Programet
Qeverisja e Mirë / Reagime

Reagim i organizatave të shoqërisë civile në lidhje me dënimin 5-milionësh

Ne, organizatat jo qeveritare të poshtëshënuara, shprehim shqetësimin tonë në lidhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, me të cilin qeveria e Kosovës e rrjedhimisht qytetarët e vendit duhet t’i paguajnë pesë milionë euro shtypshkronjës shtetërore austriake “AG Staatsdruckerei”

Ne, organizatat jo qeveritare të poshtëshënuara, shprehim shqetësimin tonë në lidhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, me të cilin qeveria e Kosovës e rrjedhimisht qytetarët e vendit duhet t’i paguajnë pesë milionë euro shtypshkronjës shtetërore austriake “AG Staatsdruckerei”.

Vendosja e njerëzve jo-kompetentë për pozita të larta udhëheqëse dhe këshilldhënëse, vazhdon t’i shkatojë dëme vendit. Si rrjedhojë, kjo shumë kaq e madhe e të hollave që duhet të paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës nuk është e para dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë e fundit. Së paku edhe një institucion tjetër, Posta dhe Telekomi i Kosovës, është i paditur në një rast të tillë.

Për asnjë nga këto raste, institucionet tona nuk kanë dhënë llogari dhe nuk kanë qenë transparente për të treguar se si ka ardhur deri të këto padi/dënime dhe se kush janë përgjegjësit dhe cilat janë masat që institucionet tona kanë ndërmarrë për të dënuar personat përgjegjës. Asnjëherë deri më tani nuk kemi parë që dikush nga udhëheqësit e institucioneve apo vartësit e tyre të marrin përgjegjësinë për këto raste. 

Për më shumë, rreth rastit të vendimit të Arbitrazhit për pasaportat, Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar që do të merren masa administrative përkitazi me rastin, dhe si rrjedhojë duket që aty do të filloj dhe mbaroj dhënia e përgjegjësisë brenda këtij institucioni.

Në anën tjetër, Kosova paguan qindra mijëra e deri në miliona euro për mbrojtjen e vendit në arbitrazh e humbjet nga taksat e qytetarëve të Kosovës vetëm se rriten, por edhe kjo mbrojtje e shtrenjtë duket të mos mjaftojë për të shpëtuar paranë publike nga keqmenaxhimi.

Prandaj, të gjitha këto janë dëshmi se udhëheqësit e institucioneve publike nuk janë të interesuar që të menaxhojnë drejt paranë publike, përkundër asaj që vendi ynë ka një buxhet shumë të limituar krahas nevojave enorme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Organizatat e poshtëshënuara kërkojnë nga institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre që:

1. Personat e pëfshirë në këto raste të thirren para përgjegjësisë, përfshirë edhe atë penale;

2. Të tregojnë se cilat janë masat që janë ndërmarrë ndaj personave përgjegjës brenda institucioneve që i kanë shkaktuar vendit dëme të mëdha, edhe pse ata mund të mos jenë tani në pozitat ku më parë kanë marrë vendime apo dhënë këshilla në kohën e negociimit apo nënshkrimit të këtyre kontratave që kanë sjellë dëme;

3. Të bëjnë publike të gjitha rastet ku institucionet e Kosovës janë të paditura nga kompani ndërkombëtare në Gjykatën e Arbitrazhit;

4. Të bëjnë publike kompanitë apo personat e angazhuar për të bërë mbrojtjen e Kosovës, përvojën e tyre në këtë fushë si dhe shumën e parave të kontraktuar me ta.

Organizatat nënshkruese: 

1. Organizata Çohu
2. Demokraci për Zhvillim (D4D)
3. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
4. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
5. Lëvizja Fol
6. Demokraci Plus (D+)
7. Ec Ma Ndryshe
8. Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
9. Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS)
10. Qendra për Politika dhe Avokim (QPA)
11. Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)
12. OJQ QKBN/KCIC
13. Balkan Sunflowers Kosova
14. Green Art Center - Prishtina (GAC)
15. Community Building Mitrovica (CBM)
16. Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë
17. Shoqata e të Verbërve të Kosovës 
18. OJQ ZANA
19. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK)

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...