qershor '24

    Call for Proposals for the SELDI Small Grants Programme

    The Macedonian Center for International Cooperation (MCIC), on behalf of the Southeast Europe Leadership for Development and Integrity (SELDI), is launching the regional Call for...

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...