-
HulumtimePërgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
-
13 Qershor '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeDegradimi i vazhdueshëm mjedisor
-
1 Prill '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeOnline Media Monitor
-
25 Janar '22
-
Autor: ÇOHU
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me datën 25 janar ka vendosur që partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend t’ua jap fondin prej 4.2 milionë eurosh si fond mbështetës për funksionimin dhe demokratizimin e partive politike. Në anën tjetër janë po përfaqësuesit e këtyre partive politike (deputetë në Kuvendin e Kosovës), që po dështojnë për të tretin vit me radhë në përzgjedhjen e auditorëve për auditimin e financave të këtyre partive politike. Kuvendi i Republikës së Kosovës, konkretisht Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka dështuar të përzgjedhë auditorët për të audituar raportet vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatave zgjedhore. Pasqyrat financiare vjetore për vitet 2013, 2014 dhe 2015 si dhe deklarimet financiare për shpenzimet gjatë zgjedhjeve lokale (2013) dhe atyre nacionale (2014), nuk janë publike pikërisht për shkak të dështimit për t’i audituar financat e partive politike.
Mungesa e këtyre të dhënave pengon transparencën dhe llogaridhënien e subjekteve politike karshi qytetarëve dhe tregon për mungesë serioziteti nga ana e institucioneve publike për të siguruar qasje të plotë dhe të papenguar në pasqyrat financiare të subjekteve politike. Ndërsa ndarja e një fondi të ri për mbështetjen e partive parlamentare është një thellim edhe më i madh në pellgun e mos transparencës dhe mos- llogaridhënies e madje edhe të keqpërdorimit të parasë publike.
Organizata Çohu! konsideron se dispozitat ligjore janë shkelur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke qenë se pasqyrat financiare vjetore (2013,2014) si dhe raportet e shpenzimeve në fushatat zgjedhore, zgjedhjet lokale të 2013 dhe ato nacionale të vitit 2014, është dashur të jenë tashmë të audituara dhe është dashur që të fillohet me procedurat e caktimit të auditorëve për auditimin e financave për vitin 2015. Pas gjithë këtyre dështimeve tashmë kemi vendimin e KQZ-së për mbështetjen e partive politike të pa audituara prej tri vitesh. Institucionet tona (KQZ), po vazhdojnë të ndajnë miliona euro për partitë politike që akoma nuk dihet se si i kanë shpenzuar paratë që u janë dhënë tri vitet e fundit.
Çohu! konsideron se e gjithë kjo është një keqpërdorim i parasë publike dhe keqpërdorim i taksave të qytetarëve të varfër të këtij vendi, nga Kuvendi i Kosovës dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndahen miliona euro për parti politike, miliona që nuk auditohen fare dhe potencialisht edhe mund të jenë keqpërdorur.
Krahas dështimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të përzgjedhur auditorët, mungesa e publikimit të pasqyrave financiare nga ana e vetë subjekteve politike dëshmon qartë për papërgjegjshmërinë totale dhe mungesën e demokratizimit të brendshëm të subjekteve politike.
Një vend ku subjektet politike pengojnë qasjen në pasqyra financiare jo vetëm të tyre si subjekte politike por edhe të kandidatëve të tyre të cilët në mënyrë individuale marrin përkrahje financiare gjatë fushatave zgjedhore pengon edhe ushtrimin e kontrollit nga ana e publikut dhe lehtëson keqpërdorimin me funksionin publik dhe të mirat publike.
Gjendja e krijuar rreth mos-transparencës totale të financave të subjekteve politike tregon se duhet një debat i gjerë publik mbi mënyrën më efektive dhe më optimale të rregullimit të financimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për të penguar kështu edhe mirëmbajtjen e kulturës së korrupsionit dhe të mos-ndëshkueshmërisë.
Prishtinë, 05 shkurt 2016
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!