Programet
Antikorrupsion / Aktivitete

Ligji për Amnistimin e Pasurive të Paligjshme

Forumi Këshillues i OJQ-ve për Pakon Ligjore antikorrupsion ka mbajtur një konferencë për media para Kuvendit të Kosovës, ku janë paraqitur vërejtjet në lidhje me Projektligjin për Konfiskimin e pasurive të paligjshme dhe Strategjisë Antikorrupsion. sipas Forumit, pas një kohë të gjatë MD-ja, publikoi një draft fillestar të ligjit, si draft për diskutim, ku fillimisht ishte tejet i dobët në materien e tij, duke filluar që nga emërtimi e deri të dispozitat tjera ligjore.

Forumi Këshillues i OJQ-ve për Pakon Ligjore antikorrupsion ka mbajtur një konferencë për media para Kuvendit të Kosovës, ku janë paraqitur vërejtjet në lidhje me Projektligjin për Konfiskimin e pasurive të paligjshme dhe Strategjisë Antikorrupsion. sipas Forumit, pas një kohë të gjatë MD-ja, publikoi një draft fillestar të ligjit, si draft për diskutim, ku fillimisht ishte tejet  i dobët në materien e tij, duke filluar që nga emërtimi e deri të dispozitat tjera ligjore. 

Shoqëria Civile e mbledhur në një Forum prej nëntë organizatave joqeveritare krijoi disa rekomandime të cilat në qoftë se nuk përfshiheshin në projektligj, atëherë konsideronim se ky projektligj do të ishte tërësisht i kotë. Dispozitat kryesore që përmban ky projekt-ligj janë të rregulluara me legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë (Kodin Penal të Kosovës, Kodin e Procedurës Penale të Kosovës). Rekomandimet e Shoqërisë Civile nuk u morën parasysh nga Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj, Forumi filloi avokimin në Kuvendin e Kosovës, konkretisht në Komisionin për Legjislacion. Nga ky komision patëm marrë premtime se rekomandimet tona do të futen në këtë projektligj, mirëpo me krijimin e grupit punues një gjë e tillë nuk ndodhi. Arsyeja e mos marrjes parasysh të rekomandimeve tona ishte se nuk mund të ndryshohet emërtimi dhe fushëveprimi i këtij projektligji. Pas kësaj në një mbledhje urgjente të Komisionit për legjislacion të datës 08-02-2013, ky projektligj me vota te pozitës kaloi komisionin dhe u dërgua për votim në seancën plenare të datës 11-02-2013.

Rekomandimet e Forumit për pakon Anti-korrupsion janë:

1. Duhet ndryshuar emri i draft-ligjit, i cili në të njejtën kohë reflekton në fushëveprimin dhe qëllimin e këtij draft-ligji. Ne  rekomandonim që kualifikimi “pasuritë e fituara me kryerjen e veprës penale”, të ndryshohet me “pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme” (edhe për rastet kur nuk ka të bëjë me vepër penale). 

2. Pasuria e përfituar në mënyrë të paligjshme të vërtetohet nga i dyshuari, e jo sipas detyrës zyrtare. Me bartjen e barrës së provës tek të dyshuarit, do të rritej mundësia e luftimit më efikas të krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme. Një përvojë e tillë çfarë rekomandojmë ne, paraqitet edhe në shtetet e rajonit, si Shqipëria, Sllovenia e Bullgaria.

3. Ky draft-ligj do të duhej të zbatohej edhe për pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme të personave të dyshuar, të krijuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, pra të lejohej retroaktiviteti tij. 

4. Sugjerohet krijimi i mekanizmave të veçanta brenda institucioneve ekzistuese (polici, prokurori, gjykata) me qëllim të zbatimit më efikas të legjislacionit të kësaj fushe. 

Mos marrja parasysh e rekomandimeve tona nga MD-ja, edhe nga Kuvendi i Kosovës, konsiderojmë se është e qëllimshme, sepse Qeveria dhe Kuvendi nuk janë të interesuar që të nxjerrin një ligj i cili do të ishte efikas për luftimin e pasurive të kundërligjshme. Qëllimin e nxjerrjes së këtij ligji nga MD-ja ose Qeveria më tepër e shohim si një numër sa për të plotësuar disa kërkesa të ndërkombëtarëve, se sa interesim për të rregulluar fushën e luftimit të pasurimit të paligjshme.  

Ky projektligj, pa këto elemente esenciale siç janë: kundërligjshmëria, retroaktiviteti, dhe barra e provës, do të jetë një ligj i panevojshëm, dhe vetëm sa do të krijoj dualizëm ligjor ose kolizion ligjor në mesë të këtij ligji dhe Kodit Penal.

Konsiderojmë se nëse ky ligj kalon i tillë sikurse është sot, ai nuk ndihmon në luftimin e krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të fituar në mënyrë të kundërligjshme, mirëpo do të amnistojë të gjithë ata persona që pas lufte e tutje kanë krijuar pasuri milionëshe nga hiq gjë. Pra ky projekt-ligj më tepër shihet si legalizim i pasurive të paligjshme të krijuara deri me tani nga persona të caktuar, sidomos të nivelit të lartë politik, se sa e kundërta.

Ndërkohë, pas rikthimit në qeveri të strategjisë dhe planit të veprimit kundër korrupsionit nga Kuvendi i Kosovës për rishikim, këto dokumente strategjike janë kthyer nga qeveria në Agjencinë Kundër Korrupsionit për tu rishikuar.  Versioni aktual i strategjisë dhe planit kundër korrupsion i ofruar Kuvendit të Kosovës, nuk adreson problemet themelore të cilat e pengojnë luftimin korrupsionit. Për më shumë, i ngjan një dokumenti i cili do t’i kënaqte vetëm kërkesat formale sa për të pasur një strategji. Rishikimi i strategjisë dhe planit të veprimit kundër korrupsionit ashtu sikur edhe me rastin e hartimit të tyre i ka përcjellë një serë parregullsish:

- Rishikimi i strategjisë dhe planit të veprimit është bërë nga një grup i brendshëm i AKK-së, pa i ftuar edhe anëtaret e tjerë që kanë qenë pjesë e grupit punues për hartimin e saj, që janë: pikat kontaktuese për implementimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe pjesëtarë të shoqërisë civile; në planin e veprimit për zbatimin e strategjisë kundër korrupsionit 2013-2017 nuk ekziston fare kostoja buxhetore për implementimin dhe realizimin e objektivave të këtij gjoja dokumenti strategjik për luftimin e korrupsionit. Në shikim të parë këto dokumente më tepër duken si dokumente rekomanduese e jo si dokumente strategjike me fuqi ekzekutive; objektivat e planit të veprimit për zbatimin e strategjisë kundër korrupsionit 2013-2017, nuk janë fare të qarta dhe specifike. Në shumë raste nuk ka ndërlidhje logjike ndërmjet objektivit dhe treguesve të suksesit.

Kjo strategji është pothuajse e njëjta me atë që Kuvendi nuk e votoi në prill të vitit 2012, dhe tani e njëjta strategji po kërkohet të votohet dhe të fillohet me zbatimin e saj. 

Përfundimisht, i bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që në seancën e sotme të datës 11-02-2013, të mos i votojë Projektligjin për konfiskim dhe strategjinë kundër korrupsionit. Arsyeja lidhet me atë se janë dokumente shumë të dobëta në përmbajtje, sa që, më tepër legalizojnë korrupsionin dhe pasurimin e paligjshëm, se sa i luftojnë këto fenomene negative që kanë kapluar institucionet tona. Kërkojmë nga Kuvendi që edhe ligjin edhe strategjinë ta rikthejë tek sponzoruesi, me qëllim që këto dokumente të hartohen sipas nevojave të qytetarëve të Kosovës.

  • Antikorrupsion

  • Aktivitete

    20 Qershor '24

    Call for Proposals for the SELDI Small Grants Programme

    The Macedonian Center for International Cooperation (MCIC), on behalf of the Southeast Europe Leadership for Development and Integrity (SELDI), is launching the regional Call for...

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...